Vaxhid Nuredini (1946, Preshevë) është pedagog dhe profesor universitar nga Presheva, Lugina e Preshevës (Kosova Lindore)).[1]

Biografia

Redakto

Vaxhid Nuredini u lind nē fshatin RahovicëKomunës së Preshevës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, gjimnazin në Preshevë, studimet e pedagogjisë në Fakultetin Filozofik té Universitetit të Prishtinës. Magjistroi më 1980 dhe doktoroi më 1987 në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Zagrebit. Fillimisht ishte mësues i shkollës fillore, pastaj mësimdhënës në gjimnazin e Preshevës. Nga viti 1983 deri në vitin 1991 ishte këshilltar pedagogjik në Prishtinë, pastaj mësimdhënës në Shkollën e Pedagogjike të Prizrenit dhe në Fakultetin e Edukimit në Prishtinë. Botoi punime në revista vendore e ndërkombëtare dhe disa vepra të veçanta nga fusha e pedagogjisë dhe e metodikës.[2] [1]

  • "Orientimi profesional i nxënësve" (1989),
  • "Metodika e punës së pedagogut të shkollës" (1990),[3]
  • "Pedagogjia shkollore" (1994, 2005)
  • "Teoria e mesimit" (2005),
  • "Bazat e metodikës së punës edukative" (2002),
  • "Teknologjia e mësimit" (2004),
  • "Edukata parashkollore" (2012).

Shih edhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ a b Kraja, Mehmet, red. (2018). "Fjalori Enciklopedik i Kosovës". (Encyclopedic Dictionary of Kosova). Vëll. 2. Prishtinë: Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës. fq. 1201–1202. ISBN 9789951615846. OCLC 1080379844.
  2. ^ Koliqi, Hajrullah (2022). "Fjalor Enciklopedik i Edukimit". (Encyclopedic Dictionary of Education). Vëll. 2. Prishtinë: Universiteti i Prishtinës. fq. 1071.
  3. ^ Nuredini, Vaxhid (1990). Metodika e punës së pedagogut të shkollës. Prishtinë: Rilindja. OCLC 439930548.