Festivali i 11-të i Këngës në RTSH

This is the stable version, checked on 5 nëntor 2021. 3 pending changes await review.

Festivali i 11-të i Këngës në RTSH u zhvillua më 22 dhe 25 Dhjetor të vitit 1972 në Tiranë. Ky festival u dënua nga udhëheqësi i asokohëshëm i Shqipërisë si një festival që përhapte kulturën borgjeze (dicka e shpallur në kundërshtim me parimet shtetërore) perëndimore dhe shumë nga organizatorët dhe pjesëmarrësit u dënuan me burgime të gjata. Regjisor i festivalit ishte Mihal Luarasi.

Festivali i 11-të i Këngës në RTSH
Edicioni 11-të
Qyteti Tirana
Viti 1972
Datat 22, 23, 24 dhjetor
Prezantues Edi Luarasi dhe Bujar Kapexhiu
Artisti Fitues Tonin Tërshana
Kënga Fituese Kur vjen Pranvera
              1971 1973              

Prezantues ishin Edi Luarasi dhe Bujar Kapexhiu. Kënga fituese “Kur vjen pranvera” kënduar nga Tonin Tërshana. Këngëtarët që kënduan në Festivalin e 11 të Këngës në RTSH ishin:

Kompleksi i Elbasanit këndoi kengen "Rruga e Dibres"

Juria e kryeqytetit ishte ajo që përmbysi rezultatin e votimit, në përfundim të natës finale, duke i dhënë çmimin fitues këngës "Kur vjen pranvera". Në dimrin komunist të viteve '72 besohej për një "pranverë" në jetën e shoqërise shqiptare. Nuk është aspak e rastit përse fitoi kjo kënge: anëtarë të jurisë së kryeqytetit ishin studentet e vitit të fundit të inxhinierisë elektrike. Në këtë festival këngët u kënduan vetëm nga një kengëtar, nuk u përsëritën. Gjithashtu u dha vetëm një çmim i parë, nje i dytë dhe një i tretë.


Këngët pjesëmarrëse

Redakto

Parathënie

Redakto

Përmbledhjet, këngët pjesëmarrëse të secilës natë, fituesit, deri në festivalin e 30-të, këtu e kudo që t'i lexoni, janë hedhur nga Jozef Zamputti që i ka të regjistruara direkt nga festivalet[1]. Njëlloj janë rregjistruar nga Jozef Zamputti koncertet "Kur vjen pranvera".

Përmbledhje

Redakto

Festivali i 11-ë u zhvillua në tri netë 22-24.12.1972.

Ishte festivali i parë ku këngët nuk u përsëriten dhe këngëtaret interpretonin vetëm një këngë duke marrë shembull nga festivali i Sanremos që, pikërisht në shkurt të atij viti (24-26.2.1972), filloi të mos i përsëriste këngët me interpretues të tjerë (vetëm Festivali i 1-rë, i 2-të dhe i 6-të i Sanremos kanë pasur nga një interpretues për këngët si dhe të gjithë festivalet që vijnë pas këtij viti 1972).

Por, mbas kritikave ndaj Festivalit të 11-të, festivalet tona do të ktheheshin prapë në këngët me dy interpretë të ndryshëm deri në Festivalin e 24-t (1985) kur, përfundimisht, këngët nuk do të përsëriteshin më.

Meqë këngët nuk përsëriteshin, 20 këngët pjesëmarrëse u kënduan të gjitha natën e parë, që u nda në dy pjesë. Orkestra nën drejtimin e Gasper Çurçisë kishte më shumë tingëllim frymor e ritmik. Eshte ky festival ku merr pjese per here te pare nje kompleks modern: Kompleksi i Elbasanit me kengetar Sherif Merdanin, qe interpretoi kengen "Rruga e Dibres". Tematika e këngëve ishte për rininë, dashurinë, miqësite rinore, bile edhe për problemet botërore (kënga "Kur dëgjojme zëra nga bota" ). Meqë këngët nuk përsëriteshin, ato ishin më të gjata në ekzekutim, sidomos me intervalet orkestrale. Gjithashtu në spektakël, për herë të parë, kishte edhe të ftuar; ndër ta Abdulla Grimci, drejtuesi artistik i Festivalit të parë. Në këtë festival fillojne karrierën e tyre këngëtaret Lindita Sota (Theodhori) e Suzana Qatipi. Fillojnë karrierën e tyre kompozitorët Josif Minga, Aleksandër Peçi, Enver Shëngjergji. Mbas Pleniumit të 4-t jo vetëm që u ndaluan të gjitha këngët e këtij festivali, por edhe u dënuan me heqje lirie regjizori i festivalit Mihal Luarasi dhe këngëtari Sherif Merdani. U pushuan nga puna dy prezantuesit: aktorët Edi Luarasi (e shoqja e regjizorit) dhe Bujar Kapexhiu. Nuk u lejuan të këndojnë më Justina Aliaj, kantautori Françesk Radi, Dorian Nini etj. Është festivali i vetëm i atyre viteve ku votonin juritë e gjithë qyteteve kryesore. Midis këtyre festivaleve ky është festivali i vetëm ku u dhanë vetëm një çmim i parë, një i dytë dhe një i tretë (edhe kjo gjë nën shembullin e festivalit të Sanremos). Por që nga Festivali i 12-ë do të kthehet prapë në çmimet e përhershme: një çmim i parë, dy çmime të dyta, tre çmime të tretë (me përjashtime të vogla), deri në Festivalin e 29-ë siç vazhdon edhe sot: një i parë, një i dytë, një i tretë. Natën finale, gjatë votimit të fundit, merreshin në fillim votat e jurive të qyteteve të ndryshme dhe në vend të parë ishte "Udhët janë të bukura" ("Kafe Flora"), por juria e fundit e Tiranës e përmbysi rezultatin duke nxjerrë në vend të parë këngën "Kur vjen pranvera". Tonin Tershana qe interpretoi mjeshterisht kete kenge e ka fitoren e trete.

Nata e parë - 22.12.1972

Redakto
PJESA E PARË
Radha e

prezantimit

Titulli i këngës Muzika Teksti Interpretuesi
1 Sonte u takoj të gjithëve Josif Minga Shaban Murati Zija Saraçi
2 Në ekranin e televizorit Agron Xhunga Petraq Risto Justina Aliaj
3 Dhoma 23 Flamur Shehu Betim Muço Shkëlqim Pashollari
4 Shoqja më e mirë Çesk Zadeja Petraq Qafëzezi Dorian Nini
5 Një kujtim nga deti Vasil Çuni Sadik Bejko Lefter Agora
6 Cila stinë të pëlqen Gëzim Laro Ilirian Mezini Valentina Gjoni
7 Kur vjen pranvera Pjetër Gaci Fatos Arapi Tonin Tërshana
8 Përshëndetje Avni Mula Tonin Miloti Petrit Dobjani
9 Rruga e Dibrës Alfons Balliçi Agim Shehu Kompleksi i Elbasanit
10 Kush më njeh mua Agim Prodani Dritëro Agolli Ema Qazimi
PJESA E DYTË
Radha e

prezantimit

Titulli i këngës Muzika Teksti Interpretuesi
1 Kur dëgjojmë zëra nga bota Françesk Radi Sadik Bejko Françesk Radi
2 Vajza e qelqeve Tasim Hoshafi Hilmi Hoxha
3 Nuk them se s'të kujtoj Ferdinand Deda Lirim Deda Fatbardha Rakipi
4 Mozaik tingujsh, mozaik ngjyrash Aleksandër Peçi Natasha Lako Liliana Kondakçi
5 Vajzat dhe kompozitori Aleksandër Lalo Roland Gjoza Suzana Qatipi
6 Mbrëmja e fundit Enver Shëngjergji Enver Shëngjergji Bashkim Alibali
7 Një degë e gjelbër Kujtim Laro Sadik Bejko Iliriana Çarçani
8 Natën vonë Tish Daija Llazar Siliqi Vaçe Zela
9 Duart e tua Kastriot Gjini Agim Shehu Sherif Merdani
10 Udhët janë të bukura Agim Krajka Agim Shehu Lindita Sota

.

Nata e dytë - 23.12.1972

Redakto

U përsëritën po këto 20 këngë.

Nata finale - 24.12.1972

Redakto

Dolën 10 këngë sipas radhës së mëposhtme:

  1. Sonte u takoj të gjithëve
  2. Shoqja më e mirë
  3. Mozaik tingujsh, mozaik ngjyrash
  4. Mbrëmja e fundit
  5. Kur vjen pranvera
  6. Natën vone
  7. Një degë e gjelbër
  8. Duart e tua
  9. Kush më njeh mua
  10. Udhët janë të bukura

.

Çmimet

Redakto

Çmimi i parë

Redakto
  • Kur vjen pranvera - muzika Pjetër Gaci, teksti Fatos Arapi

Çmimi i dytë

Redakto
  • Udhët janë të bukura - muzika Agim Krajka, teksti Agim Shehu

Çmimi i tretë

Redakto
  • Kush më njeh mua - muzika Agim Prodani, teksti Dritëro Agolli

.

  1. ^ Shënim i autorit i cili kontribuoi me artikujt për Festivalet e këngës ne RTSH, në Wikipedia-n shqip dhe këto të dhëna janë direkt nga Fletorja e tij e Shënimeve për këto Festivale