Jozef Zamputti (Shkodër, 6 nëntor 1946) është profesor matematike dhe regjistrues këngësh dhe koncertesh. Është i biri i medievistit Injac Zamputti.
Është diplomuar për Matematikë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës në Tiranë më 1968. Ai jeton ne Itali, në Romë.

Jozef Zamputti

Ka regjistruar sistematikisht informacionet per të tridhjetë Festivalet e para te Këngës në Radio-televizion. E filloi këtë aktivitet në adoleshencë, me Festivalin e 1-rë, dhe e vazhdoi deri në largim nga Shqiperia në fillim të viteve '90, me Festivalin e 30-të të këngës.

Shënimet janë mbajtur ndërkohë që kryhej transmetimi direkt ne radio apo televizion.Nëpërmjet tyre ai ka krijuar një arkiv të plotë vetjak, me informacionet për autorët e interpretuesit e krijimeve.Shenimet janë në dorëshkrim, të pabotuara.

Zamputti ka vite qe aktivizohet në platformën Youtube[1] të Google specifikisht në publikim të informacioneve mbi secilën këngë (festivali 1rë - 30të) hedhur si videoklip në këtë medium, duke kontribuar mjaft në njohuritë historike rreth festivaleve, muzikës së lehtë, kompozitorëve, etj.

Në sajë të veprimtarisë së tij, shënimet në Youtube mbi Festivalet 1-30 në RTSH përbëjnë burim informimi e referencë të besueshme. Zamputti njëlloj mbajti shënime për Koncertet e Pranverës "Kur vjen pranvera" nga edicioni i parë 1985 deri në vitin 1990.

Festivalet (1962-1991) dhe Koncertet e Pranverës (1985-1990) të shoqëruar me ndonjë koment janë hedhur nga ai vetë në Wikipedia..

Shënimet e Festivaleve

Redakto

Fletoret e shënimeve jane gjithsej 6 dhe çdo fletore ka gjysmën me festivalet e Sanremos e gjysmën me festivalet shqiptare, sepse i ka filluar me festivalet e Sanremos (1961), pa e ditur se do të fillonin edhe festivalet e RTSH (1962). Sa për festivalet e Sanremos nuk ka ç'të shtohet në Wikipedia sepse i kanë hedhur vetë italianët me një saktësi të admirueshme. Ndryshimi me festivalet e Sanremos në Wikipedia është se në festivalet tona (1-30) këngët janë në tabela sipas radhës së interpretimit, sepse janë mbajtur shënim drejtperdrejt kur transmetoheshin.

Referime

Redakto
  1. ^ "Youtube". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme

Redakto