Shenjtori (lat. "sanctus") është njeriu që në pikëpamjen fetare, etike e morale ka jetuar një jetë të përsosur. Shenjtori në Krishterim është një njeri, i gjallë ose i vdekur, i pranuar zyrtarisht, veçanërisht prej shënjtërimit, i emëruar për publikun i nderueshëm dhe i aftë për ndërmjetësi për njerzit tek Perëndia. Shenjtori, qoftë ai burrë, grua apo fëmijë, vlerësohet njeriu i ndriçuar nga Mençuria e Parimit të Epërm Krijues ose Perëndia. Si i tillë ai ka vepruar në pajtim të plotë me dëshirën dhe mençurinë hyjnore, në kapërcimin e kufinjve dhe dobësive njerzore duke qënë shembull i mirë frymëzimi, për t´u ndjekur dhe për t´iu afruar Perëndisë. Emërtimi rrjedh nga Besëlidhja e Re, nga fjala greke "hagios" - i shenjtë, shenjtor. U përkthye nga Shën JeronimiLatin Vulgate si "sanctus" - me të njëjtin kuptim - shenjtor. shkurtimi për emërtimin Shenjtor është "Shën" ose "Sh".

ikonografinë e krishterë, shenjtorët vizatohen shpesh një brerore.

Në Krishterim

Redakto
 
Shenjtorët e Kishës katolike romake.

Kisha katolike romake ka shpallur mëse 10.000 shenjtorë. Emërtimi i mëparshëm për shenjtorin ishte dëshmor (martir), që nënkupton dikë që dëshmon me fjalë dhe vepra fenë e tij në Perëndi, dhe më mirë do të vdiste sesa të hiqte dorë nga besimi i tij. Ky emërtim filloi të përdorej gjithnjë e më shumë për "dikë që vdiste për fenë e tij", dhe u bë e zakonshme për përshkrimin e të gjithë dëshmitarëve të krishterë, si për dëshmorët dhe rrëfyesit. Kisha katolike pohon se ajo nuk i bën shenjtorët, por i pranon dhe njeh si të tillë besimtarët dhe fetarët që kanë çuar një jetë të drejtë në përputhje të plotë me dëshirën dhe mençurinë hyjnore.

Thënie

Redakto
  • "Lindur shenjtor, vdekur mëkatar - lindur mëkatar -- vdekur shenjtor". - Doug Horton
  • "Perëndia krijon nga asgjëja. Ju thoni e mrekullueshme. Po, sigurisht, por ai bën edhe diçka më të mrekullueshme: ai bën shenjtor mëkatarin". - Soren Kierkegaard