Festivali i 50-të i Këngës në RTSH
Festivali i 50-të i Këngës në RTSH u zhvillua në 26, 27 28, 29 dhjetor të vitit 2011 në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.
Festivali i 50-të i Këngës në RTSH | |
Edicioni | 50-të |
Qyteti | Tirana |
Viti | 2011 |
Datat | 26, 27 28, 29 dhjetor 2011 (më 28 u përkujtuan këngët e shkuara |
Prezantues | Nik Xhelilaj dhe Hygerta Sako |
Sistemi Votues | me juri |
Artisti Fitues | Rona Nishliu |
Kënga Fituese | “Suus” |
2010 | 2012 |
Prezantuesit
RedaktoPas shumë diskutimeve brenda stafit drejtues të Festivalit të 50-të të Këngës, se kush do të ishte prezantuesi i këtij viti jubile, më në fund është vendosur që këtë edicion ta prezantojë aktori i njohur 28-vjeçar, Nik Xhelilaj, ish Miss Albania Hygerta Sako dhe Enkelejda Zeko.
Konkurrimi
RedaktoNata gala është menduar të zhvillohet në datën 28 dhjetor, pas prezantimit të të gjitha këngëve pjesëmarrëse në këtë festival. Përgjatë dy netëve të para do të prezantohen 28 krijime, që do të ngjisin në skenë këngët e një brezi “të kthyer” kompozitorësh. Kështu, i rikthehet festivalit Flamur Shehu, Lejla Agolli, Shpëtim Kushta, Edmond Veizaj, Ilir Dangëllia, por edhe Elton Deda etj. Siç nuk do të mungojë edhe Edmond Zhulali, Kristi Popa, Kujtim Prodani, Sokol marsi, Endri Sina. Pas një pjesëmarrjeje të vazhdueshme, shoqëruar edhe me çmime, kanë vendosur të mos bëhen pjesë e këtij festivali kompozitorët Adrian Hila, Pirro Çako apo Ardit Gjebrea. Sa u takon këngëtarëve, ata i përkasin të gjitha brezave. Por duket se më “guximtarët” kanë qenë meshkujt. Duke parë emrat e konkurrentëve, vihet re se bëhet fjalë për rikthime, apo për artistë të konsoliduar, që nga Bashkim Alibali, vëllezërit Prifti, Frederik Ndoci, Bojken Lako, Elton Deda, Altin Goci etj. Kurse nga pala femërore, me përjashtime të vogla (Mariza Ikonomi, Rona Nishliu), të gjitha i përkasin brezit të ri. E nëse çdo vit me një të parë të listës së konkurrentëve mund t’i vije gishtin fituesit, kësaj here do të jetë pak më e vështirë për parashikuesit. Kjo do të zgjidhet vetëm në natën finale, nga do të dalë edhe përfaqësuesja e Shqipërisë në Festivalin Europian të Këngës. Tanimë që ditët numërohen mbrapsht, organizatorët kanë shtrënguar përgatitjet. Prej dy ditësh kanë nisur provat me orkestrën e RTSH-së dhe bandën e festivalit, e cila do të drejtohet nga Shpëtim Saraçi. Qysh në prezantimin e parë të skemës së këtij edicioni, drejtori i festivalit, Martin Leka, premtoi se gjithçka në tri netët e garës do të zhvillohet 100% live.[1]
Gjysëm finalistët e parë
RedaktoRenditja | Artisti | Kënga | Autori | Rezultati |
---|---|---|---|---|
1 | Gerta Mahmutaj | Flamur Shehu | ||
2 | Entela Zhula | Edmond Veizaj | ||
3 | Bashkim Alibali | Bashkim Alibali | ||
4 | Samanta Karavello | Gent Myftaraj | ||
5 | Endri & Stefi Prifti | Voltan Prodani | ||
6 | Rona Nishliu | Florent Boshnjaku | ||
7 | Rudina Delia | Luan Zhegu | ||
8 | Marjeta Billo | Klodian Qafoku | ||
9 | Claudio La Regina | Claudio La Regina | ||
10 | Hercina Matmuja | Shpëtim Kushta | ||
11 | Orinda Huta | Alban Kondi | ||
12 | Altin Goci | Altin Goci | ||
13 | Elton Deda | Elton Deda | ||
14 | Evans Rama | Fabian Asllani |
Gjysëm finalistët e dytë
RedaktoRenditja | Artisti | Kënga | Autori | Rezultati |
---|---|---|---|---|
1 | Toni Mehmetaj | Edmond Zhulali | ||
2 | Dr. Flori | Dr. Flori | ||
3 | Kamela Islamaj | Alban Male | ||
4 | Frederik Ndoci | Lejla Agolli | ||
5 | marsida Saraçi | Enis Mullaj | ||
6 | Bojken Lako | Bojken Lako | ||
7 | Sindi Berisha | Kristi Popa | ||
8 | Mariza Ikonomi | Sokol marsi | ||
9 | Kujtim Prodani | Kujtim Prodani | ||
10 | Iris Hoxha | Pa ty asnjë sekond | Edmon Rrapi | |
11 | Saimir Braho | Ilir Dangellia | ||
12 | Goldi Halili | Fatrin Krajka | ||
13 | Xhensila Myrtezaj | Genti Lako | ||
14 | Elhaida Dani | Endri Sina |
Shih edhe
Redakto
Burimet
Redakto- ^ Festivali i RTSH, 26 fitues në një natë gala Arkivuar 8 janar 2012 tek Wayback Machine, Gazeta Panorama, 7 dhjetor 2011