Shën Pali Arbëresh
Shën Pal ose Shën Pal Arbëresh (italisht: San Paolo Albanese) është një fshat dhe bashki në Krahinën e Potencës, në rajonin jugor italian të Bazilikatës (ish Lukania).
Shën Pali Arbëresh
San Paolo Albanese | |
---|---|
Popullsia | |
• Gjithsej | 327 (2.010) |
Emri i banorëve | Shënpaljan/ë |
{{{postal_code_type}}} | 85030 |
Faqja zyrtare | www.comune.sanpaoloalbanese.pz.it |
I ndodhur në një lartësi prej 843 metra dhe i vendosur në shpatin e malit Carnara 1284 m mbi nivelin e detit, Shën Pali, siç quhet nga banorët arbëreshë të tij, është bashkia më e vogël e Bazilikatës. Ajo ruan traditat gjuhësore dhe fetare arbëreshe për pesë shekuj.
Ajo është gjithashtu komuna më pak e populluar në Bazilikata.
Historia
RedaktoShën Pali u themelua në vitin 1534 nga shqiptarët e ardhur nga Shqipëria dhe Morea, pas pushtimit osman të Perandorisë Bizantine. Vendbanimi urban fillestar u përfundua më në fund në shekullin e tetëmbëdhjetë, duke shtuar në shtëpitë ne forme tarracash, ndërtesa tipike që ndoshta i referohen qendrave të banuara të Shqipërisë dhe Moresë shqiptare. I vendosur në lartësi fshati ofron pamje unike në rajon, me shikim nga lugina e lumit Sarmento dhe fshatratt fqinjë, duke dhënë kështu një pamje të gjerë të pasur me pyje të dendura, si pyllin që rrethon qytetin arbëresh Kapilo dhe Parkun Kombëtar Pollino.