Selishta (Dibër)

fshat në Shqipëri, në Qarkun e Dibrës
(Përcjellë nga Selishte)
This is the stable version, checked on 2 nëntor 2021. 2 pending changes await review.

https://www.facebook.com/agi.toto.1

Selishtë
Noimage.png

Selishta është një fshat në Shqipëri.

Gjeografia

Redakto

Njësia Administrative Selishte Pjese e Bashkisë Peshkopi shtrihet perëndim te Rrethit Dibër dhe ka një sipërfaqe prej 14506 ha me një terren pothuajse tërësisht malor. Ne lindje kufizohet me Njesine Administrative Luzni, ne verilindje me Njesine Administrative Muhurr fshati Shqath, ne jug –lindje kufizohet me Njesine Administrative Shupenze (fshatin Gjuras)ne jug kufizohet me Njesine Administrative Fushë Bulqize, ne jug-perendim me fshatin Njesine Administrative Kurdari, ne perendim me Njesine Administrative Lis te Rrethit Burrel fshati Vinjoll, ne veriperëndim me fshatin Macukull te Burrelit dhe ne veri me Njesine Administrative Lure te Rrethit Diber. E gjthe kjo siperfaqe vendoset ne kater gryka(ku historikishte nga vendasit dhe rrrethinat njihet me emrin “Kater Gryket”) dhe ku perfundon ne rrjedhen e lumit te vetem Murra qe pershkon gryken duke u bashkuar me Drinin e zi ne Muhurr ura e Drinit. Siperfaqja e pergjitheshme perbehet nga 8793 ha pyje dhe 2348 ha kullota, toke bujqesore 1264 ha, livadhe 44 ha, inproduktive 1356 ha, shkembore 462 ha, siperfaqe e eroduar 162 ha, siperfaqe ujore 26 ha, pemtore 6 ha, troje 45 ha.

Demografia

Redakto

Fshati Selishtë i cili eshte edhe qendra e Njesise Administrative, perbehet nga 154 familje dhe 691 banore 25 km nga qyteti me i aferm Peshkopia dhe rreth 670 - 820 metra mbi nivelin e detit. Fshati Selishte ka ne perberje keto lagje : Lagjia: Marke.Hane, Hyse, Sinane,(anekse: Mbas Gjuri,Lugjes,Rrabos,Bufull,Prat)

Fshati Selishtë e Epër, i cili perbehet nga 106 familje dhe 400 banore, shtrihet ne jug te fshatit Selishte nga 1 der ne 5 km nga qendra e Komunes me nje lartesi 650-1300 metra mbi nivelin e detit. Ai perbehet nga keto lagje : Skendere, (anekse Zmaç dhe Lunare). Fshati Lukan me 95 familje me 361 banore shtrihet ne verilindje te fshatit Selishte, rreth 15 km nga fshati Selishte dhe me nje lartesi 700 - 1550 ml mbi nivelin e detit. Fshati Lukan perbehet nga shtatë lagje, të cilat, më shumë se një ndarje territoriale, përfaqësojnë njëndarje në bazë të fiseve.

Fshati Kacni me 100 familje me 457 banore shtrihet ne jug perendim te fshatit Selishte, rreth 14 km nga fshati Selishte dhe me nje lartesi 650-1050 m mbi nivelin e detit. Fshati Kacni perbehet nga keto lagje : Lagjia Lunare, Lagjia Shullani Mehalla e Eper dhe Sheshi. Fshati Murre me 113 familje me 469 banore shtrihet ne perendim te fshatit Selishte rreth 20 km nga qendra e Komunes 750 – 900 metra mbi nivelin e detit. Fshati Murre perbehet nga keto lagje : Shteku, Vrania, Katundi i Vjeter e Kodrrasa.

Fshati Qafëmurrë me 102 familje me 409 banore shtrihet ne perendim te fshatit murre rreth 32 km nga qendra e Komunes, ne nje lartesi mbi nivelin e detit nga 800 – 1200 m. Fshati Qafemurre perbehet nga keto lagje lagjia e Lale, qendër, Manazdre dhe Mbasqafe.

Ekonomia

Redakto

Ne përgjithësi ekonomia e Njesise Administrative Selishte është përqendruar ne zhvillimin e blegtorisë dhe me pak bujqesise e pemtarise për arsye te pamjaftueshmerise se tokës, Selishta ne kohen e sistemit komunist ka qene kooperative bujqësore me drejtim blegtoral-bujqesor, njihen tufat e dhenve te dhive dhe lopëve qe kane kultivuar banoret e Selishtës ka pasur dhe disa plantacione me peme frutore si ne Murre, Selishte dhe Lunare ku kultivoheshin kryesisht molle, kumbulla, arra dhe ftonj. Pas shembjes se sistemit komunist këto risorse ekonomike ekonomike u shkatrruan dhe një pjese e madhe e popullsisë se Selishtës emigroi jashtë vendit ose ne Durrës, Tirane dhe zona te tjera, pjesa e mbetur aktualish jeton mbi bazën e blegtorisë dhe bujqesise, Selishta ka trashëguar dhe nje te keqe te madhe nga regjimi i kaluar rrugen tejet te amortizuar dhe te paasfaltuar kjo edhe për shkak te politikave injoruese ndaj kesaj zone qofte nga qeverisja qendrore dhe ajo lokale cfare ka bere qe ajo te mbetet e palidhur me tregjet lokale si Peshkopia dhe Burreli ku fermeret e kesaj zone mund te tregtonin prodhimet e tyre. Nje risors tjeter akoma i pashfrytezuar mbetet turizmi, Selishta ka bukuri batyrore te rralla si Liqenjte Balgjajt, Mali i Runjes, Livadhet e Shtrunkses, Gjurres etj por edhe kjo nuk po arrihet per shkak te rrjetit rrugor dhe mos promovimit përjashtuar disa inisjativa personale te Z Agim Totraku por asnje politike e mirfilte nga qeverisja 25-vjecare lokale. Selishta ka pasur dhe një risors tjetër ne zhvillimin ekonomik te saj nje pasuri te pallogaritshme pyjore e cila ne keto 25 vite eshte keqmenaxhuar nga prerjet e paligjshme dhe pa asnjë kriter duke sjell nje humbje te pallogaritshme ne inventarin pyjor te saj dhe njekohesiht duke i bere një dem te pallogaritshem dhe industrisë se neserme te turizmit. Risors tjeter qe kaptur ndikim ne ekonomine e banorve te Selishtes jane dhe rivenja ne pune e Minjerava te kromit ne Liqen te Zi dhe ne Balgjaj megjithse lene shume per te deshiruar kushte e punes se minatoreve nga koncensionaret e tyre.

Historia

Redakto

= PAK HISTORI

Redakto

Njesia Administrative Selishtë shtrihet në një pozicion strategjik të lëvizjeve të ndryshme mes zonës së Dibrës e asaj të Matit, parë kjo në shumë drejtime si ekonomik, strategjik, historik, demografik etj. Ajo njihet me dy emra : Njesia Administrative Selishtë, por edhe Katërgrykët, si pasojë edhe e vetë konfiguracionit gjeografik ku shtrihet. Vëzhgimet e studimet e ndryshme arkeologjike vërtetojnë banimin e kësaj treve që nga shekulli i dytë p.e.s. Si urë lidhëse e dyndjeve të diktuara nga situata të ndryshme të momenteve historike, prej saj kanë prejardhjen shumë fise që sot jetojnë në Dibër. Kultura e saj e lashtë faktohet edhe se ajo është trashëgimtarja e dhjetë kalave dhe e dhjetë kishave, për të cilat nevojitet një studim i thelluar e i kujdesshëm, pasi për këtë trevë ekzistojnë shumë pak dokumente. Vendin e saj në sofrën polierudite dibrane e ka fituar me veprimtarinë e saj të merituar, duke zënë vend në tabakun e Nëntë Maleve të Dibrës. E copëtuar në semte e timare, ajo arriti të dalë mbi këto dasi dhe të bashkohet, kjo falë edhe rolit të padiskutueshëm të familjes së Kazihanit, e cila për breza me radhë u bë shprehje e këtij bashkimi. Pjesëmarrëse në shumë luftëra për liri, ajo dha kontributin e saj patriotik, që kulmon me pjesëmarrjen në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, ku njëri prej këtyre burrave të karakterit epik, Bajram Buci (Hoxhë Buci) ishte sekretar i Iljaz Pashë Dibrës, i cili pati një rol të madh në këtë kuvend madhështor mbarëkombëtar. Traditat e saj arsimdashëse faktohen më së miri nga fakti se ajo ka realizuar një sistem arsimimi që në etapat e para të shekullit XX përmes kontributit material të vetë komunitetit.

Shih dhe këtë

Redakto


Lidhje të jashtme

Redakto