Festivali i 10-të i Këngës në RTSH
Ky artikull është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Festivali i 10-të i Këngës në RTSH | |
Edicioni | 10-të |
Qyteti | Tirana |
Viti | 1971 |
Datat | 24, 25, 26 dhjetor |
Prezantues | Edi Luarasi dhe Viktor Zhusti |
Artisti Fitues | |
Kënga Fituese | “Kënga e Nënës” |
1970 | 1972 |
Parathënie
RedaktoPërmbledhjet, këngët pjesëmarrëse të secilës natë, fituesit, deri në festivalin e 30-të, këtu e kudo që t'i lexoni, janë hedhur nga Jozef Zamputti që i ka të regjistruara direkt nga festivalet [1]. Njëlloj janë rregjistruar nga Jozef Zamputti koncertet "Kur vjen pranvera".
Përmbledhje
RedaktoFestivali i 10-të u zhvillua nga data 24 deri 26.12.1971. U prezantua nga aktorët Edi Luarasi dhe Viktor Zhusti. Kënga fituese ishte "Kënga e Nënës", Muzika Agim Prodani Teksti Agim Shehu, kenduar nga Tonin Tërshana (fitorja e dyte e tij) dhe Sherif Merdani.
Ndihet se po fryn një erë moderne e kjo jo vetëm në festival por edhe në Anketat Muzikore, Koncertet e Majit etj. Ne kete festival fillon karrieren e tij kengetari Bashkim Alibali. Kengetari Nevruz Yzeiri, mbas ketij festivali, nuk lejohet te kendoje me e te dale ne skene, deri ne festivalin e 30-te, me ardhjen e demokracise.
Merr pjesë për herë të parë kompozitori Kastriot Gjini, aq i dashur për rininë e asaj kohe, jeta e shkurtër e te cilit do t'ia ndërpresë karrieren mbas Festivalit të 16-të.
Vetëm Agim Krajka merr pjesë me dy këngë: "S'e kam të lehtë" dhe "Ne të dy" - kjo e dyta, ritmike, merr çmim të dytë. "Ne të dy" është kënga e parë mbas shumë festivalesh (qysh nga festivali i 3-të) kënduar në duet.
Dallohet për melodinë, ritmin e saj kënga "Bardhësi" (transmetuar ne variantin e kënduar nga Naim Kërçuku - këngëtar nga Durrësi) që mbetet gjatë shumë e dashur për dëgjuesit.
Nata e parë - 24.12.1971
RedaktoRadha e
prezantimit |
Titulli i këngës | Muzika | Teksti | Interpretuesi i parë | Interpretuesi i dytë |
---|---|---|---|---|---|
1 | Gëzuar | Avni Mula | Agim Shehu | Hysni Zela | Fatbardha Hoxha |
2 | Biri i gjithë nënave | Kujtim Laro | Ema Qazimi | Ramiz Kovaçi | |
3 | Diell dhe det | Kozma Lara | Pandeli Koçi | Niko Vasili | Nazmije Dervishi |
4 | Nga një tjetër stinë | Vasil Çuni | Valentina Gjoni | Vera Dervishi | |
5 | Bardhësi | Vakthi Sheme | Vullnet Mato | Ilira çarçani | Naim Kërçuku |
6 | E paharruara | Lejla Agolli | Dritëro Agolli | Alida Hisku | Nikolin Gjergji |
7 | Vajza me ballonë | Aleksandër Lalo | Nasi Lera | Zija Saraçi | Rozeta Doraci |
8 | Vite pa harrim | Tasim Hoshafi | Viktor Qurku | Sherif Merdani | Nevruz Yzeiri |
9 | Stacioni i dashur | Agron Xhunga | Betim Muço | Naim Kërçuku | Justina Aliaj |
10 | Përmes dritash | Kastriot Gjini | Fluturak Gërmenji | Vladimir Muzha | Kleopatra Skarço |
,
Nata e dytë - 25.12.1971
RedaktoRadha e
prezantimit |
Titulli i këngës | Muzika | Teksti | Interpretuesi i parë | Interpretuesi i dytë |
---|---|---|---|---|---|
1 | Shqipëria përshëndet | Ferdinand Deda | Bashkim Kozeli | Petrit Dobjani | Alida Hisku |
2 | S'e kam të lehtë | Agim Krajka | Haxhi Rama | Liljana Kondakçi | Ema Qazimi |
3 | Këngë e kaltërsi | Tonin Harapi | Natasha Lako | Qemal Kërtusha | Niko Vasili |
4 | Qyteti punëtor | Alfons Balliçi | Bashkim Alibali | Rozeta Doraci | |
5 | Pas dhjetë vjetësh | Limoz Dizdari | Muharrem Dino | Mentor Xhemali | |
6 | Kënga e nënës | Agim Prodani | Agim Shehu | Sherif Merdani | Tonin Tërshana |
7 | Kërkoj një këngë | Tish Daija | Natasha Lako | Nikolin Gjergji | Elida Koreshi |
8 | Rini e përjetshme | Shpëtim Kushta | Liljana Kondakçi | Gaqo Çako | |
9 | Të njoha ty | Pjetër Gaci | Viktor Qurku | Elida Koreshi | Tonin Tërshana |
10 | Ne të dy | Agim Krajka | Agim Shehu | Nevruz Yzeiri
Kleopatra Skarço |
Sherif Merdani
Justina Aliaj |
,
Nata finale - 26.12.1971
RedaktoNë finale dolën 12 këngë sipas kësaj radhe:
- Gëzuar
- Biri i gjithë nënave
- Përmes dritash
- Kënga e nënës
- Kërkoj një këngë
- Bardhësi
- Të njoha ty
- Stacioni i dashur
- Pas dhjetë vjetësh
- Shqipëria përshëndet
- Këngë e kaltërsi
- Ne të dy
,
Çmimet
RedaktoÇmimi i parë
Redakto- Kënga e nënës - muzika Agim Prodani, teksti Agim Shehu
Çmimi i dytë
Redakto- Bardhësi - muzika Vakthi Sheme, teksti Vullnet Mato
- Ne të dy - muzika Agim Krajka, teksti Agim Shehu
Çmimi i tretë
Redakto- Përmes dritash - muzika Kastriot Gjini, teksti Fluturak Germenji
- Kërkoj një këngë - muzika Tish Daija, teksti Natasha Lako
- Këngë e kaltërsi - muzika Tonin Harapi, teksti Natasha Lako
,
Referime
Redakto- ^ Shënim i autorit i cili kontribuoi me artikujt për Festivalet e këngës ne RTSH, në Wikipedia-n shqip dhe këto të dhëna janë direkt nga Fletorja e tij e Shënimeve për këto Festivale