Shqipëria në Festivalin Evropian të Këngës 2021
Shqipëria ka marrë pjesë në Festivalin Evropian të Këngës 2021 në Roterdam, Holandë me këngën "Karma" nga Anxhela Peristeri. Hyrja e saj është zgjedhur përmes konkursit kombëtar të përzgjedhjes Festivali i Këngës organizuar nga Radio Televizioni Shqiptar (RTSH) në dhjetor 2020.
Festivali Evropian i Këngës 2021 | |
---|---|
Shteti | Shqipëria |
Përzgjedhjet | |
Procesi i përzgjedhjes | Festivali i Këngës 59 |
Data e përzgjedhjes | Gjysmëfinalet: 21 dhjetor 2020 22 dhjetor 2020 Finalja: 23 dhjetor 2020 |
Performues | Anxhela Peristeri |
Kënga e përzgjedhur | "Karma" |
Performancat Finale | |
Rezultatet në gjysmëfinale | U kualifikua (e 10-ta, 112 pikë) |
Rezultatet në finale | E 21-ta, 57 pikë |
2020 • 2022 |
Shqipërisë i ra për të garuar në gjysmëfinalen e dytë të Festivalit Evropian të Këngës, e cila u zhvillua në 20 maj 2021. Duke performuar si numri 11, kombi u shpall midis 10 kandidaturave më të mira të gjysmëfinales së dytë dhe për këtë arsye u kualifikua për të garuar në finalen e madhe. Në finalen e madhe më 22 maj 2021, ajo u paraqit si numri dy dhe u rendit e 21-ta nga 26 shtetet pjesëmarrëse, duke shënuar 57 pikë.
Sfondi
Redakto- Artikulli kryesor: Shqipëria në Festivalin Evropian të Këngës
Para konkursit 2021, Shqipëria kishte marrë pjesë në Festivali Evropian i Këngës gjashtëmbëdhjetë herë që nga hyrja e saj e parë në 2004. Vendi i saj më i lartë në garë, deri në këtë pikë, kishte qenë vendi i pestë, të cilin kombi e arriti në vitin 2012 me këngën "Suus" të interpretuar nga Rona Nishliu. Hyrja e parë e vendit u krye nga Anjeza Shahini me këngën "The Image of You" dhe përfundoi në vendin e shtatë njëkohësisht duke përbërë vendin e dytë më të lartë të Shqipërisë deri më tani. Që nga viti 2018, Shqipëria u kualifikua në finalen e madhe si në 2018 ashtu edhe në 2019, me Eugent Bushpepën që përfundoi në vendin e njëmbëdhjetë me "Mall" dhe Jonida Maliqin duke u vendosur në vendin e shtatëmbëdhjetë me "Ktheju tokës".[1] Në vitin 2020, Arilena Ara duhej ta përfaqësonte vendin në konkursin 2020 përpara anulimit të tij për shkak të pandemisë së sëmundjes së koronavirusit 2019 (COVID-19) dhe përhapjes së saj të shpejtë në të gjithë Evropën.[2]
Para Eurovisionit
RedaktoFestivali i Këngës
Redakto- Artikulli kryesor: Festivali i 59-të i Këngës në RTSH
Transmetuesi kombëtar i Shqipërisë, Radio Televizioni Shqiptar (RTSH), do të organizojë edicionin e 59-të të Festivalit të Këngës për të zgjedhur pjesëmarrësin e tyre për Festivalin Evropian të Këngës 2021.[3][4] Ngjarja do të mbahet në dhjetor 2020 me dy gjysmëfinale dhe finalen e madhe.[5] Transmetuesi hapi një periudhë dorëzimi midis gushtit dhe tetorit për artistët dhe kompozitorët për të marrë pjesë në konkurs.[6]
Këngët e përzgjedhura
RedaktoArtisti | Kënga | Kompozitor | Tekstshkrues |
---|---|---|---|
Agim Poshka | "Vendi im" | Agim Poshka | |
Anxhela Peristeri | "Karma" | Kledi Bahiti | Olti Curri |
Devis Xherahu | "Peng" | Devis Xherahu | Pandi Laço |
Enxhi Nasufi | "Njësoj" | Endri Buka | Enxhi Nasufi |
Era Rusi | "Zjarri im" | Enis Mullaj | Era Rusi, Eriona Rushiti |
Erik Lloshi | "Jo" | Enis Mullaj | Endrit Mumajesi |
Evi Reçi | "Tjerr" | Olsa Toqi | Florian Zyka |
Fatos Shabani | "Ty" | Fatos Shabani | |
Festina Mejzini | "Kush je ti dashuri" | Flamur Shehu | Jorgo Papingji |
Florent Abrashi | "Vajzë" | Bledi Shishmani | |
Franc Koruni | "E morën botën" | Franc Koruni | |
Gigliola Haveriku | "E lirë" | Endrit Shani | Pandi Laço |
Gjergj Kaçinari | "Më jep jetë" | Gjergj Kaçinari | Gjergj Kaçinari, Ilir Krasniqi |
Inis Neziri | "Pendesë" | Inis Neziri | Elhaid Cufi |
Kamela Islamaj | "Kujtimet s'kanë formë" | Kamela Islamaj | Megi Hasani |
Kastro Zizo | "Vallja e jetës" | Klevis Bega | |
Klint Çollaku | "Do t'ja dal" | Endrit Shani | Pandi Laço |
Manjola Nallbani | "Ora e jetës" | Eriona Rushiti | |
Mirud | "Nëse vdes" | Durim Morina[7] | |
Orgesa Zaimi | "Valixhja e kujtimeve" | Gridi Kraja | Olti Curri |
Rosela Gjylbegu | "Vashëzo" | Eriona Rushiti | Rosela Gjylbegu |
Sardi Strugaj | "Kam me t'ba me kajt" | Edesa Malci | Sardi Strugaj |
Stefan Marena | "Meteor" | Gramoz Kozeli | Klotilda Klo Harka |
Viktor Tahiraj | "Nënë" | Viktor Tahiraj | |
Wendi Mancaku | "Vesi i shpirtit tim" | Rozana Radi | |
Xhesika Polo | "Më mbron" | Marko Polo | Aleksandër Seitaj |
Shfaqjet
RedaktoGjysmëfinalet
RedaktoDy gjysmëfinalet u mbajtën më 21 dhjetor dhe më 22 dhjetor 2020 dhe u transmetuan në orën 21:00 (CET).[8] Si rezultat i pandemisë në vazhdim të sëmundjes COVID-19, performancat e gjysmëfinaleve dhe të finales ishin inçizuar para datave të caktuara.[9] Gjatë gjysmëfinales së parë, pjesëmarrësit konkurrues performuan versionin zyrtar në studio të këngëve të tyre, derisa në gjysmëfinalen e dytë ata performuan versionin akustik të tyre. Para gjysmëfinales së dytë, votat e një paneli ekspertësh jurie përzgjodhën tetëmbëdhjetë këngë për t'u avancuar në finale.[10]
|
|
Finalja
RedaktoFinalja u mbajt më 23 dhjetor 2020 dhe u transmetua në orën 21:00 (CET). Garuan tetëmbëdhjetë këngë dhe fituesi u zgjodh përmes kombinimit të votave nga një panel jurie shtatanëtarëshe, të përbërë nga Andri Xhahu, Kastriot Çaushi, Prec Zogaj, Rame Lahaj, Robert Radoja, Vasil Tole and Zana Shuteriqi.[11] Para përfundimit të shfaqjes, Anxhela Peristeri me këngën "Karma" u shpall fituese e garës dhe rrjedhimisht u shpall përfaqësuesja e Shqipërisë në Festivalin Evropian të Këngës 2021.[12][13]
Finalja – 23 dhjetor 2020 | |||||||||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Rendi | Artist | Kënga | Rezultati | ||||||||||
1
|
Sardi Strugaj | "Kam me t'ba me kajt" | 2
| ||||||||||
2
|
Xhesika Polo | "Më mbron" | 7
| ||||||||||
3
|
Orgesa Zaimi | "Valixhja e kujtimeve" | 13
| ||||||||||
4
|
Wendi Mancaku | "Vesi i shpirtit tim" | 9
| ||||||||||
5
|
Era Rusi | "Zjarri im" | 10
| ||||||||||
6
|
Gjergj Kaçinari | "Më jep jetë" | 16
| ||||||||||
7
|
Rosela Gjylbegu | "Vashëzo" | 8
| ||||||||||
8
|
Devis Xherahu | "Peng" | 11
| ||||||||||
9
|
Mirud | "Nëse vdes" | 17
| ||||||||||
10
|
Gigliola Haveriku | "E lirë" | 14
| ||||||||||
11
|
Viktor Tahiraj | "Nënë" | 6
| ||||||||||
12
|
Kamela Islamaj | "Kujtimet s'kanë formë" | 18
| ||||||||||
13
|
Florent Abrashi | "Vajzë" | 12
| ||||||||||
14
|
Inis Neziri | "Pendesë" | 4
| ||||||||||
15
|
Evi Reçi | "Tjerr" | 5
| ||||||||||
16
|
Anxhela Peristeri | "Karma" | 1
| ||||||||||
17
|
Festina Mejzini | "Kush je ti dashuri" | 3
| ||||||||||
18
|
Kastro Zizo | "Vallja e jetës" | 15
|
Në Eurovision
RedaktoFestivali Evropian i Këngës 2021 është planifikuar të zhvillohet në Rotterdam Ahoy në Roterdam, Holandë, dhe do të përbëhet nga dy gjysmëfinale të mbajtura më 18 dhe 20 maj, dhe finalen e madhe më 22 maj 2021.[14] Sipas rregullave të Eurovision, secili vend pjesëmarrës, përveç vendit pritës dhe "Big 5", i përbërë nga Franca, Gjermania, Italia, Spanja dhe Mbretëria e Bashkuar, u kërkohet të kualifikohen nga një prej dy gjysmëfinaleve për të garuar për finale.[15] Dhjetë vendet e para nga secila gjysmë-finale kalojnë në finalen e madhe.
Referime
Redakto- ^ "Albania–Eurovision Song Contest" (në anglisht). European Broadcasting Union. Arkivuar nga origjinali më 18 mars 2020. Marrë më 17 shtator 2020.
- ^ "Eurovision 2020 in Rotterdam is cancelled" (në anglisht). European Broadcasting Union. 18 mars 2020. Arkivuar nga origjinali më 21 prill 2020. Marrë më 17 shtator 2020.
- ^ Jiandani, Sanjay (Sergio) (17 shtator 2020). "Albania: RTSH confirms participation in Eurovision 2021" (në anglisht). ESCToday. Arkivuar nga origjinali më 17 shtator 2020. Marrë më 17 shtator 2020.
- ^ Adams, William Lee (17 shtator 2020). "Albania confirms Eurovision 2021 participation…and its hope to use Festivali i Këngës as the selection method" (në anglisht). Wiwibloggs. Arkivuar nga origjinali më 18 shtator 2020. Marrë më 18 shtator 2020.
- ^ Jansen, Esma (1 korrik 2020). "Albania: RTSH confirms Festivali i Këngës 59… but will Arilena Ara be there?" (në anglisht). Wiwibloggs. Arkivuar nga origjinali më 17 shtator 2020. Marrë më 17 shtator 2020.
- ^ Christou, Costa (14 gusht 2020). "Albania: RTSH launches preparations for Festivali i Këngës 59" (në anglisht). ESCXTRA. Arkivuar nga origjinali më 17 shtator 2020. Marrë më 17 shtator 2020.
- ^ Smith, David (29 tetor 2020). "Albania: Mirud teases a "Me Tana" style dance bop for Festivali i Këngës 59". Wiwibloggs. Arkivuar nga origjinali më 29 tetor 2020. Marrë më 29 tetor 2020.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Muldoon, Padraig (21 dhjetor 2020). "Festivali i Këngës 59: How to watch Albania's Eurovision 2021 selection online". Wiwibloggs. Arkivuar nga origjinali më 21 dhjetor 2020. Marrë më 21 dhjetor 2020.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Farren, Neil (16 dhjetor 2020). "Albania: Festivali i Këngës 59 to Be Mostly Pre-Recorded". Eurovoix. Arkivuar nga origjinali më 21 dhjetor 2020. Marrë më 21 dhjetor 2020.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "The finalists for Festivali i Këngës have been announced". European Broadcasting Union (EBU). 22 dhjetor 2020. Arkivuar nga origjinali më 22 dhjetor 2020. Marrë më 22 dhjetor 2020.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Albania Selects Anxhela Peristeri as its Eurovision Song Contest Entry". eXit news. 24 dhjetor 2020. Arkivuar nga origjinali më 24 dhjetor 2020. Marrë më 24 dhjetor 2020.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Anxhela Peristeri to represent Albania at Eurovision 2021!". European Broadcasting Union (EBU). 23 dhjetor 2020. Arkivuar nga origjinali më 24 dhjetor 2020. Marrë më 24 dhjetor 2020.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Anxhela Peristeri fiton çmimin e parë në festivalin e 59-të të këngës". Radio Televizioni Shqiptar (RTSH). 24 dhjetor 2020. Arkivuar nga origjinali më 24 dhjetor 2020. Marrë më 24 dhjetor 2020.
- ^ "Eurovision Song Contest–Rotterdam 2021" (në anglisht). European Broadcasting Union. Arkivuar nga origjinali më 24 dhjetor 2020. Marrë më 26 shtator 2020.
- ^ "Rules–Eurovision Song Contest" (në anglisht). European Broadcasting Union. Arkivuar nga origjinali më 8 prill 2020. Marrë më 17 shtator 2020.