Shkëlzen Baftiari

pianist shqiptar nga Tetova, Republika e Maqedonisë

Shkëlzen Baftiari (lindur më 1986, në Tetovë) është një pianist dhe profesor shqiptar nga Maqedonia. Ai mbaroi shkollën fillore dhe të mesme në Qendrën e Shkollës së Muzikës - Baletit "Ilija Nikolovski - Luj" në Shkup, dhe u diplomua me "Cum Laude" nga Fakulteti i Muzikës në Shkup. Ai përfundoi studimet master në piano me pianistin Simon Trpceski.[1] Shkëlzeni është vëllai i violoçelistes Yllza Baftiari.

Shkëlzen Baftiari
Background information
Lindi1986, Tetovë, Republika e Maqedonisë
pianist, profesor
Instrument(et)Piano

Karriera Redakto

 
Shkëlzen Baftiari duke performuar në Festivalin Vjeshtor të Muzikës në Shkup (2017)

Baftiari ka marrë pjesë në shumë koncerte në Maqedoni dhe jashtë saj. Përveç kësaj, ai është gjithashtu fitues i shumë garave kombëtare dhe ndërkombëtare. Disa prej tyre përfshijnë: çmimin e parë në Blagoevgrad (Bullgari), Laureat në Konkursin Ndërkombëtar "Valentino Bucchi" në Romë, çmimi i dytë në Konkursin Ndërkombëtar "Nikolai Rubinstein" në Paris, çmimin e parë në Konkursin Ndërkombëtar "Schumann-Brahms" në Plovdiv (Bullgari). Në prill të vitit 2007 ai ishte fituesi i Çmimit të Special të Parë në Konkursin e Pianos në Republikën e Maqedonisë.[1]

Ai ka dhënë recitale në Shkup, Prishtinë, Tiranë, Sofje, Beograd, Tetovë, Ohër, dhe ka performuar si solist me Orkestrën Filarmonike të Maqedonisë dhe Orkestrën Simfonike të Fakultetit të Arteve Muzikore në Shkup.[2][3]

Referime Redakto

  1. ^ a b "SHKËLZEN BAFTIARI". european-music-academy-ks.com. European Summer Music Academy. Marrë më 1 tetor 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Pianist Shkelzen Baftiari". londoncityphilharmonic.co.uk. London City Philharmonic. Marrë më 28 nëntor 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Piano and flute concert - Shkëlzen Baftiari and Lejla Beqiri". Tetovo Municipality. 24 nëntor 2015. Arkivuar nga origjinali më 1 dhjetor 2017. Marrë më 28 nëntor 2017. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme Redakto

  Commons: Shkëlzen Baftiari – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale