Matilda Makoçi
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Matilda Makoçi është një aktore shqiptare. Ka lindur në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, më 19 prill 1963. Mbaroi Institutin e Lartë të Arteve në vitin 1985, në degën e aktrimit. Pas përfundimit të studimeve u emërua me punë si aktore në Teatrin Kombëtar. Gjatë veprimtarisë teatrore luajti në komedinë e Shekspirit, Zbutja e Kryeneces, ne rolin e Bjankës, dhe në tragjedinë Romeo e Xhuljeta, në rolin e Xhuljetes. Në vitin 1986 ajo ka prezantuar edhe Festivalin Kur Vjen Pranvera në RTSH. Në vitin 1986 Matilda Makoçi nderohet me Çmimin “Aleksandër Moisiu” për interpretimin e saj në rolin e Marjetës në filmin "Hije që mbeten pas". Në fund të viteve '80 martohet me Edi Ramën, dhe lindi një djalë, Gregorin. Ajo divorcohet në 1991 nga ai.
Në vitin 1991 emigroi familjarisht në Greqi. Gjatë qëndrimit në Athinë u aktivizua në filmin serial grek, Mikeshat (I Filenadhes) në 1993. Në vitin 1996 u kthye në Shqipëri dhe tani jeton vetëm në Tiranë.
Filmografia
Redakto- Oi Filenades - Mikeshat (1993) rol i vogel, ne film grek
- Balada e Kurbinit - (1990) - Bashkshortja e Gurgenit
- Shpresa - (1988)
- Hije që mbeten pas - (1985) - Marjeta Kodra
- Të mos heshtësh - (1985)
- Apasionata - (1983)
- Në kufi të dy legjendave - (1981)
- Si gjithë të tjerët - (1981) , Marjeta
Referime
Redakto
Ky artikull në lidhje me një aktor është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedinë duke e përmirësuar atë.