Selcë e Sipërme
Selca e Sipërme është një fshat në komunën Trebinjë në rrethin e Pogradecit të Shqipërisë.
Selca e Sipërme | |
---|---|
![]() |
Gjeografia
RedaktoKy fshat kufizohet në veri me fshatin Homcan, në jug me fshatin Zemce, në lindje me fshatin Hoshtece edhe në perendim me fshatin Somotine. Ndodhet rreth 30 km larg qytetit të Pogradecit.
Demografia
RedaktoDikur këtu kanë jetuar rreth 70 familje ndërsa sot kanë mbetur vetëm 4 prej tyre. Disa të tjerë i kanë ruajtur dhe mirëmbajtur shtëpitë e tyre dhe i vizitojnë ato kryesisht gjatë verës sepse infrastruktura nuk është e mirë.
Historia
RedaktoNë vitin 1984 u themelua gjimnazi “Sadik Kroi”, gjimnazi i parë i këtij fshati ku përvec nxënësve të fshatit, studionin edhe nxënësit e fshatërave përreth. Në ditët e sotme për shkak të largimit të banorëve nga fshati ky gjimnaz është kthyer në një shkollë 9-vjeçare, e cila mban po të njëjtin emër. Nxënësit janë reduktuar,po ashtu edhe mësuesit.
Kultura
RedaktoNjerëzit që jetojnë ende në fshat merren kryesisht me bujqësi. Selca e Sipërme edhe pse një fshat i bukur i Shqipërisë njësoj si shumë fshatëra të tjerë po harrohet edhe pse shumë të huaj e vizitojnë fshatin për të mbledhur bimë medicinale.
Shih edhe
RedaktoKomuna Trebinjë |
---|
Çezmë e Madhe · Çezmë e Vogël · Dunicë · Guri i Bardhë · Llëngë · Kalivaç · Hondisht · Selcë e Sipërme · Malinë · Podgozhan · Pevelan · Pleshisht · Trebinjë |
redaktoni kutinë |