Samiti është një takim ndërkombëtar i krerëve të shteteve ose qeverive, zakonisht me pjesmarrje të konsiderueshme të medias, masa të forta sigurie, dhe një agjendë të paracaktuar. Termi samit për takime të tilla për herë të parë është përdorur në Samitin e Gjenevës (1955).[1] Samitet diplomatike jorrallë janë të institucionalizuara dhe të rregullta si p.sh. Samiti G-7 ose Samiti G-8, Samiti Gjermano-Francez, etj. Përveç samitit të përhershëm diplomatik, një samit ad hoc i diplomacisë është gjithashtu i rëndësishëm, por më shumë si një ceremoni apo përkujtimore, se sa si formë e zgjidhjes së një çështje të rëndësishme diplomatike.

Referime

Redakto