Sheh Ahmet Pazari
Ahmet Pazari ose Sheh Meta (1864 - 5 shtator 1931) ka qenë shejh i tarikatit Halveti, si i vëllai Xhemal Ali Pazari.
Biografia
RedaktoU lind më 1864, i biri i Shejh Ali Pazarit në një familje tradicionale shehlerësh Halvetii. Familja Pazari kishte dhjetë breza që ushtronte përshpirtshmërinë në Tiranë, tre në Shkodër, dhe prejardhjen e kishin nga Serezi.
"Duajeni tjetrin, si doni veten tuaj. Duajeni Shqipërinë, si doni familjen tuaj. Me dashtë të mirën e tjetrit dhe të vendit tënd, është kryet e filozofisë." (Sheh Ahmet Pazari)
Sheh Ahmet Pazari u vesh si Sheh që në moshën 18-vjeçare. Si i ndërroi jetë babai, u ngarkua jo vetëm me petkun e fesë, por dhe me hallet e popullit. Shqetësohej për ta, mundohej t'i jepte zgjidhje halleve të tyre.
Koha kalonte. Sheh Ahmet Pazari, bashkë me shokët patriotë të Tiranës, mendonin për pavaresine e kombit shqiptar. Ai ishte për nje zgjidhje sa me te mire te problemeve. Për gjithshka e karakterizonte urtësia. Inatin dhe ngutjen ai i quante te rrezikshme. Shpesh i thoshte të tjerëve se, "ngutja dhe inati të çojnë në rrugën e shejtanit". Shpesh porosiste të birin, Aliun, të ishte i urtë, i dashur dhe i qetë. Këtë e shohim tek një ilahi (vjershë mistike), që e shkroi Aliu kur mori detyrën fetare si Sheh, pas largimit nga jeta të babait të tij, Sheh Ahmetit. Ja disa vargje:
"Baba im me la një fjalë
të rrish shumë me urtësi
njerëzit në Tarik me i marrë
dhe t'i bësh Alevi (të drejtë, të sinqertë)"
Sheh Ahmet Pazari ishte një patriot i flaktë dhe një qytetar i moderuar. Ai luftonte fanatizmin, përbuzte ata, që pengonin dijen. Për këtë fanatikët dhe turkomanët e thërrisnin Sheha Metae ose me epitetin Sheh Kaurrie.
Sheh Ahmeti mori pjesë në Kongresi i Manastirit dhe ishte për abetaren, jo me alfabet arab, por latin. Mbështeste tezën, bashkë me shokët e tjerë, se: Fëmijët tanë në shkollë do të mësojnë dhe do të përdorin me lehtë alfabetin latin. Si patriot, u mësonte të tjerëve vazhdimisht, me këshillat e veta, ta donin gjuhën shqipe, se ishin shqiptarë, pavarësisht se mësonin në shkolla turke.
Referimet
Redakto- Libri i Sheh Muamer Pazarit "Rruga Historike e Azizave të Tiranës" www.shehmuamerpazari.com