Elizabeta e Hungarisë

shejntore e krishterë

Elizabeta e Hungarisë mbretëreshë terciare françeskane (hungarisht: Árpád-házi Szent Erzsébet; 7 korrik 1207 - 17 nëntor 1231) ishte princeshë hungareze pati një jetë të shkurtër, por të gjallë. Ajo ishte e bija e Andreas, mbretit të Hungarisë dhe e Gertrudës, grua fisnike nga Merano. Shenjtërinë e arriti brenda njëzet e katër vjetësh, në rrjedhën e të cilëve provoi gëzime e dhimbje me shpirtin e njeriut që i është gjithnjë mirënjohës Hyjit. U fejua kur ishte vetëm katërvjeçare; u martua në moshën katërmbëdhjetëvjeçare; u bë nënë kur mbushi pesëmbëdhjetë vjeç; dhe mbeti vejushë në moshën njëzetvjeçare, kur i shoqi, Ludoviku IV i dukëve të Turingisë, vdiq në Otranto në pritje për të hipur në anije me Frederikun II për kryqëzatën në Tokën e Shenjtë. Martesa e tyre ishte bërë me shkuesi, siç ndodhte mes shtëpive mbretërore të Evropës. Megjithatë qe një martesë e lumtur në çdo aspekt, aq sa nusja e re me gjithë sinqeritet tha: “Nëse unë dua kaq shumë një krijesë të vdekshme, sa më shumë duhet ta dua Zotin!” E deshi Hyjin me gjithë shpirt, e deshi në të afërmin duke dhënë pasuri materiale e shpirtërore për të lehtësuar fatkeqët.

Shëna
" Shën Elizabeta e Hungarisë "
" Shën Elizabeta e Hungarisë "

"Shën Elizabeta e Hungarisë"
Lindi 7 korrik 1207, Bratisllava, Sllovaki (në atë kohë Pressburg pjesë e Mbretërisë së Hungarisë)
Vdiq 17 nëntor 1231 (vjeç 24) Marburg, Perandoria e Shnjtë Romake (sot Hesse, Gjermani)
Nderohet nga Kisha katolike romake
Shenjtërimi 18 maj 1235, Perugia, Itali nga Papa Gregori IX
Festa 17 nëntor
Shenjat e saja trëndafili, kurora, shporta ushqimore
Shenjte mbrojtëse
spitale, infermieret, robërisë, të pastrehët.

Në gjashtë vjet jetë bashkëshortore, ajo pati tre fëmijë: Hermanin, Sofinë dhe Gertrudën. Pas vdekjes së të shoqit, Elizabeta u tërhoq në Ajsenah, pastaj në kështjellën e Potenstainit dhe së fundi zgjodhi si banesë të sajën një shtëpi të thjeshtë në Marburg. Aty ngriti me shpenzimet e veta një spital, duke përfunduar në varfëri. Shiti edhe pajën për ta përfunduar këtë vepër. Për të varfrit kishte gjithnjë vend në spital dhe Elizabeta rezervonte për vete shërbimet më të përvuajtura. Kundër saj filluan edhe pakënaqësitë e kunetërve, të cilët nuk e duronin dot bujarinë e saj ndaj të varfërve. E privuan edhe nga fëmijët dhe ajo mundi të jetonte plotësisht idealin françeskan të varfërisë duke hyrë në Urdhrin e Tretë, e dëgjueshme ndaj udhëzimeve të një rrëfyesi të rreptë. Pas vdekjes, ajo u shpall shenjtëreshë me thirrje të njëzëshme nga populli, aq sa papa Gregori IX e vendosi zyrtarisht në librin e artë të shenjtërve në vitin 1235, vetëm katër vjet pas vdekjes. Me emrin e saj lindën Kongregata të ndryshme. Në Gjermani gratë që i kushtohen kujdesit për të sëmurët quhen (por jo lehtësisht) «Elizabeterine».

17 nëntor Kisha e përkujton Shën Elizabetën e Hungarisë.

Burimet

Redakto