Festivali ''Kur vjen pranvera'' në RTSH

This is the stable version, checked on 12 gusht 2023. 2 pending changes await review.

Festivali Kur vjen pranvera, njohur ndryshe edhe si Koncerti i pranverës, është një edicion muzikor bazuar në muzikën e lehtë shqiptare. Kundrejt Festivalit të KëngësRTSH, ajo ka ndikuar shumë në krijimtarin dhe prezantimin e shumë këngëve të muzikës së lehtë.

Karta e titullit nga sekuenca filluese e festivalit në vitin 1987


Në këtë festival spikat edhe mënyra e orkestrimit, të cilës i jep diçka të veçantë që ndryshon nga festivali që mbahet në fund të çdo viti. Ndërtimi i skenës, vendosja e instrumentistëve është diçka që të tërheq. Nuk përdoret shumë formulimi i muzikës me harqe, siç bëhet me atë të fetivalit në RTSH, por përdoren ato që përshtaten më tepër me atë të muzikës së lehtë.

Historiku

Redakto

Shënim: Përmbledhjet, këngët pjesëmarrëse të secilit edicion, fituesit nga edicioni 1985 deri 1990, këtu e kudo që t'i lexoni, janë hedhur nga Jozef Zamputti që i ka të regjistruara direkt nga transmetimi[1] së bashku me Festivalet e këngës në RTSH.

Kur vjen pranvera - 31.3.1985

Redakto


Koncertet e Pranverës filluan këtë vit (1985). Ishte gjithmonë vetëm një natë, votohej nga dëgjuesit e shikuesit dhe, mbas disa ditësh shpallej në radio-televizion kënga fituese. Nuk kishte çmime të dyta e të treta. Për çudi, koncerti u titullua "Kur vjen pranvera", kur të njëjtin titull kishte pasur kënga fituese e Festivalit të 11-të, aq të kritikuar, të dënuar e të ndaluar. Koncerti i këtij viti u mbajt më 31.3.1985, morën pjesë 22 këngë. Kënga fituese u shpall në lajmet e fundit të datës 10.4.1985, disa orë para se të shpallej vdekja e E. Hoxhes. Kam mungesa ose pasaktesira në disa emra, prandaj kush të ketë mundësi le t'i plotësojë ose t'i ndreqë. Prezantoi Rezana Celiku.

Kënga fituese 1985

Redakto

.


Këngët pjesëmarrëse 1985

Redakto
Rradha e

prezantimit

Titulli i këngës Muzika Teksti Interpretuesi
1 Dita e parë e lirisë Klement Marku Ruzhdi Qatipi Miga Hysi
2 I hap udhë lumturisë Rexhep Hasimi Bandilli Gëzim Çela
3 Nëna të përkund Kolec Gajtani Alfred çapaliku Afërdita Laçi
4 Ylli i marsit Tasim Hoshafi Adelina Mamaqi Jolanda Dhamo
5 Jeta që ndërtojmë Vangjo Nova Betim Muço Tonin Tërshana
6 Toka ime, tokë agimesh Tish Daija Bardhyl Londo Kozma Dushi
7 Udhët e bukura të fëmijërisë Mamaqi Nemërçka Lindita Theodhori
8 Hapi fletët o zambak Dorian Nini Popullor Irma Libohova
9 Erdhën dallandyshet Gazmend Mullahi Betim Muço Liliana Kondakçi
10 Në duart e nënës Gjergj Leka Zhuliana Jorganxhi Bashkim Alibali
11 Gol, bukur, gol Agim Prodani Teodor Laço Ema Qazimi
12 Partizani dhe fëmija Dino Rustemi Jolanda Dhamo
13 Përkrah në jetë Valentin Veizi Teta Miga Hysi
14 Dhurata David Tukiqi Thaçi Bashkim Alibali
15 Festa e luleve Avni Mula Zhuliana Jorganxhi Irma Libohova
16 Kënga e bukur e lirisë Buda Gjokë Beci Afërdita Laçi
17 Për emrin tënd mendojmë Ferdinand Deda Kudret Isai Lindita Theodhori
18 Këndoj për ju Spartak Tili Buçpapaj Tonin Tërshana
19 Jam maturant Alfons Balliçi Kudret Isai Kozma Dushi
20 Çobani Luan Zhegu Adelina Mamaqi Ema Qazimi
21 Një fjalë lumturie Maksim Shehu Zhuliana Jorganxhi Luan Zhegu
22 Pranvera e jetës sonë Vladimir Kotani Arben Duka Liliana Kondakçi


.

Kur vjen pranvera - 29.3.1986

Redakto


Ky koncert u mbajt më 29.3.1986 dhe u prezantua nga Matilda Makoçi. Moren pjesë 22 këngë.

Kënga fituese 1986

Redakto

.

Këngët pjesëmarrëse 1986

Redakto
Rradha e

prezantimit

Titulli i këngës Muzika Teksti Interpretuesi
1 Ditëlindja e madhe Naim Gjoshi Gjokë Beci Anila Guxho
2 Jeta s'është vetëm një ditë Ermir Dergjini Gjergj Uli Miga Hysi
3 Mes njerëzve zemërmirë Agim Velaj Irma Kurti Nertila Koka
4 Në çdo stinë Arben Shano Etleva Karkanaqe Kozma Dushi
5 Një zë nga bjeshkët Tish Daija Kongo Mefarete Laze
6 Ti nuse më vjen sot Gjergj Leka Agim Doçi Bashkim Alibali
7 Kur lulëzon bliri Avni Mula Osmani Parashqevi Simaku
8 Të desha ty Spartak Tili Ndoc Gjetja Afërdita Laçi
9 Kudo je ti Osman Mula Jorgo Papingji Luan Zhegu
10 Karafili i zemrave A. Avrazi Zhuliana Jorganxhi Tonin Tërshana
11 Pranvera vjen e gjen pranverë Edmond Xhani Jorgo Papingji Ema Qazimi
12 Flamujt e aksioneve Tasim Hoshafi Violeta Allmuça Parashqevi Simaku
13 Dritat e pallatit të ri Luan Sula Pojanaku Anila Guxho
14 Te çdo njeri ti sjell gëzim P.Pirro P.Deda Adriana Ceko
15 Marsi i parë Ruzhdi Keraj Rufi Miga Hysi
16 Një sirenë përmes Mirditës Arqile Pilkati Bardhi Pëllumb Elmazi
17 Eja Flamur Shehu Zhuliana Jorganxhi Mefarete Laze
18 Një lule pranvere Vladimir Kotani Arben Duka Nertila Koka
19 Ora e qytetit tim Gazmend Mullahi Xhevahir Spahiu Lindita Theodhori
20 Mirësevjen ditë e re David Tukiqi Gjokë Beci Afërdita Laçi
21 Një kitarë buzë detit Alfons Balliçi Kudret Isai Kozma Dushi
22 Të duam pranverë Ferdinand Deda Zhuliana Jorganxhi Bashkim Alibali

.

Kur vjen pranvera - 27.3.1987

Redakto

Ky koncert u mbajt më 27.3.1987 dhe u prezantua nga A. Kanani. Morën pjesë 24 këngë. Fitorja e dytë e dyshes Leka - Jorganxhi. Per këngën aq të bukur "Rritu bir i nënës" që, në Koncert, u tha "Trio vokale", nuk i kam të shënuar emrat, por, me sa me kujtohet, janë: Mariana Leka, dhe dy kengetaret e tjera te Operes, qe perbenin "trion vokale te TOB" - ne kete menyre prezantoheshin - pra shoqerueset e solisteve. Ne kete koncert pervec funksionit shoqerues, kenduan edhe me vete, gje qe nuk kishte ndodhur me perpara, dhe as nuk u perserit me. Refrenin e kendon solo Mariana Leka. Si "trio vokale" kane marre pjese edhe ne te tjera Koncerte apo Festivale. Nese shikon ne youtube cfaredolloj videoje nga Festivali i fundvitit 1987, per shembull ate te Vaces (si e ftuar) me "Valsin e lumturise", trioja ne fjale eshte e inkuadruar shume paster duke qene pjese e rendesishme e kenges. Ne Youtube kengen "Rritu bir i nenes" e ka hedhur ne kanalin e tij autori i saj E. Shengjergji.

Kënga fituese 1987

Redakto


.


Këngët pjesëmarrëse 1987

Redakto
Rradha e

prezantimit

Titulli i këngës Muzika Teskti Interpretuesi
1 Në gjirin tënd Parti Tusha Klara Kodra Irma Gurakuqi
2 Adresa e re A. Hoxha Petro Eduard Jubani
3 Zgjohen ëndrrat e rinisë Rudak Ismaili Violeta Allmuça Anton Joro
4 Me ju i lumtur jam Jetmir Barbullushi Alfred Çapaliku Kozma Dushi
5 Edhe nje pallat i ri Valentin Veizi Arben Duka Petrit Lulo
6 Bardhësi i falim tokës Naim Gjoshi Basri Bushkashi Tatjana Çela
7 Kur vij nga larg Edmond Doko Bujar Xhaferi Luan Manahasa
8 Dua t'u them Demokrat Shahini Agim Doçi Ermira Babaliu
9 Bashkëmoshatareve Gjergj Leka Zhuliana Jorganxhi Parashqevi Simaku
10 Bashkë me vitet Osman Mula Jorgo Papingji Luan Zhegu
11 Kënga ime jehon David Tukiqi Pjerin Logoreci Nertila Koka
12 E shtrenjta toka ime Ardit Gjebrea Zhuliana Jorganxhi Liliana Kondakçi
13 Ti çdo ditë vjen i shtrenjtë për ne Arqile Pilkati A. Spahiu Irma Gurakuqi
14 Po kërkon lulet pranvera Zija Saraçi Iliriana Sulkuqi Petrit Lulo
15 Jam me ty rinia ime Alfons Balliçi Kudret Isai Kozma Dushi
16 Rritu bir i nënës Enver Shëngjergji Zaho Puci Trio vokale
17 Me hapin e jetës Diana Ziu Skënder Rusi Liliana Kondakçi
18 Për ty Arben Shano Etleva Karkanaqe Eduard Jubani
19 Më e bukura dhuratë Avni Mula Agim Doçi Irma Libohova
20 Ditë e lumtur Luan Zhegu Jorgo Papingji Miga Hysi

Gëzim Çela

21 Mos vono Spartak Tili Agim Doçi Andon Joro
22 Në sytë e tu Flamur Shehu Zhuliana Jorganxhi Parashqevi Simaku
23 Pranë të kaltrit det Ilir Dangëllia Irma Kurti Ermira Babaliu
24 Mes bukurive Vladimir Kotani Arben Duka Bashkim Alibali

.

Kur vjen pranvera - 27.3.1988

Redakto


Koncerti u mbajt më 27.3.1988. U prezantua nga Rita Ndoci. Morën pjesë në garë 17 këngë. Ishte një nga koncertet më moderne për atë kohë si nga përmbajtja, ekzekutimi i këngëtarëve, instrumentet moderne muzikore. Këngët u ndaluan, por jo për një kohë të gjatë, sepse po fillonin te frynin erërat e lirisë. Kënga e parë reggae: "Buzë detit jemi rritur". Në you tube është inçizimi mbas Koncertit nga dueti Parashqevi Simaku - Engjëllushe Lazo.

Kënga fituese 1988

Redakto

.

Këngët pjesëmarrëse 1988

Redakto
Rradha e

prezantimit

Titulli i këngës Muzika Teksti Interpretuesi
1 Kur zbardh agimi Alfons Balliçi Porodini Ludmilla Baballëku
2 Ju pres Kujtim Laro Vojsava Nelo Adriana Ceko
3 Lajmëtarë të rinj Enver Shëngjergji Agim Doçi Ermira Hajno
4 Jam djalë i ri Hajg Zaharian Violeta Allmuça Luan Manahasa
5 Çasti i fundit i fëmijërisë Tish Daija Gaqo Apostoli Burbuqe Rada
6 Kënga, frymëzimi im Diana Ziu Jorgo Papingji Liliana Kondakçi
7 Buzë detit jemi rritur Maksim Shehu Gjokë Beci Afërdita Zonja

Engjëllushe Lazo

8 Mos u nxito Aleksandër Vezuli Alqi Boshnjaku Anita Bitri
9 Të më vini pa trokitur Vladimir Kotani Arben Duka Kozma Dushi
10 Ç't'i them vëllait Gazmend Mullahi Betim Muço Nertila Koka
11 Letër malli Ilir Dangëllia Irma Kurti Ermira Babaliu
12 Eja edhe ti Naim Gjoshi Basri Bushkashi Tonin Tërshana
13 Ne vajzat Gjergj Leka Myftari Ema Qazimi
14 Pranvera do lule shumë Ardit Gjebrea Zhuliana Jorganxhi Frederik Ndoci
15 Me the të dua Spartak Tili Anxhaku Parashqevi Simaku
16 Dua pranverë çdo stinë David Tukiqi Zhuliana Jorganxhi Lindita Theodhori
17 Portreti ynë Osman Mula Agim Doçi Luan Zhegu

.

Kur vjen pranvera - 1.4.1989

Redakto


Ky koncert u mbajt më 1.4.1989. U prezantua nga Ema Ndoja. Morën pjesë 17 këngë.

Kënga fituese 1989

Redakto

.

Këngët pjesëmarrëse 1989

Redakto
Rradha e

prezantimit

Titulli i këngës Muzika Teksti Interpretuesi
1 Këngë pa fund je vendi im Luan Zhegu Agim Doçi Mimoza Nazarko

Rubin Mati

2 Lule e nusëruar Naim Gjoshi Basri Bushkashi Ludmilla Baballëku
3 Zëri yt Kaçaj Simoni Zef Vokrri
4 Vij nga rrugë e gjatë Liku Orhani Ermira Hajno

Ermal Dani

5 Mes jush dua të jetoj Aleksandër Peçi Betim Muço Afërdita Zonja
6 Kur do zemra stinët ndërron Dorian Nini Aleksi Jolanda Dhamo

Alfred Ngjela

7 Dashuria Gazmend Mullahi Rudolf Marku Robert Alia
8 Marinari Aleksandër Vezuli Alqi Boshnjaku Ema Qazimi
9 E bukura rini Ferdinand Deda Petraq Risto Kristaq Lena
10 Mall Maksim Shehu Ismail Kadare Liliana Kondakçi
11 Ditën jetoj Demokrat Shahini Pojanaku Luan Zhegu

Rubin Mati

12 Netë pranverore Osman Mula Jorgo Papingji Mefarete Laze
13 Nuk është lodër dashuria Flamur Shehu Jorgo Papingji Irma Libohova
14 Sytë e tu Ardit Gjebrea Preç Zogaj Frederik Ndoci
15 Nuk jam vetëm Agim Krajka Zhuliana Jorganxhi Parashqevi Simaku
16 Emri më i bukur Jorgji Skender Rusi Lindita Theodhori
17 Me ty Enver i shtrenjti komandant Gjergj Leka Zhuliana Jorganxhi Manjola Nallbani

.

Kur vjen pranvera - 2.4. 1990

Redakto


Ky koncert u zhvillua më 2.4.1990. U prezantua nga Jonida Veli. Morën pjesë 19 këngë. Këngë e veçantë, si për tekstin si për muzikën, që shijohet edhe sot e gjithmonë është kënga "Dy gjysma molle" me muzikë të Gazmend Mullahit dhe tekst të Musa Vyshkës (që e ka tekstin e vetëm për këngë, si në këto koncerte të pranverës, ashtu edhe në festivale). Kënga "Lulet e majit i çel ne janar", gjendet në you tube me një titull tjetër "Dashuria s'njeh sekret".

Kënga fituese 1990

Redakto


.

Këngët pjesëmarrëse 1990

Redakto
Rradha e

prezantimit

Titulli i këngës Muzika Teksti Interpretuesi
1 Jeta s'është një lëndinë Ermir Dergjini Skënder Rusi Mimoza Nazarko
2 I flasim së ardhmes Ilir Dangëllia Albana Hajdini A.Tusha - D.Jaupi

K.Gjunkshi - T.Aliolli

3 Karafilat e kuq Shkreli Bardhyl Londo Rezarta Përgjegjaj

Gjergji Tase

4 Lulet e majit i çel ne janar Vladimir Kotani Arben Duka Anila Bitri

Adhurim Demiri

Dashnor Diko

5 Kitaristi Ramzoti Ismail Kadare Miga Hysi
6 Mall rinie Edvin Liku Ndoc Gjetja Jolanda Dhamo

Alfred Ngjela

7 Ç't'i bej erës Ali Azbia Elsa Ballauri Adriana Ceko
8 Nuk iu zemërova pranverës Luan Zhegu Irma Kurti Kozma Dushi

Luan Zhegu

9 Sytë tanë nje det gëzimi Naim Gjoshi Basri Bushkashi Alma Hyska
10 Mesazh lirie Avni Mula A. Mula Morena Reka

Gjergji Tase - E.Dule

11 Qielli i dallandysheve Valentin Veizi Xhevahir Spahiu Gëzim Çela
12 Zemra të fal Dorian Nini Alqi Boshnjaku Nertila Koka

Genc Iliadhi

Foel Grillo

13 Si ta kuptoj Flamur Shehu Jorgo Papingji Irma Libohova
14 Dy gjysma molle Gazmend Mullahi Musa Vyshka Robert Alia
15 Stinët e mendimeve Spartak Tili Elvana Hysaj Afërdita Zonja
16 Ju duam Pirro Çako Agim Doçi Redon Makashi

Bledar Sejko

17 Dëgjoma këngën Agim Krajka Zhuliana Jorganxhi Parashqevi Simaku
18 Bisedë me ty Osman Mula Hysni Milloshi Ermira Babaliu
19 Ne bijt e lirisë Gjergj Leka Zhuliana Jorganxhi Frederik Ndoci
  1. ^ Shënim i autorit i cili kontribuoi me artikullin dhe tabelat për Koncertet "Kur vjen pranvera", në Wikipedia-n shqip dhe këto të dhëna janë direkt nga Fletoret e tij të Shënimeve për Koncertet e Pranverës dhe Festivalet në RTSH