Sheuqet Muka (Shkodër, 13 shtator 1887 - 28 janar 1967) ka qenë ulema dhe arsimtar shqiptar, i vlerësuar me nderimin "Mësues i Popullit" për kontributin e tij. Përkrahës i mbretit Zog, antifashist i internuar nga italianët, mbështetës i Legalitetit gjatë Luftës së Dytë, u përndoq dhe u burgos nga regjimi komunist.[1]

Biografia

Redakto

U lind në lagjen e Parrucës të qyteit të Shkodrës, në gjirin e një familjeje qytetare, i biri i Ahmetit dhe Fatimes.[2] Mësimet e para i mori te mejtepi i Molla Medos me mësues Hafiz Musanë,[3] më tej tek myderrizët Haxhi Ibrahim Kaduku, Haxhi Hafiz Sali Myftia, Haxhi Muhamed Bekteshi, etj.[4] Studimet e mesme i ndjeku dhe kreu në gjimnazin ushtarak qytetas (Mekteb-i Ruzhdie-i asqerie).

Studjoi për arabisht, persisht, turqisht, italisht, matematikë, algjebër, gjeometri, trigonometri. Më 1915 në shkollën tregtare italiane kreu kurs kualifikimi për frëngjishten dhe shqipen. U internua nga italianët për 14 muaj në Favinjano, Siçili më 19 nëntor 1919 kur ishte në Vlorë.[1]

Referime

Redakto
  1. ^ a b Juka, Gëzim H. (2018). Shkodranët e 7 prillit dhe të 29 nëntorit. Tiranë: Reklama. fq. 219–220. ISBN 9789928440358.
  2. ^ Muka, Adnan (2019). Sheuqet Muka "Shkodrani". Shkodër: Rozafat. fq. 119. ISBN 9789928270122.
  3. ^ Hoti, Vehbi (2019). "Sheuqet Muka, jeta dhe veprimtaria atdhetare e nacionaliste". Sheuqet Muka "Shkodrani". Shkodër: Rozafat. fq. 28.
  4. ^ Luli, Faik (2019). "Sheuqet Muka, intelektual i shquar islam". Sheuqet Muka "Shkodrani". Shkodër: Rozafat. fq. 78.