Eugent Bushpepa
Eugent Bushpepa (lindur më 2 korrik 1984)[1] , i njohur gjthashtu si Gent Bushpepa ose Genti, është një këngëtar dhe kantautor shqiptar, i fokusuar kryesisht në rrymën rrok dhe alternative metal. Bushpepa është i njohur për sprektrin e tij të gjerë vokal dhe notat e larta dhe të fuqishme.
Eugent Bushpepa | |
---|---|
Informata themelore | |
Emri i lindjes | Eugent Bushpepa |
Njohur edhe si | Gent Bushpepa, Genti |
Lindi | 2 korrik 1984 |
Prejardhja | Rrëshen, Shqipëri |
Zhanret | Rock, Metal |
Profesioni |
|
Instrumenti | Vokal, Kitarë |
Vitet aktive | 2006 – |
Uebfaqja | https://www.facebook.com/pg/bushpepagent/ |
Përgjatë karrierës së tij, Bushpepa ka fituar një sërë çmimesh, ndër të cilat veçohen "Vokalisti Më I Mirë Mashkull" (Best Male Singer) në 2008 dhe 2011[2][1], Vodafone Club Award në vitin 2009, me pjesëmarrjen e tij në Top Fest 6 me këngën "Stinë Dreqi". Në dhjetor të vitit 2017 fitoi edicionin e 56 të Festivali i Këngës me këngën "Mall"[1], me të cilën përfaqësoi Shqipërinë në Eurovision Song Contest 2018 në Lisbonë.[3][4]
Jeta dhe karriera
RedaktoBiografia
Bushpepa lindi në Rrëshen. Kontaktin e parë me këngën e pati që në moshën 6 vjeçare, ku u angazhua fillimisht me grupin 'Pioneri'[5], dhe më pas e zgjeroi veprimtarinë e tij muzikore duke marrë pjesë në festivale të ndryshme në Shqipëri. Nisi të marrë leksione në kitarë në klasë të pestë. Me mbarimin e shkollës së mesme, shpërngulet në Bolonja, Itali, për të vazhduar studimet për mjekësi. Në vitin 2005, pas 4 vitesh në emigrim, rikthehet përsëri në Shqipëri, ku regjistrohet në Universitetin e Tiranës për të vazhduar më tej studimet e tij. Njëkohësisht, angazhohet si këngëtar në një emision të atëhershëm në Top Channel dhe që prej atëherë, vazhdon të mbetet aktiv në skenën e muzikës shqiptare.
Karriera
Edhe pse karriera muzikore e Bushpepës nisi që në moshë të vogël, suksesin e gjerë në Shqipëri e fitoi nëpërmjet këngës Maska e Madhështisë" (2007), me të cilën u përfaqësua në edicionin e 4-të Top Fest. Pas pjesëmarrjes në Top Fest 4, Bushpepa merr pjesë dhe në edicione të tjera me këngë si "Viktimë" (2010), "Udhëtari" (2012), "Pranë Finishit" (2015). Në po këtë kompeticion, mori pjesë edhe me grupin "Sunrise" ku këndoi këngën "Ëngjëll".
Përveç suksesit të padiskutueshëm në Shqipëri, talenti i Bushpepës ka bërë jehonë edhe në mediat ndërkombëtare, duke tërhequr herë pas here vëmendjen e artistëve të huaj, të cilët janë interesuar për të bashkëpunuar me artistin shqiptar. Në 2007, Bushpepa dhe grupi i tij performuan si akt hapës i koncertit të Deep Purple në Tiranë[1]. Gjithashtu, ai shërbeu si akt mbështetës i grupit Duff McKagan gjatë performancës së tyre në Tiranë.
Gjatë Festës së Birrës 2013 të mbajtur në Korçë, Bushpepa perfomon në krah të Ron "Bumblefoot" Thal, kitaristit të Guns N' Roses.[1][6]
Në 2014, Eugenti performon si vokalist përkrahë Darkology[7] gjatë turnet të tyre, si dhe me grupin "Overkill" në turneun europian në po të njëjtin vit, duke performuar në qytete të ndryshme të Spanjës, Portugalisë, Italisë, Zvicrës, Gjermanisë dhe Hollandës[1].
Gjatë 2017, Bushpepa mori pjesë në emisionin The Voice of Albania, ku shërbeu si asistent-këshilltar i skuadrës së Besa Kokëdhimës një prej kritikeve të emisionit.
Në dhjetor të 2017, merr pjesë dhe shpallet fituesi i Festivalit të 56-të të Këngës, të transmetuar në Radio Televizionin Shqiptar RTSH, me këngën e kompozuar dhe orkestruar tërësisht prej tij, "Mall". Me fitoret e tij, i jepet dhe mundësia të përfaqësojë Shqipërinë në Festivalin Europian të Këngës (Eurovision Song Contest) në 2018.
Festivali i Këngës Europiane (Lisbonë 2018)
Bazuar në një shondazh të mbajtur nga portali Wiwiiblogss para fillimit të Eurovision, në lidhje me vokalistin mashkull më të pëlqyer të publikut nga 12 vokalistët konkurrentë meshkuj, Eugenti zuri vendin e parë në preferencat e publikut, duke fituar 21.75% të votave.[8]
Performanca emocionuese e Bushpepës gjatë gjysëm finales së Festivalit e kualifikon për të perfomuar në finalen e madhe[9], mbajtur në 12 Maj 2018. Votimi i jurisë profesionale e rendit Shqipërinë në vendin e 7-të në finalen e madhe, duke u futur kështu në 10-shen më të mirë të Festivalit. Megjithatë, votat e publikut përcaktojnë renditjen përfundimtare. Në bazë të tyre, Bushpepa fiton vendin e 11-të , duke e renditur Shqipërinë të 11-tën nga 26 vendet finaliste[10].
Performanca e Bushpepës u censurua për transmetim nga televizionet kineze.[11] Që prej janarit të 2018, Kina ka implementar një ligj të ri në lidhje me transmetimet digjitale, i cili ndalon transmetimin e perfomancave e artistëve me tatuazhe[12]. Bushpepa nuk ka komentuar në lidhje me këtë incident.
Çmimet
RedaktoNë renditje e shkurtër e çmimeve më të rëndësishme të fituara prej Eugent Bushpepës përgjatë viteve:
Viti | Kompeticioni | Kënga | Çmimi |
---|---|---|---|
2008 | Top Fest 5 | "Ëndërr Reale" | Vokalisti Më i Mirë Mashkull |
2009 | Top Fest 6 | "Stinë Dreqi" | Vodafone Club Award |
2011 | Top Fest 8 | "Rebel Pa Hije Çmimi" | Vokalisti Më i Mirë Mashkull |
2015 | Top Fest 12 | "Pranë Finishit" | Çmimi Honorifik |
2017 | Festivali i Këngës 56 | "Mall" | Vendi i Parë |
2018 | Eurovision Song Contest | "Mall" | Vendi i 11-të |
Referime
Redakto- ^ a b c d e f https://www.teksteshqip.com/gent-bushpepa/biografia
- ^ "Eugent Bushpepa Official Facebook Page".
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ https://eurovision.tv/story/eugent-bushpepa-to-represent-albania-in-eurovision-2018
- ^ "Eurovision 2018, Eugent Bushpepa (en)".
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Intervista e Eugent Bushpepës, Opinion.al".
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Bushpepa performon me Thal".
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Darkology announces new line-up for tour 2014 (en)". Arkivuar nga origjinali më 26 dhjetor 2017. Marrë më 6 qershor 2018.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Best Male Vocalist Poll Eurovision 2018 (en)".
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "First Semi-Finals: 10 ACTS QUALIFY FOR EUROVISION FINAL 2018 (en)".
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Eurovision 2018 Results: Voting & Points (en)".
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Avelino, Gerry (9 maj 2018). "China, Ireland and Albania removed from transmition (en)". Eurovoix. Marrë më 6 qershor 2018.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ QUACKENBUSH & HANGYU CHEN, Casey & Aria (22 janar 2018). "China Bans Hip-Hop Culture and Tattoos from TV (en)". Time. Marrë më 6 qershor 2018.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)