Suus
"Suus" (shqip: Personale) është një këngë nga këngëtarja dhe tekstshkruesja shqiptare nga Kosova Rona Nishliu. Ajo u publikua si pjesë e një përmbledhjeje CD më 4 maj 2012 nga Universal Music. Kënga është shkruar nga vetë këngëtarja dhe e kompozuar nga Florent Boshnjaku. Muzikisht, është një baladë e frymëzuar nga folklori në gjuhën shqipe, e cila trajton lirikisht një rrethanë emocionale që pasqyron momentet e ndodhura në të kaluarën dhe pritjet e të nesërmeve të pasigurta.[1]
"Suus" | |
---|---|
Këngë |
Kënga e përfaqësoi Shqipërinë në Festiavlin Evropian të Këngës 2012 në Baku, Azerbajxhan,[2] pasi fitoi garën e para-përzgjedhjes Festivali i Këngës.[3] Ajo arriti vendin e pestë në një fushë prej njëzet e gjashtë duke shënuar gjithsej njëqind e dyzet e gjashtë pikë duke mbetur pozicioni më i lartë i Shqipërisë deri më tani.[4] Gjatë performancës së saj minimaliste, Nishliu po performonte vetëm para ekraneve LED me ngjyrë të errët që shfaqnin drita të kuqe dhe të bardha në sfond.[5]
"Suus" mori vlerësime pozitive nga kritikët e muzikës me lëshimin e saj, duke lavdëruar vërtetësinë e saj dhe shpërndarjen vokale të këngëtares. Një video muzikore shoqëruese u prezantua premierë në kanalin zyrtar në YouTube të Festiavlin Evropian të Këngës më 17 mars 2012. Ajo amplifikon vizualisht absurditetin e jetës përmes një forme abstrakte arti duke lejuar njëkohësisht shikuesin të krijojë një larmi interpretimi. Në 2012, këngëtarja interpretoi këngën në shumë raste në Qipro, Hungari, Rumani dhe Holandë.
Referime
Redakto- ^ "Ngjarjet që karakterizuan vitin 2012 për yjet shqiptare". Telegrafi. 31 dhjetor 2012. Marrë më 28 prill 2020.
- ^ "Baku 2012 Participants Rona Nishliu" (në anglisht). European Broadcasting Union. Arkivuar nga origjinali më 28 prill 2020. Marrë më 28 prill 2020.
- ^ Mikheev, Andy. "Rona Nishliu on ESCKaz" (në anglisht). ESCKaz. Marrë më 28 prill 2020.
- ^ "Baku 2012: Grand Final Scoreboard" (në anglisht). European Broadcasting Union. 26 maj 2012. Arkivuar nga origjinali më 10 maj 2019. Marrë më 21 prill 2020.
- ^ Pohl, Veronika (22 maj 2012). "Albanischer Superstar mit Dreadlocks und Stimmgewalt" (në gjermanisht). ARD. Marrë më 28 prill 2020.
Lidhje të jashtme
RedaktoParardhësi Aurela Gaçe me "Feel the Passion" |
Shqipëria në Festivalin Evropian të Këngës 2012 |
Pasardhësi Adrian Lulgjuraj dhe Bledar Sejko me "Identitet" |