Shëtitorja (promenada ose esplanada) është një hapësirë e gjatë, e hapur dhe e rrafshët, zakonisht pranë një lumi apo sipërfaqe tjetër të madh të ujit, ku njerëzit mund të ecin. Përkufizimi historik i shëtitores ishte një zonë e madhe, e hapur, e nivelit jashtë fortesës ose mureve të qytetit për të siguruar fusha të qarta të zjarrit për armët e fortesës. Në përdorimin modern hapësira u lejon njerëzve që të shfrytëzojnë zonën si një shëtitje për këmbësorët; e që shpesh janë në brigje të detit, liqeneve ose lumenjve dhe ku mund të ecin njerëzit pavarësisht gjendjes së valëve, pa qenë e nevojshme të ecin në plazh. Shëtitore u popullarizuan shumë në kohët viktoriane kur ishte në modë të vizitoheshin vendpushimet bregdetare. Një shëtitore ishte një zonë ku njerëzit - çifte dhe familje veçanërisht - do të shkonin të ecnin për një kohë në mënyrë që të 'shiheshin' dhe të konsideroheshin pjesë e ' shoqërisë '.

Shetitore në Durrës
Shëtitore në Mitrovicë pranë lumit Ibar

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shprehja promenada - esplanada ka një kuptim tjetër, duke qenë gjithashtu një rrip i tokës së ngritur që ndan një rrugë apo bulevard. Ndonjëherë ato janë vetëm shirita të barit, ose disa mund të kenë kopshte dhe pemë. Disa promenada të rrugëve mund të përdoren si parqe me një shteg për shëtitje, vrapim ose pushim. [1]

Shprehjet shëtitore dhe promenadë tek ne përdoren në mënyrë sinonimike megjithëse termi "shëtitore" tregon një vend të destinuar posaçërisht për të ecur, megjithëse shumë shëtitore moderne lejojnë gjithashtu edhe biçikleta dhe mjete tjera të ngjashme. Disa promenada përfshijnë gjithashtu bulevarde ose rrugë të mëdha ku lejohen edhe veturat.

Shih edhe

Redakto

Referenca

Redakto
  1. ^ Adopt-An-Esplanade - City of Houston,, May 2013