Shefik Haliti lindi më 20 korrik 1942Muhovc - Bujanovc, pedagogë i magjistruar, shqiptarë nga Serbia

Shefik Haliti shkollën fillore e kreu më 1957 në vendëlindje, ndërsa mësimet i vazhdojë në Normalen e Gjilanit dhe i përfundojë me sukses në vitin 1965. Studimet në degën e pedagogjisë i kreu më 1969 në Fakultetin Filozofik pranë Universitetit të Prishtinës, ku edhe i kreu studimet pasuniversitare duke magjistruar më 1983. Në vitin 2003 Shefkiu ka paraqitur edhe kërkesen e njohjes së doktoraturës pranë Fakultetit Filozofik Prishtinë.

Veprimtaria

Redakto

Brenda kohës 1971-1975, Shefki Haliti ka dhënë mësim në Normalen e Gjilanit dhe pas kësaj kohe deri më 1980 ka ligjëruar lëndën: Pedagogji dhe Didaktikë në Shkollen e Lartë Pedagogjike në Gjilan. Nga 1980-ta deri më 2003-ën po në këtë shkollë fillon të punojë si mësues i rregull i kësaj lënde. Gjatë kësaj kohe (1994-1998) merr funksionin e drejtorit të shkollës dhe deri më tani ka kryer disa funksione të nivelit të ngjajshëm në këtë shkollë.

Veprimtaria publicistike e Halitit fillon me punimet e vitit 1974 (40 punime) të publikuara në shtypin kosovarë të kohës si “Shkendija”, “Flaka e Vllaznimit”, “Rilindja”, etj. Në publikimet e tija trajtohen probleme aktuale të kohës në fusha të arsimit (mësimit, mesimdhenjes, nxenjes, arsimit, reformimit, vlersimit)

Tituj të veprave

Redakto
  • Artikuj të përzgjedhur pedagogjik, Prishtinë, 2003[1]
Shefki Haliti ishte edhe recenzus i ketyre teksteve:
  • Matematika për klasën e II për arsimin fillor të të riturëve, Prishtinë, 1980[1]
  • Pedagogjia (Dr. Vaxhid Nuredini) Prishtinë, 1999[1]
  • Zhvillimi i shkollave dhe i arsimit në teritorin e sotem të Anamoravës 1945-1950 (Zeqir Demi), Prishtinë, 1997[1]
  • Didaktika e vlersimit të përparimit të nxënësve (Bardhyl Musa Besim Dyla) Gjakovë, 1997[1]

Burimi i të dhënave

Redakto
  1. ^ a b c d e Raport i Këshillit të Fakultetit të Edukimit Prishtinë më 14.10.2005 Arkivuar 27 shtator 2007 tek Wayback Machine në internet prill 2007.