Sanghamitra Bandyopadhyay
Sanghamitra Bandyopadhyay (lindur në vitin1968) është një shkencëtare e shkencave kompjuterike e specializuar në biologjinë Kompjuterike dhe profesoreshë në Institutin Indian të Statistikës,në Kalkuta të Indisë. Ajo është fituese e Çmimit Infosys 2017 në kategorinë Inxhinierike dhe Shkencë Kompjuterike. [1] [2] Kërkimi i saj përqëndrohet kryesisht në fushat e të mësuarit makinerik dhe bioinformatikës . [3] Që nga 1 Gushti 2015, është Drejtore e Institutit Indian të Statistikës dhe mbikëqyr funksionimin e pesë Njësive të këtij Instituti, të vendosura në Kalkutë, Bangalore, Delhi, Chennai dhe Tezpur. Përveç kësaj, ajo mbikqyr edhe disa kontrolle të tjera statistikore dhe operacionale. Këto njësi të Kërkimit u përhapën në të gjithë Indinë. Sanghamitra është drejtoresha e parë grua në Insitutin Indian të Statistikës. Aktualisht bën pjesë në Këshillin Këshillimor të Kryeministrave të Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.
Sanghamitra Bandyopadhyay | |
---|---|
Kombësia | Indiane |
Shkollimi | Universiteti i Kalkutës, Kampusi Rajabazar (B.Tech.) Instituti Indian i Teknologjisë, Kharagpur (M.Tech.) |
Karriera shkencore | |
Fushat | Shkenca Kompjuterike |
Institucionet | Indian Statistical Institute |
Edukimi dhe karriera
RedaktoSanghamitra Bandyopadhyay mbaroi bachelorin e Shkencave,në degën Fizikë pranë Kolegjit Presidenca të Kalkutës dhe më pas, në vitin 1992, mori një diplomë tjetër bachelor (në teknologji) në degën e Shkencave Kompjuterike pranë Kolegjit të Shkencor të Rajabayarit, në Universitetin e Kalkutës. Më vonë mbaron Masterin për Shkenca Kompjuterike pranë Institutit Indian të Teknolohjisë, dhe më vonë, në vitin 1998 mbron Doktoraturën në Institutin Indian të Statistikës.
Çmime dhe nderime
Redakto- Cmimi TWAS për Shkencat Inxhinierike, nga TWAS, në vitin 2018, nga Akademia Botërore e Shkencave. [4]
- Çmimi Infosys 2017 në Inxhinieri dhe Shkencë Kompjuterike
- Cmimi i Shquar Alumnus, IIT në Kharagbur, 2017.
- Çmimi Shanti Swarup Bhatnagar në Shkencën e Inxhinierisë, 2010
- Anëtare e JC Bose
- Bashkëpunëtore e Lartë, Qendra Ndërkombëtare për Fizikën Teorike (ICTP), Trieste, Itali, 2013-2019.
- Bursa Humboldt nga Fondacioni AvH, Gjermani, 2009-2010.
- Bursa Swarnajayanti, 2006-2007.
- Bashkëpunëtore, Akademia Botërore e Shkencave (TWAS), 2019.
- Bashkëpunëtore, Akademia Kombëtare e Shkencës Indiane (INSA), 2016
- Bashkëpunëtore e IEEE, 2016
- Bashkëpunëtore, Akademia Kombëtare e Inxhinierisë Indiane (INAE), 2012.
- Bashkëpunëtore, Akademia Kombëtare e Shkencave, Indi (NASI), Allahabad, 2010.
- ^ "Prime Minister PM Confers Shanti Swarup Bhatnagar Awards - 2009 & 2010". Press Information Bureau, Govt. of India. Marrë më 19 tetor 2014.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Infosys Prize - Laureates 2017 - Sanghamitra Bandyopadhyay". www.infosys-science-foundation.com (në anglisht). Marrë më 2017-12-01.
- ^ "Sanghamitra Bandyopadhyay". Google Scholar. Marrë më 19 tetor 2014.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Winners of 2018 TWAS Prizes announced". The World Academy of Sciences. Marrë më 28 mars 2018.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)