Arilena Ara
Arilena Ara, lindur më 17 korrik 1998, është një këngëtare shqiptare. E lindur dhe e rritur në Shkodër, ajo u bë e famshme në botën shqiptare me fitoren në sezonin e dytë të garës për talentë X Factor Albania. Ajo mori pjesë në edicionin e 18-të të Këngës Magjike dhe doli në vendin e tretë me këngën Nëntori. Në vitin 2019, ajo fitoi Festivalin e 58-të të Këngës në RTSH dhe me këngën Fall from the Sky, do ta përfaqësonte Shqipërinë në Festivalin Evropian të Këngës 2020 në Roterdam, Holandë, por festivali u anullua.
Arilena Ara | |
---|---|
Lindi | 17 korrik 1998 (26 vjeçe) |
Profesioni | Këngëtare, prezantuese televizive |
Vite aktiviteti | 2010-tani |
Faqja në rrjet | arilenaara.com |
Jeta dhe karriera
Redakto1998–2018: Jeta e hershme dhe fillimet e karrierës
RedaktoArilena Ara lindi më 17 korrik 1998 në një familje katolike shqiptare në qytetin e Shkodrës, Shqipëri.[1] Në fëmijëri ka marrë pjesë në konkurse të ndryshme vallëzimi dhe këndimi, përfshirë këtu edhe Gjeniun e Vogël, ku përfundoi në vendin e tretë.[2][3] Ara kaloi në audicion për sezonin e dytë të X Factor Albania në vitin 2012 duke kënduar "We Are" me gjyqtarë Tuna, Pandi Laço, Soni Malaj dhe Alban Skënderaj. Ajo mori një wild card dhe u vendos në kategorinë Vajzat me Tunën si mentore. Ajo mundi Aldo Bardhin për të fituar konkursin më 31 mars 2012 duke interpretuar këngët "No More Drama", "Man Down" dhe "S&M" si duet me mentoren e saj.[4] Në shkurt 2014, ajo publikoi këngën e saj të parë "Aeroplan" shkruar nga Rozana Radi dhe prodhuar nga Darko Dimitrov.[5]
Në Nëntor 2016, Ara u njoftua për pjesëmarrje në edicionin e 18-të të Kënga Magjike me këngën e titulluar "Nëntori".[6] Ajo u kualifikua në finalen e madhe në konkurs dhe përfundoi e treta në përgjithësi duke fituar çmimin për Baladën më të Mirë.[7] Në korrik 2017, ajo performoi në Festivalin Europa Plus në Rusi përkrah këngëtares amerikane me origjinë shqiptare Bebe Rexha dhe këngëtares shqiptare nga Kosova Era Istrefi.[8] Në gusht 2017, kënga arriti sukses komercial në Rumani dhe debutoi në Listat Rumune të Radios dhe TV-së në numrin një, duke u ngjitur në të njëjtin pozicion në numrin një më 24 shtator 2017.[9] Në dhjetor 2018, Top Channel njoftoi se Ara do të gjykonte përkrah Aleksandër dhe Renis Gjokës dhe Miriam Canit në sezonin e tretë të The Voice Kids Albania.[10]
2019–sot: Eurovizioni dhe Pop Art
RedaktoNë dhjetor 2019, Radio Televizioni Shqiptar (RTSH) shpalli Arilenën si përfaqësuesen shqiptare për Eurovizion 2020 në Roterdam, Holandë, pasi fitoi edicionin e 58-të të Festivalit të Këngës me këngën "Shaj".[11][12][13] Në shkurt 2020, pas disa muajsh të kaluar në Los Angeles, Shtetet e Bashkuara, ajo njoftoi se kishte filluar të punonte për albumin e saj debutues në studio.[14][15] Në mars 2020, Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU) njoftoi anulimin e Festivalit Evropian të Këngës 2020 për shkak të pandemisë COVID-19.[16] Në dhjetor 2020, ajo u shfaq në këngën vijuese "A i sheh" të muzikantit shqiptar Alban Skënderaj, e cila gjithashtu arriti në vendin e 29-të në Shqipëri.[17]
Arilena publikoi albumin e saj debutues në studio, Pop Art The Album, më 6 nëntor 2021.[18] Para publikimit të tij, u publikuan katër këngë njëra pas tjetrës, "Murderer", "Aligator", "Thirr Policinë" dhe "Ke me mungu". Me muzikë R&B dhe hip hop, "Murderer" me reperin shqiptar Noizy u publikua si kënga kryesore e albumit në korrik 2021.[19][20] Kënga e dytë e albumit, "Aligator", pasoi më 9 gusht 2021 dhe arriti kulmin në vendin e pestë në Shqipëri.[21][22][23] Për këngën e tretë të albumit të titulluar "Thirr Policinë", këngëtarja bashkëpunoi me muzikanten shqiptare nga Kosova Dafina Zeqiri dhe arriti në vendin e gjashtë në vendlindjen e saj.[24][25]
Diskografia
RedaktoAlbume
Redakto- Pop Art The Album (2021)
Këngë teke
RedaktoSi artiste kryesore
RedaktoTitulli | Viti | Pozita më e lartë | Albumi | |||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
ALB[26] | CIS[27] | HUN[28] | ROM[29] | |||||||
"Aeroplan" | 2014 | — | — | — | ||||||
"Business Class" | — | — | — | |||||||
"Vegim" | 2015 | — | — | — | ||||||
"Toke Rroke" | 2016 | — | — | — | — | |||||
"Nëntori" | — | — | 38 | 1 | ||||||
"I'm Sorry" | 2017 | — | — | — | — | |||||
"Snow in December" | 14 | — | — | — | ||||||
"Silver and Gold" | — | — | — | — | ||||||
"Zemër" | — | — | — | — | ||||||
"I'll Give You My Heart" | 2018 | — | — | — | — | |||||
"Doja"
(me Flori Mumajesi) |
2019 | — | — | — | — | |||||
"Shaj" | — | — | — | — | ||||||
"Fall from the Sky" | 2020 | — | — | — | — | |||||
"Murderer"
(me Noizy) |
2021 | — | — | — | — | Pop Art The Album | ||||
"Aligator" | 5 | — | — | — | ||||||
"Thirr Policinë"
(me Dafina Zeqiri) |
6 | — | — | — | ||||||
"Ke me mungu" | 1 | — | — | — | ||||||
"—" tregon një këngë që nuk është regjistruar ose nuk është publikuar në atë territor. |
Si artiste e përfshirë
RedaktoTitulli | Viti | Pozita më e lartë | Albumi | |||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
ALB[30] | BUL[31] | |||||||||
"Nallane 3"
(Flori Mumajesi me Arilena dhe Dj Vicky) |
2017 | — | — | |||||||
"Last train to Paris"
(KDDK me Arilena) |
2018 | 32 | 1 | |||||||
"A i sheh"
(Alban Skënderaj me Arilena) |
2020 | 29 | — | |||||||
"—" tregon një këngë që nuk është regjistruar ose nuk është publikuar në atë territor. |
Këngë të tjera
RedaktoTitulli | Viti | Pozita më e lartë | Albumi | |||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
ALB[32] | ||||||||||
"E gjallë" | 2021 | 30 | Pop Art The Album | |||||||
"—" tregon një këngë që nuk është regjistruar ose nuk është publikuar në atë territor. |
Vlerësime
RedaktoVideofest
Viti | Nominimi | Çmimi | Rezultati |
---|---|---|---|
2014 | "Aeroplan" | Best New Artist | Kandidat/e |
X Factor Albania 2
Viti | Nominimi | Çmimi | Rezultati |
---|---|---|---|
2012 | Contestant | Winner of 1st place | Fitues/e |
Dance With Me 2
Viti | Nominimi | Çmimi | Rezultati |
---|---|---|---|
2015 | "Arilena & Labi" | Winner of the night(03) | Fitues/e |
Winner of the night(07) | Fitues/e |
Kënga Magjike
Viti | Nominimi | Çmimi | Rezultati |
---|---|---|---|
2016 | "Nëntori" | Balada më e mirë | Fitues/e |
Vendi i tretë |
Astana Dausy
Viti | Nominimi | Çmimi | Rezultati |
---|---|---|---|
2017 | "Nëntori" | Kënga e vitit | Fitues/e[33][34] |
Festivali i Këngës
Viti | Nominimi | Çmimi | Rezultati |
---|---|---|---|
2019 | "Shaj" | Vendi i parë | Fitues/e |
Referime
Redakto- ^ "Arilena Ara fillon përgatitjet për Krishtlindje që në nëntor". Shqiptarja. Arkivuar nga origjinali më 1 shtator 2021. Marrë më 22 nëntor 2019.
- ^ "Arilena Ara #Bio". Top Music Awards. Arkivuar nga origjinali më 25 tetor 2020. Marrë më 28 dhjetor 2020.
- ^ "Arilena Ara, Gati për këtë Udhëtim të ri në 'The Voice Kids'". The Voice of Albania. Arkivuar nga origjinali më 30 maj 2021. Marrë më 2 janar 2020.
Në moshën 11-vjeçare ajo mori pjesë në një kompeticion për fëmijë në Shqipëri ku u rendit e treta
- ^ "Arilena Ara shpallet fituese e X-Factor Albania". botasot.info. Bota Sot. 1 prill 2014. Arkivuar nga origjinali më 2 janar 2020. Marrë më 2 janar 2020.
- ^ "Arilena vjen si 'Aeroplan'". Telegrafi. 27 shkurt 2014. Arkivuar nga origjinali më 2 shtator 2017. Marrë më 2 janar 2020.
- ^ Alimemaj, Jola (26 nëntor 2016). "Arilena: E dua sfidën, me të do të arrijë suksesin e merituar". shekulli.com.al. Arkivuar nga origjinali më 30 janar 2022. Marrë më 31 dhjetor 2019.
- ^ ""Ma thuaj ti" fiton "Këngën Magjike"". tvklan.al. TV Klan. 11 dhjetor 2016. Marrë më 31 dhjetor 2019.
- ^ "Как звезды готовятся к Europa Plus LIVE 2017". europaplus.ru (në rusisht). Europa Plus. 23 korrik 2017. Arkivuar nga origjinali më 4 shtator 2019. Marrë më 31 dhjetor 2019.
- ^ "Airplay 100 – 20 august 2017". Media Forest (në rumanisht). Kiss FM. 20 gusht 2017. Marrë më 21 gusht 2017.
- ^ "Ekskluzive/ Arilena Ara në jurinë e The Voice Kids, nga çfarë hoqi dorë për të qenë aty". classlifestyle.com. Class Lifestyle. 4 dhjetor 2018. Marrë më 2 janar 2020.
- ^ "Arilena Ara me "Shaj" fiton Fest 58". rtsh.al. Radio Televizioni Shqiptar (RTSH). 23 dhjetor 2019. Arkivuar nga origjinali më 28 tetor 2020. Marrë më 29 dhjetor 2019.
- ^ "It's Arilena Ara for Albania![[:Stampa:Spaced ndash]]Eurovision Song Contest". eurovision.tv. European Broadcasting Union. 23 dhjetor 2019.
{{cite web}}
: Konflikt URL-wikilink (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Festivali i 58-të i Këngës, Arilena Ara do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion". euronews.al. Euronews Albania. 23 dhjetor 2019. Marrë më 4 janar 2020.
- ^ "Arilena Ara do ta këndojë në anglisht këngën e saj në 'Eurovision 2020'". telegrafi.com. 18 shkurt 2020. Marrë më 27 shkurt 2020.
- ^ Ryan, Tom (23 shkurt 2020). ""Shaj" will be in English at Eurovision" (në anglisht). ESCXtra. Marrë më 27 shkurt 2020.
- ^ "Eurovision 2020 in Rotterdam is cancelled" (në anglisht). European Broadcasting Union (EBU). 18 mars 2020. Arkivuar nga origjinali më 8 prill 2020. Marrë më 29 dhjetor 2020.
- ^ Vautrey, Jonathan (13 dhjetor 2020). "New music this week: 21 songs from Arilena Ara, Damir Kedžo, Isaiah Firebrace and more". Wiwibloggs. Arkivuar nga origjinali më 3 janar 2021. Marrë më 3 janar 2021.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Arilena Ara brenda pak ditësh sjell albumin e parë në karrierë". Telegrafi. 3 korrik 2021. Arkivuar nga origjinali më 13 korrik 2021. Marrë më 13 korrik 2021.
- ^ ""Murderer"[[:Stampa:Spaced ndash]]Single by Arilena Ara featuring Noizy on Apple Music". Apple Music. 6 korrik 2021. Arkivuar nga origjinali më 28 tetor 2021. Marrë më 15 nëntor 2021.
{{cite web}}
: Konflikt URL-wikilink (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Arilena dhe Noizy publikojnë bashkëpunimin e ri 'Murderer'". Telegrafi. 9 korrik 2021. Arkivuar nga origjinali më 15 nëntor 2021. Marrë më 15 nëntor 2021.
- ^ ""Aligator"[[:Stampa:Spaced ndash]]Single by Arilena Ara on Apple Music". Apple Music. 9 gusht 2021. Arkivuar nga origjinali më 15 nëntor 2021. Marrë më 15 nëntor 2021.
{{cite web}}
: Konflikt URL-wikilink (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Arilena Ara me koreografi 'të zjarrtë' dhe lëvizje provokuese shfaqet në klipin 'Aligator'". Telegrafi. 11 gusht 2021. Arkivuar nga origjinali më 15 nëntor 2021. Marrë më 15 nëntor 2021.
- ^ "Arilena na kujton Besa Kokëdhimën tek 'Aligator' dhe albumin e saj të parë!". Top Channel. 17 gusht 2021. Arkivuar nga origjinali më 15 nëntor 2021. Marrë më 15 nëntor 2021.
- ^ ""Thirr Policinë"[[:Stampa:Spaced ndash]]Single by Arilena Ara featuring Dafina Zeqiri on Apple Music". Apple Music. 28 gusht 2021. Arkivuar nga origjinali më 15 nëntor 2021. Marrë më 15 nëntor 2021.
{{cite web}}
: Konflikt URL-wikilink (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Arilena Ara dhe Dafina Zeqiri publikojnë klipin e 'Thirr Policinë'". Telegrafi. 28 gusht 2021. Arkivuar nga origjinali më 7 shtator 2021. Marrë më 7 shtator 2021.
- ^ Note: "The Top List" are the charts conducted by Top Channel since December 2015. For peak positions in Albania:
- For "Snow in December":"The Top List[[:Stampa:Spaced ndash]]07/01/2018". Top Channel. 7 janar 2018. Arkivuar nga origjinali më 18 tetor 2020. Marrë më 3 shkurt 2020.
{{cite web}}
: Konflikt URL-wikilink (Ndihmë!) - For "Aligator":"The Top List[[:Stampa:Spaced ndash]]14 August 2021". Top Channel. 14 gusht 2021. Arkivuar nga origjinali më 14 gusht 2021. Marrë më 14 gusht 2021.
{{cite web}}
: Konflikt URL-wikilink (Ndihmë!) - For "Thirr Policinë":"The Top List[[:Stampa:Spaced ndash]]11/09/2021". Top Channel. 11 shtator 2021. Arkivuar nga origjinali më 11 shtator 2021. Marrë më 11 shtator 2021.
{{cite web}}
: Konflikt URL-wikilink (Ndihmë!) - For "Ke me mungu":"The Top List[[:Stampa:Spaced ndash]]23/10/2021". Top Channel. 23 tetor 2021. Arkivuar nga origjinali më 23 tetor 2021. Marrë më 23 tetor 2021.
{{cite web}}
: Konflikt URL-wikilink (Ndihmë!)
- For "Snow in December":"The Top List[[:Stampa:Spaced ndash]]07/01/2018". Top Channel. 7 janar 2018. Arkivuar nga origjinali më 18 tetor 2020. Marrë më 3 shkurt 2020.
- ^ "Arilena Ara[[:Stampa:Spaced ndash]]Listen All Songs". Tophit. Marrë më 14 gusht 2021.
{{cite web}}
: Konflikt URL-wikilink (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) Note: The 'Peak Position On Top Radio Hits' column is to be taken into consideration. - ^ "Single Top 40 slágerlista" (në hungarisht). Slágerlisták. Marrë më 5 shkurt 2021.
- ^ "Media Forest[[:Stampa:Spaced ndash]]Weekly Charts Week 49". Media Forest. 18 shtator 2017. Marrë më 27 dhjetor 2019.
{{cite web}}
: Konflikt URL-wikilink (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ For peak positions in Albania:
- For "Last train to Paris":"The Top List[[:Stampa:Spaced ndash]]18 November 2018". Top Channel. 18 nëntor 2018. Arkivuar nga origjinali më 28 dhjetor 2020. Marrë më 28 dhjetor 2020.
{{cite web}}
: Konflikt URL-wikilink (Ndihmë!); Mospërputhje stampash kohore te|archive-date=
/|archive-url=
; sugjerohet 21 tetor 2020 (Ndihmë!) - For "A i sheh":"The Top List[[:Stampa:Spaced ndash]]26 December 2020". Top Channel. 26 dhjetor 2020. Arkivuar nga origjinali më 28 dhjetor 2020. Marrë më 28 dhjetor 2020.
{{cite web}}
: Konflikt URL-wikilink (Ndihmë!)
- For "Last train to Paris":"The Top List[[:Stampa:Spaced ndash]]18 November 2018". Top Channel. 18 nëntor 2018. Arkivuar nga origjinali më 28 dhjetor 2020. Marrë më 28 dhjetor 2020.
- ^ For peak positions in Bulgaria:
- For "Last train to Paris":"International Top 10 (22 June 2018[[:Stampa:Spaced ndash]]28 June 2018)". PROPHON. 22 qershor 2018. Arkivuar nga origjinali më 17 tetor 2020. Marrë më 28 dhjetor 2020.
{{cite web}}
: Konflikt URL-wikilink (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
- For "Last train to Paris":"International Top 10 (22 June 2018[[:Stampa:Spaced ndash]]28 June 2018)". PROPHON. 22 qershor 2018. Arkivuar nga origjinali më 17 tetor 2020. Marrë më 28 dhjetor 2020.
- ^ For peak positions in Albania:
- For "E gjallë":"The Top List[[:Stampa:Spaced ndash]]18/12/2021". Top Channel. 18 dhjetor 2021. Arkivuar nga origjinali më 18 dhjetor 2021. Marrë më 18 dhjetor 2021.
{{cite web}}
: Konflikt URL-wikilink (Ndihmë!)
- For "E gjallë":"The Top List[[:Stampa:Spaced ndash]]18/12/2021". Top Channel. 18 dhjetor 2021. Arkivuar nga origjinali më 18 dhjetor 2021. Marrë më 18 dhjetor 2021.
- ^ "ARILENA ARA". festivali-rtsh.al. Arkivuar nga origjinali më 23 dhjetor 2019. Marrë më 27 dhjetor 2019.
- ^ "ARILENA ARA, GATI PËR KËTË UDHËTIM TË RI NË "THE VOICE KIDS"". thevoice.top-channel.tv. Marrë më 27 dhjetor 2019.
Lidhje të jashtme
RedaktoFind more about Arilena Ara on Wikipedia's sister projects: | |
Images and media from Commons |
- Arilena Ara tek IMDb
- Diskografia e Arilena Ara në Discogs
Çmimet dhe arritjet | ||
---|---|---|
Parardhësi Sheila Haxhiraj |
Fitues i X Factor Albania 2013 |
Pasardhësi Ergi Dini |
Parardhësi Jonida Maliqi me "Ktheju tokës" |
Shqipëria në Festivalin Evropian të Këngës 2020 (anuluar) |
Pasardhësi Anxhela Peristeri me "Karma" |