Agjencia e Inteligjencës së Sigurisë (Serbi)
Agjencia e Inteligjencës së Sigurisë (serbisht: Bezbednosno-informativna agencija / BIA) apo BIA Serbe është përgjegjëse për mbledhjen, raportimin dhe shpërndarjen e inteligjencës dhe kryerjen e kundërzbulimit në interes të sigurisë kombëtare të Serbisë.
Historia
RedaktoBIA u formua më 1 gusht 2002 si pasardhëse e Shërbimit të Sigurimit Shtetëror (SDB), i cili ekzistonte nga viti 1991 deri në 2002.
Funksioni i saj është i ngjashëm me atë të CIA-s në Shtetet e Bashkuara ose MI6 në Mbretërinë e Bashkuar.
2017–Tani
RedaktoNë maj të vitit 2017, Bratislav Gashiq, ish-ministër i Mbrojtjes dhe bashkëpunëtor i ngushtë i presidentit, Aleksandar Vuçiq, u emërua në krye të Agjencisë së Inteligjencës së Sigurisë. Pas emërimit të tij, Gashiq pezulloi aktivitetet e tij në Partinë Progresive Serbe (SNS) në pushtet.
Në gusht të vitit 2017, në Kuvendin Kombëtar ka mbërritur për miratim një amendament për Ligjin për Agjencinë e Sigurisë dhe Informacionit, i cili forcon kompetencat e drejtorit të agjencisë. Ky veprim u dënua nga disa zyrtarë, duke përfshirë Komisionerin për Informim të Rëndësisë Publike Rodoljub Shabiq dhe ish-bashkëministrin e Punëve të Brendshme Bozho Preleviq. Ata kanë deklaruar se këto amendamente janë antikushtetuese dhe në këtë mënyrë krijojnë një platformë për “agjencinë e inteligjencës partiake” të SNS-së, që synon opozitën dhe qytetarët kundërshtarë të regjimit në pushtet.
Drejtorët
RedaktoNë korrik 2008 erdhi Sasha Vukadinoviq dhe u largua drejtori i mëparshëm der BIA Radomir Bulatoviq qe kish qene ne detyre qe nga prill 2004.[1][2]
Nr. | Emri | Prej | Deri |
---|---|---|---|
1 | Andreja Savić | 1 gusht 2002 | 24 janar 2003 |
2 | Miša Milićević | 25 janar 2003 | 6 mars 2004 |
3 | Rade Bulatović | 6 mars 2004 | 17 korrik 2008 |
4 | Saša Vukadinović | 17 korrik 2008 | 3 gusht 2012 |
5 | Nebojša Rodić | 3 gusht 2012 | 3 shtator 2013 |
6 | Dragan Marković | 3 shtator 2013 | 25 tetor 2013 |
7 | Aleksandar Đorđević | 25 tetor 2013 | 23 maj 2017 |
8 | Bratislav Gašić | 23 maj 2017 | 1 dhjetor 2022 |
9 | Aleksandar Vulin | 1 dhjetor 2022 | Në Detyrë |
Lidhje të jashtme
RedaktoLiteraturë
RedaktoReferime
Redakto- ^ Norbert Mappes-Niediek: Es fehlt nur noch Mladić. In: Zeit Online. 23. Juli 2008. (Zugriff am 24. Juli 2008)
- ^ "Security Intelligence Agency", Wikipedia (në anglisht), 2022-12-02, marrë më 2022-12-21