Sali Toro (Gjirokastër, 1870 - Tiranë, 1947) ka qenë jurist, prokuror, gjykatës dhe ministër shqiptar.

Sali Toro
Ministër i Drejtësisë
Në detyrë
5 tetor, 1914 – 1915
Paraprirë ngaMyfid bej Libohova
Pasuar ngaPetro Poga
Të dhëna vetjake
U lind më1870
Gjirokastër, Perandoria Osmane
Vdiq më15 mars, 1944
Tiranë, Mbretëria Shqiptare (1943–44)
NënshtetësiaShqiptar
ArsimimiFakulteti i Drejtësisë, Stamboll
Punësimiprokuror, gjykatës

Jeta Redakto

Lindi më 1870 në Gjirokastër. Përfundoi Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Stambollit. Karriera e tij ishte 42 vjet gjykatës. Më 1892-1912 prokuror në Kër Shehër, kryetar gjyqi në Ankara, Prishtinë, Bursë, Adana; kryetar i gjyqit të apelit në Izmir, Samsun.

Më 1912 kthehet në Shqipëri. Më 1913-14 u emërua kryetar i Gjykatës së Durrësit. Më 1914-16 Esad pashë Toptani e thërret si ministër i Drejtësisë në kabinetin e vet. Më 1919-20 kryetar i Gjykatës së Beratit. Nga viti 1920 e deri më 1929 kryetar i Gjykatës së Diktimit. Më 1 prill 1929 emërohet anëtar i Këshillit të Shtetit. Rikthehet në drejtimin e degës civile të Diktimit deri më 7 korrik 1937.

Vdiq në Tiranë më 15 mars 1944[1].

Referimet Redakto

  1. ^ Dervishi K., Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar në 100 vjet, Tiranë: 55, 2012, fq. 239, ISBN 978-99943-56-22-5