Sulejman Vokshi
Sylejman Vokshi (1815 – 1890) ishte komandant ushtarak shqiptar dhe udhëheqës i Lidhjes së Prizrenit. Anëtar i Komitetit Qendror të Lidhjes si kreu i komisionit të financave, Vokshi ishte gjithashtu një drejtues i rëndësishëm i degës ushtarake të organizatës shqiptare dhe oficer i stafit të saj ushtarak.
Sulejman Vokshi | |
---|---|
Lindur më | 20 Shkurt 1815 Voksh, Gjakovë, Perandoria Osmane, (sot Kosova) |
Vdekur më | 1890 Gjakovë, Perandoria Osmane, (sot Kosova) |
Në aleancë me | Lidhja e Prizrenit |
Grada | Komandant Ushtarak |
Betejat/luftrat | Kryengritja e Dervish Carës (1843–1844) |
Çmimet | Hero i Popullit Urdhëri Hero i Kosovës (pas vdekjes) |
Biografia
RedaktoSulejman Vokshi i lindur në Gjakovë,[1] në një familje spahinjsh, i quajtur Sulejman Lokaj i degës Vokshi të fisit të Thaçit. Në periudhën e Tanzimatit mori pjesë në lëvizjen e Dervish Carës, arsye për të cilën e internuan në Anadoll.
Më 1878 mori pjesë në mbledhjen e Prizrenit si delegat i Gjakovës, ku dhe firmosi Kararnamenë, por pa myhyr/vulë.[2] Po atë vit, më 6 shtator,[3] qe ndër organizatorët që mësyen kullën e Abdullah pashë Drenit për të shtënë në dorë mareshallin Mehmet Ali pashë Maxharrin që ishte mik tek ai, ndodhi që shënjoi të parin veprim ushtarak të Lidhjes.[4]
Në dhjetor të 1880 Lidhja u riorganizua dhe Vokshi mbajti krahun aktiv autonomist[5] dhe me konfliktimin e Lidhjes me perandorinë, Vokshi luftoi përkrah Haxhi Zekës[6][7] dhe njësitë e tij zunë Shkupin më 4 janar 1881, Prishtinën me 18 janar[8] dhe Mitrovicën.[6][7] Sanxhaqet e Shkupit dhe Prishtinës u futën nën autoritetin e Lidhjes,[8] prej të cilës Vokshi me Ali Ibër Nezajn mbetën dy të patundurit deri në fund.[5] U kap më 1885, fillimisht u dënua me vdekje por më pas Sulltan Abdyl Hamidi II e fali dhe u dënua me internim dhe punë të detyruar.[9] Pas një amnistie të radhës u lirua.
Nderime pas vdekjes
RedaktoMe rastin e 100 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, u shpall "Hero i Popullit".[1] Disa institucione të arsimit fillor dhe të mesëm mbajnë emrin e tij.
Shih edhe
RedaktoReferime
Redakto- Citimet
- ^ a b Kraja, Mehmet, red. (2018). "Fjalori Enciklopedik i Kosovës". (Encyclopedic Dictionary of Kosova). Vëll. 2. Prishtinë: Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës. fq. 1752–1753. ISBN 9789951615846. OCLC 1080379844.
- ^ "1878: The Resolutions of the League of Prizren". albanianhistory.net (në anglisht). Përkthyer nga Robert Elsie. Arkivuar nga origjinali më 20 shkurt 2011.
- ^ Vlora, Syrja bej (2013) [1921-1925]. Kujtime, nga fundi i sundimit osman në Luftën e Vlorës (tr. Osmanlı Sonrası Arnavutluk). Përkthyer nga Ali Asllani. Tiranë: Iceberg. fq. 37. ISBN 978-9928-4140-4-5.
- ^ Frashëri 2002, p. 169
- ^ a b Mile, Alma, red. (10 tetor 2012). "Arkivat e huaja: si e mbrojti Ali Ibër Neza Lidhjen e Prizrenit". panorama.com.al. Panorama.
- ^ a b Gawrych 2006, pp. 66, 125.
- ^ a b Skendi 1967, p. 97-98.
- ^ a b Ippen, Theodor (2004) [1916]. "Kontribute historís së mbrêndshme të Shqipnís në qv. XIX" nga Vëzhgime iliro-shqiptare (gj. "Beiträge zur inneren Geschichte Albaniens im XIX. Jahrhundert" auf Illyrisch-Albanische Forschungen)". Përkthyer nga Mustafa Kruja. Shkodër. fq. 185. ISBN 99927-56-34-9.
- ^ Gawrych 2006, pp. 80-81.
- Burimet
- Baku, Pasho, red. (2011). "Vokshi, Sulejman". Enciklopedia universale e ilustruar. Tiranë: Shtëpia Botuese Bacchus. fq. 982–983. OCLC 734077163.
- Kraja, Mehmet, red. (2018). "Fjalori Enciklopedik i Kosovës". (Encyclopedic Dictionary of Kosova). Vëll. 2. Prishtinë: Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës. fq. 1752–1753. ISBN 9789951615846. OCLC 1080379844.
- Frashëri, Kristo (2002). Kristaq Prifti (red.). Historia e Popullit Shqiptar. Vëll. 2. Toena. ISBN 9992716231.
- Lafe, Emil, red. (2009). Fjalor Enciklopedik Shqiptar [Encyclopedic Dictionary of Albania]. Vëll. 3. Tiranë: Akademia e Shkencave e Shqipërisë. fq. 2913–2914. ISBN 9789995610272. OCLC 426069353.
- Gawrych, George (2006). The Crescent and the Eagle: Ottoman rule, Islam and the Albanians, 1874–1913 (në anglisht). London: IB Tauris. ISBN 9781845112875.
- Skendi, Stavro (1967). The Albanian national awakening (në anglisht). Princeton: Princeton University Press. ISBN 9781400847761.