Shapka (lat. Scolopax rusticola) është shpend shtegtar nga familja e shapkave. Në gjuhën shqipe njihet edhe si shepka, sheptorja, shepkorja, shaptorja, shapkorja, skjeptorja, pula e dushkut dhe pulëdushkaja.[1]

Shapka
Klasifikimi shkencor
Mbretëria:
Filumi:
Klasa:
Rendi:
Familja:
Gjinia:
Lloji:
S. rusticola
Emri binomial
Scolopax rusticola
(Linnaeus, 1758)
Scolopax rusticola rusticola

Gjatësia

Redakto

33-35 cm, krahët e hapur: 55-65 cm.

Përshkrimi

Redakto

Zakonisht i sheh kur bie muzgu, në kohën kur fluturojnë nga streha e tyre e fshehtë në pyll. Ushqehen në mbrëmje, ndërsa gjatë ditës qëndrojnë të qetë dhe të fshehur, përveçse kur moti është i ashpër. Ngjajnë me shapkën e ujit (Gallingo gallingo), por janë shumë më të mëdha në trup dhe më të rënda në peshë. Kanë sqep të fortë dhe vija të tërthorta e të errët nëpër kokë. Puplat janë një përzierje e bukur e ngjyrave kafe, e verdhë dhe gri. Kanë sy shumë të mëdhenj çka është e pazakontë për shpendët e tokës. Fluturimi i tyre është i shpejtë dhe i fuqishëm. Krahët i kanë të gjerë dhe me majë.

Përhapja dhe habitati

Redakto

Jetojnë në pyje të lagësht, moçale të hapura, lëndina me shkurre, dushkaja, pyje të përziera, kanale dhe toka moçalore me shkurre të shpërndara. Foletë i kanë zakonisht në tokë.

Riprodhimi

Redakto

Shumimi në rajon vërtetohet vetëm në raste sporadike.

Ushqimi

Redakto

Kryesisht krimba.

I ngjan zakonisht një fishkëllime të mprehtë.

Referime

Redakto
  1. ^ Dhora, Dhimitër (2008). Fjalor i emrave të kafshëve të Shqipërisë (Emri shkencor – Shqip – Anglisht). Shkodër: Botimet “Camaj-Pipa”. ISBN 978-99956-02-61-1.