Sardi Strugaj (lindur më 7 shtator 1995) është një këngëtar dhe tekstshkrues shqiptar. Ai njihet për pjesëmarrjen e tij në festivalin Kënga Magjike 2011 në kuadër të grupit Cyberhand. Në vitin 2012 ka marrë pjesë në X Factor Albania. Në dhjetor të vitit 2020 ka marrë pjesë në Festivalin e 59-të të Këngës në RTSH me këngën "Ka me t'ba me kajt" ku ka përfunduar në vendin e dytë.[1]

Sardi Strugaj
Instrument(et)Vokal

Jeta dhe karriera Redakto

Në vitin 2011, ai si 16-vjeç ka marrë pjësë me grupin CyberhandKënga Magjike, ku kualifikohen në gjysmëfinale. Kënga ishte shkruar dhe kompozuar nga Bojken Lako. Në vitin 2012, Sardi Strugaj merr pjesë në X Factor Albania 2. Më 30 korrik 2013, Sardi publikon këngën "Më shikon nga lart". Me këtë këngë, ai merr pjesë në Netët E Klipit Shqiptar 13 në vitin 2014.[2] Vetë Sardi ka thënë për këtë këngë se kjo kishte qenë kënga e parë që ai e kishte nxjerrë dhe që pati sukses, sepse kishte qenë këngë e sinqertë."

Në nëntor 2013, Sardi merr pjesë në Kënga Magjike 2013 me këngën "Sa larg", ku kualifikohet në gjysmëfinale dhe në shtator 2015, merr pjesë në Kënga Magjike 2015 me këngën "Nuk harroj", ku kualifikohet po ashtu në gjysmëfinale. Në tetor të vitit 2020, transmetuesi publik shqiptar Radio Televizioni Shqiptar (RTSH) njoftoi se Sardi do të ishte një nga konkurrentët e përzgjedhur për të garuar në edicionin e 59-të të Festivalit të Këngës me këngën "Ka me t'ba me kajt".[3]

Diskografia Redakto

Këngët Redakto

Si artist kryesor Redakto

Titulli Viti Albumi
"Më shikon nga lart" 2013  
"Sa larg 2013
"Tripa me qika" 2015
"Nuk harroj"
"Dy ne njo" 2017
"Hana"

(përfshirë Killua)

2019
"Pushtet" 2020
"Sytë"
"Ka me t’ba me kajt"

Si artist i përfshirë Redakto

Titulli Viti Albumi
"E pashë unë djallin"
Arnon (përfshirë Sardi)
2019  

Referime Redakto

  1. ^ "Ka me t'ba me kajt". Festivali RTSH. RTSH.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  2. ^ "Sardi Strugaj–Biografia". TeksteShqip. Marrë më 11 shkurt 2021.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  3. ^ Smith, David (28 tetor 2020). "Albania: 26 artists confirmed for Festivali i Këngës 59…including Orgesa Zaimi, Inis Neziri and Era Rusi" (në anglisht). Wiwibloggs. Arkivuar nga origjinali më 28 tetor 2020. Marrë më 16 dhjetor 2020.

Lidhje të jashtme Redakto