Shqipëria në Festivalin Evropian të Këngës 2020

Shqipëria do të merrte pjesë në Festivalin Evropian të Këngës 2020 me këngën "Fall from the Sky", shkruar nga Darko Dimitrov dhe Lindon Berisha që do të performohej nga Arilena Ara. Transmetuesi kombëtar i Shqipërisë, Radio Televizioni Shqiptar (RTSH), përdori edicionin e 58-të të konkursit të këngëve Festivali i Këngës për të përcaktuar përfaqësuesin e tyre.Gjithsesi ne mars të vitit 2020 Bashkimi Evropian i Televizioneve EBU shpalli anulimin e festivalit prej pandemisë nga Koronavirusi (COVID-19).

Festivali Evropian i Këngës 2020
Shteti Shqipëria Shqipëria
Përzgjedhjet
Procesi i përzgjedhjes Festivali i Këngës 58
Data e përzgjedhjes Gjysëm-Finalet
19 dhjetor 2019
20 dhjetor 2019
Finalja
22 dhjetor 2019
Performues Arilena Ara
Kënga e përzgjedhur "Fall from the Sky"
Performancat Finale
Rezultatet në gjysmëfinale Anulluar
Rezultatet në finale Anulluar
2019        2021

Prapavija

Redakto


Para konkursit të vitit 2020, Shqipëria ka marrë pjesë në Festivalin Evropian të Këngës 16 herë që nga hyrja e parë në 2004. [1] Për herë të parë, Shqipëria u përfaqësua nga Anjeza Shahini e cila interpretoi "Imazhi yt" dhe përfundoi në vendin e shtatë, renditja e dytë më e lartë e Shqipërisë deri më sot. Rezultati më i mirë i Shqipërisë deri më tani ishte në vitin 2012, me Rona Nishliun të vendosur në vendin e pestë me këngën “Suus”. Shqipëria u kualifikua për në finale edhe më 2018 edhe më 2019 me Eugent Bushpepën që përfundoi në vendin e njëmbëdhjetë me këngën "Mall". Më 2019, Jonida Maliqi doli e 17-ta me "Ktheju tokës", duke marrë 90 pikë.

Para Eurovizionit

Redakto

Festivali i Këngës 58

Redakto

Festivali i Këngës 58 ishte edicioni i 58-të vjetor i konkursit muzikor shqiptar Festivali i Këngës dhe hera e shtatëmbëdhjetë që konkursi përcakton artistin dhe këngën që do ta përfaqësojë Shqipërinë në Festivalin Evropian të Këngës, këtë herë duke zgjedhur hyrjen e tyre në konkursin e vitit 2020.

Këngët Konkurruese

  Finalistë
  Fitues
  Vendi i dytë
  Vendi i tretë
Artist (ë) Kënga[2] Kompozimi Teksti
Albërie Hadërgjonaj "Ku ta gjej dikë ta dua" Adrian Hila Timo Flloko
Aldo Bardhi "Melodi" Antoni Polimeni & Richy Sebastian Aldo Bardhi
Arilena Ara "Shaj" Darko Dimitrov & Lazar Cvetkovski Lindon Berisha
Bojken Lako "Malaseen" Bojken Lako
Devis Xherahu "Bisedoj me serenatën" Devis Xherahu Jorgo Papingji
Eli Fara & Stresi "Bohemë" Eli Fara Rozana Radi
Elvana Gjata "Me tana" Elvana Gjata
Era Rusi "Eja merre" Darko Dimitrov Era Rusi
Gena "Shqiponja e lirë" Gena Endrit Mumajesi
Genc Tukiçi and Nadia Tukiçi "Ju flet Tirana" Genc Tukiçi Agim Xheka
Kamela Islamaj "Më ngjyros" Kamela Islamaj Megi Hasani
Kanita Suma "Ankth" Boban Apostolov Lindon Berisha
Kastro Zizo "Asaj" Gramoz Kozeli, Klevis Bega
Olta Boka "Botë për dy" Florent Boshnjaku Genc Salihu
Renis Gjoka "Loja" Renis Gjoka Ilir Krasniqi
Robert Berisha "Ajo nuk është unë" Filloreta Raci
Sara Bajraktari "Ajër" Adrian Hila
Tiri Gjoci "Me gotën bosh" Everest Ndreca Pandi Laço
Valon Shehu "Kutia e Pandorës" Eugent Bushpepa Elvis Preni
Wendi Mancaku "Ende" Wendi Mancaku Endrit Mumajesi

Gjysmë-Finalet

Gjysmë Finalet u mbajten më 19 dhe 20 Dhjetor 2019,dhe ishin të shfaqura drejtpërdrejt në orën 21:00(CET)[3].Dhjetë këngë konkuruan në një gjysmë finale dhe u kualifikuan 5 këngë nga gjysmë finalja e parë dhe 7 nga gjysmë finalja e dytë.Këngët e kualifikuara për finale u përzgjodhën nga një juri eksperte që permbante tre juristë internacionalë( Christer Björkman, Dimitris Kontopoulos, Felix Bergsson) që kishin lidhje me Festivalin Europian të Këngës dhe dy nacionalë (Mikaela Minga,Rita Petro).Gjysmë finalja e parë u hap nga përfaqsuesja e Shqipërise ne Festivalin Europian Të Këngës 2019 duke performuar këngën e saj "Ktheju Tokës" .Pas perfunidmit te këngëve konkurruese,Mahmood performoi kenget e tij "Barrio" dhe "Soldi".Në gjysmë finalen e dytë pas konkurrimit te këngëve atë natë ,Agim Krajka dhe Lindita Theodori performuan "Kafe Flora".[4]

Finalja e Madhe

Në finalen e madhe u mbajt më 22 dhjetor 2020 dhe ishte e shfaqur drejtëpërdrejt ne orën 21:00[3].Konkuruan 12 këngë të cilat u vlersuan nga nje panel jurie prej pesë antarësh.Çdo jurist vlerësonte me pikë çdo këngë nga 1-10,13,18.Të ftuarit në finale ishin Eleni Fouriera dhe Giusy Ferreri .Në fund të shfaqjes u dha se Arilena Ara ishte fituesja e Festivalit dhe do të ishte përfaqsusja e Shqipërise ne Festivalin Europian të Këngës.

Numri i Performancës Artisti Kënga Ch.Björkman D.Kontopoulos F.Bergsson M.Minga R.Petro Totali Rezultaati
1 Valon Shehu "Kutia e Pandorës" 1 2 7 7 6 23 8
2 Sara Bajraktari "Ajër" 13 10 10 8 9 50 3
3 Robert Berisha "Ajo nuk është unë" 9 3 2 3 1 18 10
4 Tiri Gjoci "Me gotën bosh" 2 4 8 6 3 23 8
5 Bojken Lako "Malaseen" 3 8 3 18 13 45 4
6 Arilena Ara "Shaj" 10 13 13 13 18 67 1
7 Gena "Shqiponja e lirë" 4 7 1 1 5 18 10
8 Kamela Islamaj "Më ngjyros" 6 6 4 9 10 35 6
9 Albërie Hadërgjonaj "Ku ta gjej dikë ta dua" 7 5 6 5 4 27 7
10 Elvana Gjata "Me tana" 18 18 18 2 8 64 2
11 Olta Boka "Botë për dy" 5 1 5 4 2 17 12
12 Era Rusi "Eja merre" 8 9 9 10 7 43

Promocion

Kënga "Shaj" e përkthyer ne Anglisht "Fall From The Sky" u publikua në faqen zyrtare të Festivalit Europian të KëngësYoutube më 10 Mars 2020.Për promocione të tjera ,Arilena Ara do të mbante ture të vogla që kanë lidhje me Festivalin Europian të Këngës ,në Amsterdam,Madrid,Londër.Por këto u anulluan nga pandemia e COVID-19.Performanca e parë e këngës direkte ishte gjate shfaqjes se Sound Of Silence e Arilena Arës ne sheshin Nënë Tereza më 2 Maj 2020 dhe programin nga EBUKoncertet në shtëpi të Festivalit Europian të Këngës më 8 Maj 2020.

Në Festivalin Europian të Këngës

Redakto

Festivali Europian i Këngës do të mbahej ne Roterdam Ahoy ne Roterdam të Hollandës me dy gjysmë finale në 12 dhe 14 Maj dhe një finale të madhe më 16 Maj 2020.Sipas rregullave të Festivalit çdo shtet përveç "Big 5" që konsiston Anglinë,Spanjën,Italinë,Francën ,Gjermaninë dhe shtetin fitues Hollandën ,të tjerat duhet te konkuronin në fillim ne gjysmë finale.Dhjetë vendet e para në secilën gjysmë finale do të kualifikoheshin ne Finale.Në Janar,u tregua se Shqipëria do të konkuronte në gjysmë finalen e dytë.Gjithsesi,në Mars të 2020 ,Festivali u anulua për shkak të Koronavirusit.EBU tregoi se kënget që do konkuronin në Festivalin e 2020 nuk do te konkurojne ne Festivalin e 2021,por artistet munden.

Festivalet e Këngës Alternative

Televizionet publike që do të konkuronin në Festival bënë disa Festivale Alternative.Televizioni Publik Austriak ORF bëri një festival me një juri këngëtarësh që kishin përfaqsuar Austrinë në vitet e mëparshme dhe nje televotim Austriak.Ky festival u be me tre gjysmë finale dhe një finale.Shqipëria konkuroi ne gjysmë finalen e tretë dhe u rendit e 4-ta.

Referime

Redakto
  1. ^ "Albania Country Profile" (në anglisht). EBU. Marrë më 25 tetor 2019.
  2. ^ Wiwibloggs (8 dhjetor 2019). "Albania: Festivali i Këngës 2019 song titles and composers revealed". wiwibloggs.com (në anglisht). Marrë më 8 dhjetor 2019.
  3. ^ a b "Netet e festivalit". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "Nata e dyte gjysme Finale". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme

Redakto