Mali Shebenik është një mal që ndodhet në Parkun Kombëtar të Shebenik-Jabllanicës në lindje të Librazhdit. Shebeniku ka disa maja që arrijnë mbi 2000m. Pika më e lartë është Maja e Shebenikut me lartësi 2253 m mbi nivelin e detit. Ndodhet në Veri Perëndim të Shebenikut. Përreth majave të malit, shtrihen liqene malore. Shebeniku ndodhet në perëndim të Jabllanicës dhe veri perëndim të Ohrit. Shebeniku është i rëndësishëm për ruajtjen e faunës së egër, në veçanti për mbrojtjen e rrëqebullit. Shpatet e Shebenikut janë të veshura me pyje te dendura ahu. Në lartësi nën 800 m ka përzierje dushku, panje, frashëri e drurë të tjerë. Përveç rrëqebullit, aty jetojnë dhe ariu, derri i egër, dhia e egër, baldosa, ujku, dhelpra.

Shebenik, i pare na ana veriore

Vendbanimi më i madh afër Shebenikut është qyteti i Librazhdit.

Liqene

Redakto

Shebeniku ka nëntë liqene akullnajore. Më i madhi është liqeni i Rrajcës. Ai ndodhet në lindje të kreshtave të malit dhe është liqeni më jugor i Shebenikut. Gjatësia e liqenit është 220m dhe gjerësia 160m.

Referime

Redakto

41°12′N 20°28′E / 41.2°N 20.47°E / 41.2; 20.47