Universiteti Eqrem Çabej i Gjirokastrës u krijua me vendim të Këshillit të Ministrave nr. 414, datë 12 nëntor 1991, mbi bazën e Institutit të Lartë Pedagogjik që ishte çelur më 1971. Ai është institucioni më i rëndësishëm arsimor, shkencor e kulturor i rajonit jugor të Shqipërisë.

Arsimi i lartë në Gjirokastër, deri sa u kalua në themelimin e Universitetit ka pasur një traditë dhe përvojë të konsiderueshme. Më 1968 hapet Filiali i Fakultetit Ekonomik (pa shkëputje nga puna) të Universitetit të Tiranës, i cili vazhdoi për 11 vjet. Një vit më vonë (1969) hapet dhe dega e Agronomisë, si Filial i Institutit të Lartë Bujqësor, e cila zgjati 10 vjet. Po në këtë vit u hap gjithashtu Instituti Pedagogjik 2-vjeçar pa shkëputje nga puna për përgatitjen e mësuesve për specialitete të tilla si Gjuhë - Letërsi, Histori – Gjeografi, Biologji - Kimi, Matematikë - Fizikë. Gjithashtu, u hap dhe funksionoi për 5 vjet, Filiali i Institutit të Kulturës Fizike “Vojo Kushi”.

Mbi bazën e kësaj përvoje në vitin 1971 me Vendim të Këshillit të Ministrave, fillon veprimtarinë e tij Instituti i Lartë Pedagogjik 3-vjeçar me shkëputje nga puna, në fillim me degët Histori-Gjeografi dhe Matematikë-Fizikë. Në 1980 hapet dega e Biologji-Kimisë.

Në vitin 1981 Instituti i Lartë Pedagogjik 3-vjeçar, me Vendim të Këshillit të Ministrave, shndërrohet në Institut të Lartë Pedagogjik 4-vjeçar. Në këtë vit çelet dhe dega e përgatitjes së mësuesve për shkollën fillore (Cikli i Ulët) dhe me Vendim të Këshillit të Ministrave Nr. 255, datë 24.07.1986 u hap dega e Gjuhës dhe Letërsisë shqipe.

Për një periudhë prej 10 vjetësh Instituti i Lartë Pedagogjik 4 - vjeçar u kompletua me të gjitha profilet e përgatitjes së mësuesve, u konsolidua, u pasurua me bazë të nevojshme materialo-mësimore. U ndërtua korpusi i ri me të gjitha mjediset e nevojshme për mësim si dhe godina e konviktit. Nga viti në vit u rrit shkalla e kualifikimit të pedagogëve.

Në jetën e tij mbi 30-vjeçare Universiteti i Gjirokastrës ka diplomuar studentë në të dy sistemet e studimit, të cilët shërbejnë në fusha të ndryshme të dijes dhe shkencës duke dhënë kështu një kontribut të vyer në arsimin tonë kombëtar. Universiteti përveç një stafi mjaft të kualifikuar, është i pajisur me laboratorë, kabinete dhe një bibliotekë shkencore. Gjithashtu Universiteti është edhe qendër e rëndësishme kërkimore, shkencore dhe botuese. Pedagogët e tij kanë qenë e janë pjesëmarrës aktivë në konferenca, sesione shkencore, në botime të ndryshme brenda dhe jashtë vendit. Ai boton edhe periodikun e vet shkencor “Kërkime Universitare” të ndarë në dy seri.

Mbi bazën e përvojës dhe arritjeve të deritanishme universiteti ka kryer disa studime që kanë lidhje me zhvillimin perspektiv të tij, qoftë në drejtim të ristrukturimit aq edhe në atë të zgjerimit me degë e veprimtari të tjera. Duke u mbështetur në arritjet e deritanishme dhe në studimet e bëra i përmbahemi mendimit se Universiteti “Eqrem Çabej” duhet të ketë këto zhvillime perspektive.

A. Krijim fakultetesh të rinj si ai i Ekonomikut me degët e Kontabilitet Financës, Administrimit Publik dhe Ekonomist Turizëm që i janë atashuar Fakultetit të Edukimit dhe Shkencave Shoqërore.

B. Ristrukturimi i departamenteve dhe i seksioneve për t’i bërë të ngjashme me ato të universiteteve analoge në botë.

  • Ristrukturimi dhe pasurimi i laboratorëve të Ciklit të Ulët dhe Parashkollor.

C. Çelje degësh të reja si :

  • Dega për përgatitjen e restauratorëve dhe menaxherëve të trashëgimisë kulturore.
  • Dega e Gjuhës Frënge, për të cilën Gjirokastra ka një traditë, mbasi qysh në vitin 1923 në këtë qytet u hap dhe pati ecuri të suksesshme Liceu Shqiptaro-Francez dhe sot funksionon shkolla e mesme e gjuhës frënge.
  • Dega për Inspektor mjedisi.
  • Dega Infermieri-mami

F. Plotësimi i kulturës universitare tek ato kontigjente që kanë përfunduar studimet e larta në sistemin 3-vjeçar, tek dega e Ciklit të Ulët.

G. Ristrukturim dhe çelje laboratorësh.

  • Laboratori i gjeografisë
  • Laboratori i gjuhëve të huaja
  • Ristrukturimi i laboratorëve të kimisë dhe të biologjisë

Shi edhe

Redakto

Referime

Redakto

Lidhje

Redakto