Kastriot Çaushi lindi në Tepelenë më 14 qershor 1954. Aktor i mirënjohur i kinemasë shqiptare dhe filmave për të rritur si dhe profesor i aktrimit. Duke filluar nga viti 1997 është rektor i Akademisë së Arteve të Tiranës. U diplomua për aktor dhe disa vjet punoi në Teatrin “Skampa” të Elbasanit, më pas u rikthye në Tiranë, këtë herë si pedagog. Ka luajtur 18 role në filma artistikë, duke filluar me rolin e Fatmirit tek “Nusja dhe shtetrrethimi” (1976).

Në vitet ’80 ka pasur karrierë në ngjitje, duke fituar fillimisht Medalionin e Festivalit të Filmit me rolin e Vasil Laçit në filmin “Plumba Perandorit” (1980) dhe pastaj Kupën për aktorin më të mirë me rolin e Kujtimit në filmin “Qortimet e vjeshtës” dhe në fund përsëri Medalionin për rolin e Ilirit në filmin “Shirat e vjeshtës” (1984). Ndër filmat e tjerë të suksesshëm mund të përmendim “Apasionata” (1983), “Vendimi” (1984), “Ngjyrat e moshës” (1990) dhe (1994).

Pas dhjetë vjet pushimi u rikthye në kinema me filmin “Lule të kuqe, lule të zeza” (2004) të regjisorit Mevlan Shanaj.

Filmografia Redakto

  1. Në kërkim të kujt 2009 serial - Almir Bali
  2. Dhimbja e dashurise 2008 serial
  3. Lule të kuqe, lule të zeza, 2003
  4. Dashuria e fundit, 1995
  5. Ngjyrat e moshës, 1990
  6. Flutura në kabinën time, 1988 - i fejuari i Flutures
  7. Tri ditë nga një jetë, 1986 - Sandri
  8. Vendimi, 1984 si Kujtimi
  9. Shirat e vjeshtës, 1984 si Iliri
  10. Apasionata, 1983 - Arturi
  11. Qortimet e vjeshtës, 1982 Kujtim Stefi
  12. Besa e kuqe, 1982 Kelmendi
  13. Agimet e stinës së madhe 1981 - Gori Muzaka
  14. Plumba perandorit 1980 - Vasil Laçi
  15. Mëngjeze të reja, 1980 - Komisari
  16. Liri a vdekje, 1979 - Hajredini
  17. Radiostacioni, 1979 Partizani
  18. Nusja dhe shtetrrethimi, 1976
  19. HOT, 2021 -Babai i Danit

Shih edhe Redakto

Burimet Redakto