Shkarkimi i varur dhe i pavarur elektrik në gaze

Shkarkimi elektrik ne gazra ndodh kur rryma elektrike rrjedh përmes një mediumi te gaztë shkak I jonizimit te gazit.

Sasi e madhe e fuqive në mes të dy elektrodave. Ngjarja e jonizimit te gazit liron një elektron, dhe çdo përplasje pasuese çliron një elektron të mëtejshëm, në mënyrë që dy elektronet dalin nga çdo përplasje: elektroneve jonizues dhe elektrone te liruar..

Në varësi të disa faktorëve, shkarkimi mund të rrezatojë dritë të dukshme. Rryma elektrike ne Gazet percillet me dinamizem te madh te fenomeneve aukustike,mekanike,Drita etj, gje qe nuk ka qene rast as tek Metalet. Vetite e shkarkimeve elektrike në gaze janë studiuar në lidhje me hartimin e burimeve të ndriçimit dhe në projektimin e pajisjeve elektrike të tensionit të lartë.

Keshtu do te kemi:

  • Shkarkimin e varur elektrik dhe
  • Shkarkimin e pavarur

Shkarkimi i varur elektrik Redakto

Jonizimi I gazeve eshte procesi gjate te cilit ndahen elektronet nga molekulat e gazeve ashtuqe nga molekulat neutrale krijohen dy grimca te elektrizuara. Gazet do te mbeten te jonizuara derisa te veprojne faktoret e jashtem,perkatesisht jonizuesi.Rryma e cila mbreteron ne gaze derisa te veproje jonizuesi quhet rryme e varur, kurse dukuria quhet shkarkim I varur elektrik. Nese shqyrtojme varesine ndermjet Intensitetit dhe Tensionit te rrymes gjate jonizimit te gazeve,shohim se me rritjen graduale te tensionit do te rritet edhe intensiteti I rrymes, qe do te thote se vlen Ligji i Omit. Pas zmadhimit te tensionit edhe me tej(U1 deri U2) intensiteti i rrymes nuk do te nderroje,qe do te thote se te gjitha jonet e krijuara me Rrezet rentgen do te arrijne deri ne pllakezat e kondensatorit, kjo quhet rryme e ngopur. Duke e rritur tensionin deri ne vlera te larta,intensiteti i rrymes vrullshem rritet. Ne tensione edhe me te larta shfaqet jonizimi godites. Nga kjo rrjedhim se procesi i zbrazjes elektrike per vlera e U prej U=0 deri ne U=3 paraqet shkarkim te varur elektrik.

Shkarkimi i pavarur elektrik Redakto

Kur rryma elektrike ne gaze shfaqet vetvetiu,pa ndikim e faktoreve te jashtem themi se ne gaze eshte shkaktuar shkarkimi i pavarur elektrik. Shkarkimi i pavarur elektrik ne gaze mund te shfaqet ne mes te dy elektrodave, ne qofte se mes tyre ekziston tensioni i larte. Me kete rast nje numer i vogel i joneve ne ajer duke u terhequr nga elektroda fitojne shpejtesi te madhe nen ndikimin e fushes elektrike te jashtme.Kjo shpejtesi do te jete e mjaftueshme qe Energjia kinetike te shkaktoje jonizimin e molekulave te ajrit, keshtu do te krijohet nje zbrazje ne forme te shkendijes elektrike. Shkarkimi elektrik i pavarur ndodh edhe ne atmosfere.Jonet ne ajer kryesisht perbehen nga molekulat e azotit dhe te oksigjenit,ku nje pjese jane pozitive kurse te tjerat negative,si dhe nje numer i vogel i elektroneve te lira dhe joneve te renda. Tash,nen veprimin e fushave elektrike me tensione te larta, jonet qe gjenden ne ajer do te fitojne nje shpejtesi te madhe. Keto jone qe fitojne kete shpejtesi, ndeshen me molekula neutrale te ajrit dhe ndajne nga ato jone te reja dhe elektrone, qe po ashtu ndeshen me molekulat e tjera neutrale. Jonet fillestare krijohen ne ndikimin e rrezeve kozmike,rrezeve radioaktive,Rrezet ultravioletë etj. Llojet e shkarkimeve te tilla elektrike jane te ndryshme, per shembull ne atmosfere shfaqet:

  1. Shkendija elektrike
  2. Krisma
  3. Rrufeja

Shkendija elektrike Redakto

Kjo shfaqet ne mes te dy elektrodave apo dy trupave te ngarkuar me ngarkese te elektricitetit +q dhe -q,kur ne mes te tyre vepron Fusha elektrike me intensitet te madh. Fusha e tille do te beje jonizimin e gazit ashtuqe jonet negative levizin me shpejtesi te madhe kah Elektroda (trupi) me elektricitet pozitiv.Ne ate rast behet shkarkimi elektrik ne molekulat neutrale te gazit,te cilat gjenden ne mes te trupave te elektrizuar, shkatrkim ky qe percillet me drite te forte dhe nje krisme te ashper. Shkarkimi elektrik gjate shkendijes behet ne

forme te nje kanali me c'rast formohet nje numer i madh jonesh pozitive dhe negative. Krisma gjate shkendijes shfaqet per shkak se gjate levizjes se joneve, molekulat neutrale te gazit bejne rezistence,prandaj ajri nxehet dhe arrin temperaturen deri ne mijera Kelvin. Kjo ndodh per nje kohe te shkurter,disa nanosekonda. Per shkak te nxehjes, ajri bymehet, gje qe percillet me krisme. Intensiteti i shkendijes elektrike varet nga potenciali i sferes,distanca ne mes te trupave te ngarkuar dhe e llojit te gazit. Ne ajer shkendija mund te shfaqet ne shtypje dhe temperatura te rendomta, ne qofte intensiteti i fushes elektrike eshte E=3x10 ne fuqine e 6 V/m. I tere ky shkarkim behet neper nje kanal ne te cilin formohet numer i madh i joneve pozitive dhe elektroneve, e ato kanale quhen strimer.

Rrufeja Redakto

 
Rrufeja

si shembull i shkendijes elektrike por me dimensione me te medha eshte edhe rrufeja e cila krijohet gjate te reshurave atmosferike me c'rast behet ndryshimi i shtypjes dhe temperatures se ajrit.