Sadik Bejko është poet shqiptar dhe pedagog i letërsisë në Universitetin Eqrem Çabej. Një kohë punonte si redaktor i teksteve të këngëve në Radio Tirana.

Është autor i teksteve të 3 këngëve pjesëmarrëse në Festivalin e 11-të të Këngës në dhjetor 1972. Pas dënimit të festivalit u largua nga Tirana dhe u dënua me punë të rëndë në minierë, [1] ku gjashtë vite me radhë nxori qymyr dhe doli vetëm pas ndërhyrjve të vazhdueshme të

Jeta dhe vepra

Redakto
  • Ka lindur në Komar të Tepelenës, në vitin 1943.
  • Ka kryer Univeritetin e Tiranës dhe ka punuar si mësues letërsie, në rrethet Tepelenë, Berat, Gjirokastër, e më pas, si redaktor poezie në Radio-Televizionin Shqiptar në Tiranë, në vitet 1971-1974.
  • Në vitin 1974, pas goditjes së të ashtuquajturit “Grupi liberal në art e Kulturë”, (me në krye Todi Lubonjën e Fadil Paçramin), ai u kritikua, u hoq nga RTSh-ja dhe u dërgua “për riedukim nëpërmjet punës”, në miniera e qymyrgurit në Memaliaj, ku deri në vitin 1979, punoi si minator nëntokë.
  • Në vitin 1992, zgjidhet deputet në Kuvendin e Shqipërisë (i propozuar nga Partia Demokratike), për zonën e Tepelenës, ku qëndroi deri në fund të mandatit, në vitin 1996.
  • Në vitet 1987-1992, ka shërbyer si pedagog i Letërsisë së huaj dhe i Letërsisë Shqipe të Rilindjes në Universitetin “Eqerem Çabej” GjirokastërMbas vitit 1996 dha leksione si pedagog i ‘Letërsisë së sotme arbëreshe’ dhe i ‘Historisë së Qytetërimit’ në Universitetin Shtetëror të Tiranës.
  • Mban gradën shkencore “Doktor i shkencave letrare” dhe titullin “Mësues i Merituar”
  • Përveçse, titullar i lëndëve të ‘Letërsisë Shqipe’ dhe i ‘Historisë së qytetërimeve’ në univeritetet publike, ka dhënë leksione mbi ‘Letërsinë shqipe’ në universitete jo publike, deri në vitin 2012.
  • Po ashtu, ka dhënë lëndën e ‘Letërsinë shqipe të Pavarësisë’ (një semester viti 2006) në Katedrën e ‘Letërsisë shqipe’, pranë universitetit publik “Shën Cirili dhe Metodi”, në Shkup, Maqedoni e Veriut.
  • Si Doktor në Letërsi, ka ligjëruar në shumë konferenca shkencore, si në universitetet e Kalabrisë, Shkupit, Prishtinës dhe Tetovës.
  • Ka botuar studime dhe parathënie për shkrimtarë, si: De Rada, Ndre Mjeda, Lasgush Poradeci, Ismail Kadare, Niko Kacalidha, Mitrush Kuteli, Martin Camaj, Bashkim Shehu, Ali Podrimja, Vath Koreshi, Lefter Çipa, Dashnor Kaloçi, etj.
  • Që nga viti 1973, ka qenë anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë.
  • Poezitë e para, i ka botuar në gazetën ‘Drita’ (organ i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë), që nga viti 1965.
  • Mbi 15 vjet, ka qenë sekretar i përgjithshëm i PEN-it shqiptar (Albanian PEN Center).
  • Në konferencat e në Kongreset e PEN – INTERNACIONAL, ka recituar poezi, ka mbajtur ligjërata që janë botuar në organet përkatëse të PEN- qendrave, si në Austri, Japoni, Hungari, Slloveni, Serbi, Maqedoni e Veriut, Kosovë, etj.
  • Ka botuar në shtypin e përditshëm, me qindra poezi, ese, intervista, polemika, studime me vështrime politike, publicistikë të karakterit kulturor, etj.
  • Ka marrë pjesë në takime shkrimtarësh në disa qytete, si: Prishtinë, Strugë, Gjakovë, Pejë, Rozhajë e Ulqin (Mali i Zi), Korçë, Tiranë, Elbasan, Shkodër, Durrës, Tepelenë, Sarandë, Kukës, Lezhë etj., ku ka recituar poezi dhe është nderuar me diploma mirënjohje e çmime të ndryshme.

Botimet

Redakto

Poezi:

  • ‘Rrënjët’, 1972, ‘Rrënjët’ (ribotim), 2002, ‘Ku e ka folenë bilbili’, 1982, ‘Si vdes gruri’ 1994, ‘Letër Hamurabit’, 1997, ‘Somnambul’, 2002, ‘Lulekumbullat’, (poezi përkthyer nga Konfuci) 2002, ‘Psalm për atin’, 2003, ‘Perëndim me pak natë’, (poezi të zgjedhura ), 2004, ‘Fytyrë e panjohur’, 2005, ‘Poezi’ (shqip dhe maqedonisht), botim i Shoqatës së Shkrimtarëve të Maqedonisë, Shkup 2010, ‘Këngë të Solomonit’, 2017, ‘Kalorësit e shiut’, Shtëpia Botuese ‘Onufri’, 2021.
  • Në e Book, libra elektronikë, ka dy libra: ‘Perëndim me pak natë’ (poezi të zgjedhura) nga Shtëpia Botuese, ‘Toena’. ‘Përtej një apokalipsi’ (monografi për ‘Letërsinë e sotme arbëreshe’)


Drama dhe skenarë:

  • Në Teatrin e Gjirokastrës, janë vënë në skenë dramat: “Kërkoj shtëpinë time”, 1982, dhe “Paqe e përgjakur”, 1987.
  • Skenarë për filma dokumentarë, “Luani i Janinës”, me regjisor Kujtim Gjonaj dhe “Kur vriteshin poetët “, me regjisor Namik Ajazi


Prozë:

  • Libra me prozë, me publicistikë dhe me ese, si: ‘Sytë e gështenjave të egra’ (roman) 2011, ‘Qytetërime të mëdha’ (tekst universitar) 2006, ‘Vilsoni dhe Genci’, (monografi botim i veprës së poetëve të pushkatuar nga komunizmi, Vilson Blloshmi dhe Genc Leka) 2006, ‘Përtej një apokalipsi’, 1998 (monografi), ‘Disidentët e rremë’, ese (2007).
  • Poezitë e tij janë të përkthyera në anglisht, japonisht, greqisht, rumanisht, serbokroatisht, maqedonisht, suedisht
  • Poezia e tij përfaqësohet në disa antologji, si në Shqipëri, Japoni, Mali i Zi, Rumani, Suedi.

Vlerësime

Redakto
  • Si poet, ka marrë çmimin kombëtar ‘Penda e Argjendtë’, (në 1998) nga Ministria e Kulturës e Shqipërisë.
  • Ka marrë çmimin “Skeptri letrar”, nga Shoqata e Shkrimtarëve të Maqedonisë së Veriut.
  • Po nga kjo Shoqatë, me miratimin e Bashkisë, është nderuar me titullin ‘Poet nderi i qytetit të Shkupit’.
  • Në Tetovë, ka marrë çmimin “Qiriu i Naimit”. në Mitrovicë ka marrë çmimin “Kepi i shpresës së mire”.
  • Ka marrë dy herë çmimin për poezi nga ‘Mitingu i Poezisë’ në Gjakovë.
  • Ka fituar Çmimin e Panairit të Librit në Fier, për librin “Këngë të Solomonit”, në vitin 2017.
  • Ka në proces botimi, disa libra me ese e studime.

Referime

Redakto
  1. ^ Hamzai, Dhurata (2019). "1972, tragjedia që luhej në skenën e një festivali, Sadik Bejko: Liberalizimi u porosit nga vetë Hoxha". Shqiptarja.com. Marrë më 22 nëntor 2020.