Samatica
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. Ju lutemi ndihmoni edhe ju në përmirësimin e këtij artikulli. |
Samatica është një fshat në Rrethin e Beratit në Shqipëri.
Samatica |
---|
Gjeografia
RedaktoSamatica ndodhet ne ish komunen e Kutallise ,rreth 28 km larg Beratit. Ajo kufizohet me tre qytete, Beratin i cili e ka edhe ne administrim, Fierin nga jug-perendimi, Lushnjen nga veri-lindja. Kufizohet nga fshatrat fqinje si Drenovica,Goricani te Beratit, Arapaj i Fierit dhe Zhelizani i Lushnjes te cilin e ndan lumi Seman. Kufizon me Lumin Seman me nje gjatesi prej rreth 3 (tre)km si dhe ka ne administrim edhe 3 (tre) Rezervuar me rreth 175000 m2 secili.
Demografia
RedaktoEkonomia
RedaktoBanorët e Samaticës merren kryesisht me bujqësi. Por nuk mungojne dhe bizneset.Ne Samatice ndodhet njera prej fabrikave te prodhimit te qumeshtit me te medha ne Shqiperi "Erzeni". Gjithashtu ka qender tregtie per prodhimet e bujqesise kryesisht per grumullimin dhe tregtimin e perimeve te cilat vijne nga serat,Mobileri,dyqane te shumte etj...
Historia
RedaktoSamatica në fillimet e saj ka qenë një fushë e mbuluar krejt me ujë, pra një kënetë. Pas Luftës së Parë Botërore edhe me ardhjen në pushtet të regjimeve të asaj kohë këneta u tha dhe u krijua një fushë pjellore.
Banorët e parë të Samaticës kanë qenë blegtorët të cilët filluan të ndërtojnë shtëpizat prej druri e balte. Me kalimin e kohës numri i popullsisë u shtua. Në fillim Samatica ka bërë pjesë në qytetin e Rroskovecit si pjesë administrative, por në rikonstruktimin që iu bë administratës në të gjithë Shqipërinë, Samatica u përfshi në Rrethin e Beratit dhe komunën e Kutallisë.
Origjina e emrit Samaticë thuhet që vjen nga fjala stan për shkak të staneve që ndërtuan blegtorët e asaj kohë. Më vonë emri evoluoi nga stan në Stamaticë e më vonë në Samaticë, emri që ka edhe sot. Aktualisht në Samaticë jetojnë rreth 3000 banorë, në fise të ndryshme që tradicionalisht janë të vendosur afër njeri tjetrit.
Mbiemrat e familjeve që jetojnë në Samaticë janë :Bega,Begaj Cjapi, Shehu, Dyle, Oshafi, Çela, Cako, Hoxha.
Shumë prej të rinjve të fshatit kanë emigruar jashtë Shqipërisë. Një pjesë e të rinjve janë arsimuar në Universitetet e ndryshme të Shqipërisë, por edhe në Universitetet e Italisë, Greqisë etj.
Arsimi
RedaktoLidhje të jashtme
RedaktoKomuna Kutalli |
---|
Goriçani · Goriçan Çlirimi · Drenovica · Kumaraku · Kutallia · Malas Bregasi · Pobrati · Protoduari · Rërëza · Samatica · Sqepuri |
redaktoni kutinë |
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Shqipërisë është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |