Shemsi Ahmeti
Ky artikull ka probleme të shumta. Ju lutemi të ndihmoni ta përmirësojmë ose diskutoni këto probleme në faqen e diskutimit. (Mësoni si dhe kur ta hiqni këtë shabllon mesazhi)
|
Shemsi Arif Ahemti, ndryshe njohur si Komandant Shemi, (8 qershor 1969 - 26 prill 1999) ishte një ushtar i UÇK-së nga fshati Kutllovc i Mitrovicës. Rrjedh nga një familje e varfër, por me traditë bujare. Shkollën fillore e nisi në fshatin e tij të lindjes, ndërsa e mbaroi në Shupkovc.[1]
Më 1984 regjistrohet në gjimnazin ushtarak, në Beograd, drejtimi i përgjithshëm, e më pastaj e vazhdoi dhe e mbaroi në Sarajevë. Ishte njëri ndër kadetët më të mirë të gjeneratës.
Kjo i bëri të mundur që pa veshtirësi të reigjistrohet në Akademinë e Lartë të Artilerisë në Zarë. Edhe atje u dallua për zgjuarsinë e jashtëzakonshme.
Zgjuarsia dhe përkatësia shqiptare bëjnë që eprorët ushtaral serbë ta gjelozojnë dhe ta urrejnë. Sigurisht me qëllim të ndërprerjes së vrullit të studimeve e dergojnë në efekitvat e artilerisë në Smedervska Pallankë dhe në Vërshac. Edhe pse kishte nevojë që të punojë, të fitojë e ta ndihmoi familjen, Shemi e ksihte kuptuar se kjo ” e mirë” që i ofroi ushtria serbe ishte një dinakëri. Përkundër të gjitha vështirësive, Shemi i kishte vazhduar studimet me korrespondencë dhe mbaruar me sukses.[1]
Ai kishte fituar njohuri të shkëlqyeshme në fushën e artilerisë. Ishte bërë një epror shtarak mjaft i i ditur. Vitet e 90-ta e gjejnë komandant të kompanisë artilerike në Vërshac. Ish armata jugosllave e kishte dërguar në luftën serbo-kroate. Kishte marrë pjesë në shumë beteja; që nga Knini gjer në Vukovar. Edhe kjo ishte një përvojë e mirë për Shemin. Në rend të parë kishte mësuar për qëllimet pushtuese të Serbisë. Uniforma që e barte dita ditës i bëhet e huaj dhe e neveritshme. Ishte i vetëdijshëm se ndodhej në një ushtri që edhe popullit të tij i sillte tragjedi;vrasje, burgosje, maltretime e cka jo tjetër. Në vitin 1992 e braktisi ushtrinë serbosllave. Ra dëshmor në Luftën e Kosovës. Ai mban titullin "Hero i Kosovës".
Rrjeshtimi NË RADHËT e UCK-SË
RedaktoMenjëher pas paraqitjes së celulave të para të UCK-së në rajonin e Shalës, Shemin e gjejmë në radhët e para të tyre dhe pas formimit të brig.141 “MEHË UKA”. Ai emërohet komandant kompanie në Trepcali.Menjëher u hetua profesionalizmi i tij në radhët e ushtarëve,UCK-së. Iu shtua edhe një krah i fortë lufte,me vulnet te madh; ushtronte ushtarët ,përgadiste pozicionet, jo vetëm në kompanin e tij por ku e këkonte nevoja në tërë brigadën…
Pushka e tij nuk priti shumë dhe shkrehu qysh në betejën e parë më 10 korrik 98 në Mazhiq e kjo pushkë nuk pushoi deri pas ofensivës së shtatorit qe nga 10 korriku e deri ne ofensiven e 15 shataorit. Armiku disa herë tentoi t,i thej pozicionet tona, por gjithmonë u kthye i turpëruar me shumë të vrarë e të plagosur falë rezistencës së djemëve tanë të prirë nga Komandant Shemi; nga radhet tona ra edhe deshmori i parë, Avni Shabani nga Dedia e Shalës. Këtu u pa se do të bëhet një hero i përmasave kombëtare,i cili me heroizmin e tij i shtiu tmerrin armikut e u dha zemër luftëtarëve të lirisë.
Shemi NË krye TË NJËSISË speciale
RedaktoPas ofensivës së shtatorit, Shemsiu emërohet komandant i njësive speciale,i cili vuri në shërbim gjithë potencialin e tij nj erëzor për të përgaditur djemët e kësaj njësie në mënyrë sa më profesionale.
Duke marrë para syshë se ishte një ushtar profesionist, ai me besnikëri i sherbeu Atdheut deri në rënien e tij heroike dhe me profesionalizëm të rrallë udhëhoqi njesitet e tij që i komandonte.Komandant Shemi ishte protagonist i po thuajse të gjtha betejave që janë zhvilluar në Zonën Operative të Shalës, si në: Mazhiq, Trepcali,Kutllovc, Pasomë, Rashan, Rahovë, Melenicë, Preten, Majdan etj. Ushtarët e njesisë së tij ishin pjesëmarrës edhe në aksionin spektakular të zënies rob të tetë ushtarveë serb në Bare të Shalës e që mori jehonë të madhe,pasi që Beogradi u gjunjëzua para UCK-së dhe u detyrua të bëjë ndërrimin e robërve të luftës me c’rast u liruan 9 ushtarët tanë që ishin zënë robë në kufirin shqiptaro shiptar, ndërsa nga bashkësia ndërkombëtare e cilësoi UCK-në si ushtri të rregullt falë këtij aksioni shumë profesional. Komandant Shemi i pat arritur që me njësinë e tij të depërtoi në bazën e ushtrisë serbe në Kutllofc ku pat siguruar një sasi të madhe të municionit meqe rast siguron mbi 70 mij cop fishek kalibrash te ndryshem armatimit dhe ushqime të shumta si për ushtarë ashtu edhe për popullatën e strehuar në malet e Shalës. Ai i pat dalë në ndihmë edhe brigadës 142 që vepronte në kuadër të zo.së Shlës në Artakoll ku i pat dërguar mbi 20 ushtarë të njësisë së tij dhe në një rast ku kishte filluar tu ngushtohej rrethi i luftës ushtarëve të asaj brigade Komandant Shemi vendos një pjesë të njësisë së artilerisë themelues i së cilës ishte vet ai në kodrën e Llonakut në Pasomë dhe prej atje sulmon me minahedhës 120 mm me qe rast armiku humb orientimin dhe tërheqet nga ato pozicione.Komandant Shemi sic tregojnë bashkëluftëtarët e tij në beteja kishte një nr. të madh armësh ku pos revolës personale , ai posedonte edhe automatikun të cilin e përdorte edhe për tromblonë pastaj snajper nitroglicerinë etj Të gjitha i përdorte me shpejtësi dhe i kordinonte asi sojë sa që në beteja krionte përshtypjen se po luftonte një skuadër e tërë,kishte aftësi të shkëlqyera të vepronte si gueril ku shpesh her në betejat frontale pasi vendoste ushtarët në për pozita, ai vet depërtonte në prapavi të armikut nga ku i sulmonte dhe bënte që armiku të qorientohej dhe ta shthurte vijën e zjarrit.Ai arriti që për 46 ditë me radhë ti ndal forcat serbe duke qëndruar heroikisht në epopenë e Melenicës dhe nuk u tërhoqë për asnjë momen deri në rënien heroike në Majdanin legjendar ku sic tregojnë bashkëluftëtarët e tij në momenit e rënies nuk ishte më larg se dy metra nga forcat e shkieve,dhe pas rënies së tij bijen po thuajse shumica e pozicioneve në brig.141 Mehë Uka. Këto cilësi të rralla ushtarake Komandant Shemin engrisin në një luftëtar vërtetë të madh njëluftëtar të përmasave mitologjike i cili duhet të jet shembull për breznitë e ardhme se si duhet të luftohet dhe të vdiset për atdhe.[1]
Beteja e PAVDEKËSISË
RedaktoBeteja e Melenicës njihet si njëra ndër betejat më të lavdishme të UCK-së, protagonist i së ciles ishte vet Komandant Shemi. U luftua plo t 46 ditë me radhë dhe sotë me të drejtë ka marë epitetin “EPOPEJA E MELENICËS”, betejë kjo që Komandant Shemit i dhuroi pavdekësinë.Cdo ditë luftohej,cdo ditë armiku sulmonte pa ndërprerë ,por edhe luftëtarët e njësisë speciale në krye me Komandant Shemin sulmonte mbi armikut duke mos i lënë asnjëhrë të qetë e të mendonin për t,u ripozicionuar në llogore tjera. Dhe, pas sa e sa betejave,vie dita e 26 prillit paraqet kulmin e epopesë së madhe shaljane,po bëhej luftë për jetë a vdekje,lagjeja e Cenajve dhe kodra e Majdanit po flakëronte si në beteja dragonjësh. Në orët e mesditës bien heroikisht luftëtarët sy- patrembur Rrustem Hyseni, Ahemt e Xhemail Haxha dhe Asllan Cimili.Pas rënies së tyre, Komandant Shemi betohet se për të gjallë nuk do ta jap Majdani,sepse pikërisht nga ajo pikë varej edhe e ardhmja e asaj beteje për të dyja palët. Luftimet vazhduan pa n dërprerë deri në orët e mbrëmjes.Komandant Shemi shpejt harton planin në mbrojtje të majës së Majdanit.V lenë të cekët se armiku në këtë betejë kishte angazhuar të gjitha repartet ushtarake ,që nga ushtarët e thjeshtë,mercenar e cetnik e deri tek njesitet më të specializuar të paisura me tekninkë moderne lufte deri në arltilerin më të rëndë,me qëllim të thyerjes së frontit në Melenicë,e cila ishte shndruar në një kështjellë të pa mposhtur,apo sic e quan poeti Jakup Ceraja Krujë Skenderbegiane në krye me Komandant Shemin. Orët e mbrëmjes ushtarët e njësisë speciale i gjenë në istikamet që shpien drejtë majës së Majdanit.Luftohej në një distancë shumë të afërt.U hodhën bomba dore e u shkëmbyen të shara,epilog i dhembshëm por krenar për malsorët që qefinin bartnin me vete,duke u ballafaquar fyt më fyt me armikun nga një armë automatike në një afërsi me 2 a 3 metrash.Qëllohet në gjoks Komandant Shemi dhe në ballë ushtari i lavdishëm Arsim Muzaqi i cili njëjerit ishte edh e kampion i Kosovë në karate, që të dy bien heroikisht për të mos vdekur më kurrë.[1]
Në ato momente dikush nga ushtarët flet me zë dhe thotë:na u vra Komandanti ,me gjasë ushtarët serb dëgjoin këto fjalë dhe ngrihen në këmbë për t,i kapur të gjallë,po ushtarët e njësisë me vigjilencë gjinden pran trupit të Komandantit për ta mbrojtur ku bënë një luftë të ashpër në tërheqjen e tij duke quar kështu në vend amanetin e Komandantit që trupi i tij të mos lihet në dorë të shkja barbarit. Edhe pse të thyer në shpirtë për humbjen e tij, të nesërmen ata e varrosin me nderima të larta në fshatin Bajgorë.Në këtë betejë heroike bien dëshmorë edhe ushtarët si: Enver Musa, Shemsi Isrefi,Faruk Beqiri,Sokol Preteni,Esat Meholli,Qazim Cimili dhe plagosen disa të tjerë. Sot emrin e Komandant Shemsi Ahmetit e njeh mbarë gjeografia jonë kombëtare atë e hasim kudo,në rrugë e në sheshe, në ballë të shkollave,në këngë vargje e poezi,në libra e revista të ndryshme, të skalitur në pllaka përkujtimore e më mirë se kudo tjetër e kemi në zemër të Mitrovicës nga ku shtatorja e tij lëshon rreze atdhedashurie anekënd tokës shqiptare.Ai për vepra trimërie e sakrifice për Lirinë dhe Pavarsinë e Kosovës ka marrë edhe ”URDHRIN HERO I KOSOVËS” nga presidentja e vendit! Kpmandant Shemi dhe gjithë dëshmorët e kombit nuk deshën të jetojnë në një kohë pa emër por me luftën dhe rënien heroike i dhanë emër kohës së tyre,ata sikur i mbajtë vathë në vesh fjalët e poetit të madh Gjergj Fishta,se
”Më mir n’varrë me u kja për mallë
se nën shkja me nej i gjallë”
Referime
Redakto- ^ a b c d "Shemsi Arif Ahmeti (8.6.1969 – 26.4.1999)". Radio Kosova e Lirë. 26 prill 2024. Marrë më 12 gusht 2024.