Saksonia Anhalt
Flamuri zyrtar | |
---|---|
Flamuri shtetëror | Emblema |
Statistika | |
Kryeqyteti: | Magdeburg |
Hapësira: | 20.454.000 km² |
Banorë: | 2.337.000 (nëntori 2010) |
Dendësija e popullsisë: | 116 Banorë në km² |
Website: | Sachsen Anhalt Arkivuar 19 korrik 2011 tek Wayback Machine |
ISO 3166-2: | DE-ST |
Politika | |
Kryeministri: | Reiner Haseloff (CDU) |
Partia në pushtet: | CDU dhe SPD (24.prill.2006) |
Harta | |
Sachsen-Anhalt sqt. Zaksen Anhalt është republikë në Republikën Federale e Gjermanisë. Kryeqyteti i saj është Magdeburg. Kufizohet me Niedersachsen, Brandenburg, Sachsen dhe Thüringen. Landi i Zaksen Anhaltit (Sachsen-Anhalt) ndodhet në qendër të Gjermanisë. Në formën e tij të sotme ai është shumë i ri, sepse si i tillë ekziston vetëm që prej 1947-ës.
Gjeografia
RedaktoHistoria
RedaktoPesë vjet pas krijimit në kuadër të reformave në RDGJ (DDR) ai u shpërbë në dy qarqe, ai i Hales (Halle) dhe ai i Magdeburgut. Me ribashkimin e Gjermanive më 1990, Zaksen - Anhalt u krijua sërish si një nga pesë landet e reja federative. Në periudhën e RDGJ (DDR) zona midis qyteteve Lojna (Leuna) Shkopau (Schkopau) dhe Biterfeld (Bitterfeld) u quajt si trekëndëshi kimik. 120000 njerëz punonin këtu. Me ndryshimin e sistemit shumë ndërmarrje u mbyllën për shkak të mungesës së rentabilitetit. Zaksen Anhalt është duke e marrë ngadalë veten nga kjo goditje. I njohur Zaksen Anhalti është veçanërisht si zonë ku ka pasur ndikim reformatori i madh i Martin Luther, i cili në vitin 1517 ngjiti 95 tezat e tij në portën kryesore të kishës Schlosskirche në Vitenberg (ëittenberg). Qyteti 1000 vjeçar Hale (Halle an der Saale) është me 235 000 banorë qyteti më i madh i landit. Megjithatë kryeqytet i landit dhe seli e qeverisë është Magdeburgu.
Demografia dhe territori
RedaktoEkonomia
RedaktoNë këtë land papunësia është me 16 %, sa dyfishi i papunësisë në rrang federate. Megjithatë edhe këtu kanë filluar ndryshimet strukturore. Sektorët si ai i industrisë kimike, i ndërtimit të makinave, dhe i prodhimit të lëndëve ushqimore, por edhe të sektorit të shërbimeve dhe teknologjive të reja si ajo e teknikës diellore janë duke u zhvilluar. Edhe sipërmarrësit e huaj janë duke investuar gjithnjë e më shumë.
Kultura
RedaktoPolitika
Redakto- Portali i Sachsen-Anhalt Arkivuar 19 korrik 2011 tek Wayback Machine
- Landtag i Sachsen-Anhalt
- Portali i Turizmit në Sachsen-Anhalt
- i vendbanimit ne Sachsen-Anhalt Arkivuar 22 janar 2020 tek Wayback Machine