Parashqevi Simaku

këngëtare shqiptare

Parashqevi Simaku (e lindur më 1 shtator 1966, në Kavajë) është një këngëtare shqiptare e njohur për veprimtarinë e saj artistike gjatë viteve 1980. Ajo filloi të këndojë që e vogël duke bashkëpunuar me kompozitorë të talentuar. Simaku ka fituar një sërë çmimesh dhe ka bashkëpunuar me disa nga kompozitorët dhe muzikantët më të mirë në Shqipëri. Ajo ka marrë pjesë në Festivalin e Këngës në RTSH në vitet 1982, 1983, 1985, 1986, 1987, 1988 dhe 1990, duke sjellë këngë që mbeten të njohura edhe sot.

Parashqevi Simaku
Lindi1 shtator 1966 (58 vjeçe)
Profesioni
  • Këngëtare
Vite aktiviteti1982–2006
Fëmijë1
Karriera muzikore
Zhanret
InstrumentetVokali
Nënshkrimi

Parashqevia këndoi në shumë festivale edhe Koncerte të Pranverës. Në 1985 (Festivali i 24-të i Këngës në RTSH) ajo zuri vendin e parë me këngën "Në moshën e rinisë", gjithashtu më 1988 fitoi çmimin e parë të Festivali i 27-të i Këngës në RTSH me këngën "E duam lumturinë", kompozuar nga Pirro Çako. Hera e fundit kur ajo performoi në Shqipëri ka qenë viti 1996, në Festivali i 35-të i Këngës në RTSH ku ajo ishte e ftuar speciale.[1][2] Pas vitit 1991 ajo u largua nga Shqipëria dhe u shpërngul në SHBA, duke u marrë edhe atje me muzikë e duke nxjerrë një album të ri.

Simaku bashkëpunoi profesionalisht ne SHBA me ish-bashkëshortin e saj, Robert Nolfe, një muzikant dhe producent hebre amerikan që kishte lidhje me Sony Music. Në vitin 2006, ajo nënshkroi një kontratë me Sony dhe BMG për albumin e saj në gjuhën shqipe, të titulluar Echoes from Iliria (Jehonë nga Iliria), të cilin e bashkëprodhoi me Nolfe.[3][4] Albumi përmban një përzierje të muzikës tradicionale shqiptare me ndikime muzikore bashkëkohore.

Pas divorcit me Parashqevinë, Nolfe mori kujdestarinë e djalit të tyre nëpërmjet proceseve gjyqësore. Në vitet pasuese, Simaku u përball me sfida personale dhe në dhjetor të vitit 2024 u zbulua në menyrë rastesore duke jetuar në kushte të vështira. Një video nga WABC 7 News e tregonte atë duke mbledhur pako ndihme në rrugët e Nju Jorkut, ku emri i saj ishte shkruar gabimisht si “Simaku Nohfe” në vend të “Simaku Nolfe”.[5] Materiali u përhap në internet, duke shkaktuar tronditje mes ndjekësve të saj, të cilët nisën të kërkonin e të vërtetonin identitetin dhe historinë e saj, të habitur nga kushtet në të cilat ndodhej një yll i njohur i muzikës shqiptare.

Në SHBA, Simaku është e njohur gjithashtu për preferencën për variante të tjera të emrit të saj, si për shembull “Via Simaku,” “Paravia” ose thjesht “Simaku,” në vend të emrit të saj të plotë, Parashqevi.[nevojitet citimi]

Diskografia

Redakto
  • Gëzimi i shtëpisë së re (1983)
  • Në moshën e rinisë (1985)
  • Një mëngjes (1986)
  • Kur lulëzon bliri (1986)
  • Me sytë e tu (1987)
  • Çdo mëngjes
  • Çdo gjë bashkë të dy e ndajmë (1986)
  • Buzë detit jemi rritur
  • Bashkëmoshatarët (1987)
  • Koha nuk na pret (1987)
  • E duam lumturinë (1988)
  • Gusht e prush (1988)
  • Jetoj (1989)
  • Nuk jam vetëm (1989)
  • Sonetë për vete (1990)
  • Lejla (1990)
  • Dëgjoma këngën (1991)
  • Se dashuria
  • Kur të prisja ty
  • Tik Tik Tak
  • Mes nesh është dashuria
  • Më the të dua
  • Në sytë e tu
  • Qyteti im
  • Shoqet
  • Bashkë ne të dy
  • Sytë e një vogëlushi
  • Dashuria e vërtetë
  • Pyes veten

Jehonë nga Iliria

Redakto
  • Haxhireja
  • Ura e Shijakut
  • Pranvera do të vijë
  • Anës lumenjve
  • Dashuria
  • Se-sa
  • Jug-Veri
  • Kur jam me ty
  • Pak më shumë
  • Dielli[6]

Videoklipe

Redakto

Për t'u përmendur janë dhe disa videoklipe këngësh të Parashqevisë:

  • "Konga Qomiles"
  • "Fustanin që ta solla mbrëmë"
  • "Ky marak, maraku i shkretë"
  • "Gëzimi i shtëpisë së re" (1983)
  • "Me sytë e tu"
  • "Bashkëmoshatareve"
  • "E duam lumturinë" (1988)
  • "Dëgjoma këngën" (1991)
  • "Se dashuria"
  • "2 Këngë Popullore të Shqipërisë së Jugut"

Referime

Redakto
  1. ^ "Parashqevi Simaku -popullore-". Fajtori.com. Arkivuar nga origjinali më 16 shkurt 2003. Marrë më 14 dhjetor 2024.
  2. ^ "Parashqevi Simaku signed a contract in Hollywood". Shkoder.net (në anglisht). Muza Records. 1 mars 2006. Arkivuar nga origjinali më 14 dhjetor 2024. Marrë më 14 dhjetor 2024.
  3. ^ Dwek, Joel (2020-10-27). "ALBANIA: Echoes from Iliria - Simaku". 200worldalbums.com (në anglisht). Marrë më 2024-12-15.
  4. ^ "Fjala e Lirë | Shkoder.net..." www.shkoder.net. Marrë më 2024-12-15. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "Një video e një televizioni amerikan trondit rrjetin – A është Parashqevi Simaku gruaja e filmuar rrugëve të New Yorkut?". Telegrafi.com. 2024-12-13. Marrë më 2024-12-15.
  6. ^ "Parashqevi Simaku - Muzika Shqiptare - Albasoul.com". muzika.albasoul.com. Marrë më 2024-12-14.

Lidhje të jashtme

Redakto