Shën Pali Arbëresh

komunë italian
(Përcjellë nga San Paolo Albaneze)

Shën Pal ose Shën Pal Arbëresh (italisht: San Paolo Albanese) është një fshat dhe bashki në Krahinën e Potencës, në rajonin jugor italian të Bazilikatës (ish Lukania).

Shën Pali Arbëresh
San Paolo Albanese
Location of {{{official_name}}}
Popullsia
 • Gjithsej327 (2.010)
Emri i banorëveShënpaljan/ë
{{{postal_code_type}}}
85030
Faqja zyrtarewww.comune.sanpaoloalbanese.pz.it
Vendodhja e Komunës së Shën Palit në Provincën e Potencës

I ndodhur në një lartësi prej 843 metra dhe i vendosur në shpatin e malit Carnara 1284 m mbi nivelin e detit, Shën Pali, siç quhet nga banorët arbëreshë të tij, është bashkia më e vogël e Bazilikatës. Ajo ruan traditat gjuhësore dhe fetare arbëreshe për pesë shekuj.

Ajo është gjithashtu komuna më pak e populluar në Bazilikata.

Historia

Redakto

Shën Pali u themelua në vitin 1534 nga shqiptarët e ardhur nga Shqipëria dhe Morea, pas pushtimit osman të Perandorisë Bizantine. Vendbanimi urban fillestar u përfundua më në fund në shekullin e tetëmbëdhjetë, duke shtuar në shtëpitë ne forme tarracash, ndërtesa tipike që ndoshta i referohen qendrave të banuara të Shqipërisë dhe Moresë shqiptare. I vendosur në lartësi fshati ofron pamje unike në rajon, me shikim nga lugina e lumit Sarmento dhe fshatratt fqinjë, duke dhënë kështu një pamje të gjerë të pasur me pyje të dendura, si pyllin që rrethon qytetin arbëresh Kapilo dhe Parkun Kombëtar Pollino.