Sheshi Trafalgar (Anglisht: Trafalgar Square /trəˈfælɡər/ trə-FAL-gər) është një shesh publik në Qyteti i Westminster, Central London, e ndërtuar rreth zonës së quajtur Charing Cross. Sheshi mori emrin pas ngjarjes Beteja e Trafalgarit, një betejë që ndodhi më 21 tetor 1805 jashtë bregdetit të Kepit Trafalgar.

Pamja e sheshit më 2009

Vendi i Sheshit Trafalgar kishte qenë një pikë referimi e rëndësishme që nga shekulli i 13-të dhe fillimisht përmbante stallë të Mbretit. Pasi George IV zhvendosi stallën në Buckingham Palace, zona u rizhoq nga John Nash, por përparimi ishte i ngadaltë pas vdekjes së tij, dhe sheshi nuk u hap deri në vitin 1844. Kolona e Nelsonit në qendër të saj ruhet nga katër statuja luani.

Sheshi është përdorur për tubime të komunitetit dhe demonstrime politike, përfshirë të Dielën e Përgjakshme e vitit 1887, protestat kundër luftës dhe fushatat kundër ndryshimit të klimës. Një pemë e Krishtlindjes është dhuruar në shesh nga Norvegjia që nga viti 1947 dhe është ngritur për dymbëdhjetë ditë para dhe pas ditës së Krishtlindjes. Sheshi është një qendër e festimeve vjetore në prag të Vitit të Ri. Ishte e njohur për pëllumbat e saj të egër deri në heqjen e tyre në fillim të shekullit 21.

Sheshi Trafalgar është shfaqur në filma dhe seriale gjatë viteve 1960, përfshirë The Avengers,[1] Casino Royale,[2] Doctor Who,[3] dhe The Ipcress File.[4] Në korrik 2011, për shkak punimeve në Sheshin Leicester, filmi Harry Potter and the Deathly Hallows – Pjesa 2 u xhirua në sheshin Trafalgar.

Sheshi Kombëtar i Heronjëve kishte emrin Sheshi Trafalgar përpara se të riemërohej më 1999 në përkujtim të heronjëve kombëtar të Barbadosit.

Referime Redakto

  1. ^ Chapman, James (2002). Saints and Avengers: British Adventure Series of the 1960s (në anglisht). I.B.Tauris. fq. 72. ISBN 978-1-86064-753-6.
  2. ^ Burlingame, Jon (2012). The Music of James Bond (në anglisht). Oxford University Press. fq. 68. ISBN 978-0-19-986330-3.
  3. ^ Muir, John Kenneth (1999). A Critical History of Doctor Who on Television (në anglisht). McFarland. fq. 228. ISBN 978-0-7864-3716-0.
  4. ^ James, Simon (2007). London Film Location Guide (në anglisht). Anova Books. fq. 91. ISBN 978-0-7134-9062-6.

Lidhje të jashtme Redakto

  Commons: Trafalgar Square – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale