Sherif Toptani (Konie, 1901 - 1965) ka qenë inxhinier shqiptar.

Biografia Redakto

U lind në Konie të Anadollit, djali i dytë i Murat Toptanit dhe Asije Frashërit. Familja e Murat Toptanit ishte e internuar nga autoritetet osmane. Më 1908 me shpalljen e Hyrjetit familja kthehet nga internimi në Tiranë. Në moshën 7 vjeçare filloi shkollën fillore te Mati Logorecit. Në moshën 13 vjeçare së bashku me vëllezërit dhe kushurinjtë shkon për vazhdimin e shkollës fillimisht në Krems dhe pastaj në gjimnazin në Grac, të cilin e kryen më 1928. Shkollën e lartë e kryen në Gjermani në Mynih më 1933, për teknologji dhe kimi industriale. Në këtë vit kthehet në Shqipëri si një intelektual i formuar, i edukuar për gati 20 vjet në Austri dhe Gjermani dhe punësohet në Kuçovë në Shoqerinë A.I.P.A. Mbas çlirimit ishte një nga kuadrot e pakta që mbajten mbi supe ngarkesën teknike dhe organizative për ringritjen e kantjereve dhe industrisë së naftës në të gjitha degët e saj.

Burime Redakto