Shkenca e informacionit

fushë që merret kryesisht me analizën, mbledhjen, klasifikimin, manipulimin, ruajtjen, marrjen dhe shpërndarjen e informacionit

Shkenca e informacionit është një fushë ndërdisiplinore që kryesisht merret me analizën, mbledhjen, klasifikimin, manipulimin, ruajtjen, rikthimin, lëvizjen, përhapjen dhe mbrojtjen e informacionit.[1] Praktikuesit e fushës studiojnë aplikimin dhe përdorimin e njohurive në organizata, së bashku me ndërveprimin midis njerëzve, organizatave dhe çdo sistem të informacioneve ekzistues, me qëllim të krijimit, zëvendësimit, përmirësimit, ose të kuptuarit e sistemeve të informacionit. Shkenca e informacionit shpesh (gabimisht) konsiderohet si një degë e shkencave kompjuterike; megjithatë, ajo daton para shkencave kompjuterike dhe në fakt është e gjerë, fushë ndërdisiplinore, që përfshinë jo vetëm aspektet të shkencës kompjuterike, por shpesh fusha të ndryshme të tilla si shkenca e arkivimit, shkenca kognitive, tregti, komunikimiligji, shkenca e bibliotekës, muzeologjia, menaxhimi, matematika, filozofia, politika publike, dhe shkencat shoqërore.

Biblioteka e lashtë e Aleksandrisë, një formë e hershme e ruajtjes dhe rikthimit të informacionit.

Themelimi

Redakto

Fushëveprimi dhe qasja

Redakto

Shkenca e informacionit fokusohet në të kuptuarit e problemeve nga perspektiva e palëve të përfshirë dhe më pas aplikimin e informacionit dhe teknologjive të tjera sipas nevojës. Me fjalë të tjera, ajo së pari trajton problemet sistematike e jo pjesë të veçanta të teknologjisë brenda atij sistemi. Në këtë drejtim, mund të shohim shkencën e informacionit si një përgjigje ndaj determinizmit teknologjik, besimin se teknologjia "zhvillon me ligjet e veta, që të realizojë potencialin e vet, i kufizuar vetëm nga burimet materiale në dispozicion dhe krijimtaria e zhvilluesve të saj. Prandaj, duhet të konsiderohet si një sistem autonom që kontrollon dhe përfundimisht depërton në të gjitha nënsistemet e tjera të shoqërisë"[2].

Përkufizimet e shkencës së informacionit

Redakto

Një përkufizim i hershëm i Shkencës së informacionit (duke u rikthyer pas në vitin 1968, viti kut Instituti i Dokumentacionit Amerikan "American Documentation Institute" u riemërua në Shoqata Amerikane për Shkencë dhe Teknologjinë e Informacionit "American Society for Information Science and Technology") deklaron:

"Shkenca e informacionit është ajo disiplinë që hulumton përmbajtjen dhe sjelljen e informacioneve, forcat që drejtojnë rrjedhjen e informacionit dhe mjetet e përpunimit të informacionit për qasje optimale dhe përdorshmëri. Ajo ka të bëjë me atë trupin e njohurive në lidhje me prejardhjen, mbledhjen, organizimin, ruajtjen, marrjen, interpretimin, transmetimin, transformimin, dhe përdorimin e informacionit. Kjo përfshin hulumtimin e përfaqësimit të informacionit në të dy sistemet natyrore dhe artificiale, përdorimin e kodeve për transmetimin efektiv të mesazhit, dhe studimin e pajisjeve të përpunimit të informacionit dhe teknikave të tilla si kompjuterët dhe sistemet e tyre programore. Kjo është një shkencë ndërdisiplinore që rrjedh nga dhe në lidhje me fusha të tilla si matematika, logjika, gjuhësia, psikologjia, teknologjia kompjuterike, operacionet e kërkimit, artet grafike, komunikimi, shkenca e librarive, menaxhimi, dhe fusha të tjera të ngjashme. Ajo ka një komponent të shkencës së pastër, e cila kërkon në subjektin pa e konsideruar zbatimin e saj, edhe një komponent të shkencës së zbatuar, e cila zhvillon shërbime dhe produkte." (Borko, 1968, p.3).[3]

Referime

Redakto
  1. ^ Stock, W.G., & Stock, M. (2013).
  2. ^ "Web Dictionary of Cybernetics and Systems: Technological Determinism". Principia Cibernetica Web. Arkivuar nga origjinali më 12 nëntor 2011. Marrë më 2011-11-28. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Borko, H. (1968). Information science: What is it? American Documentation 19(1), 3¬5.

Për lexim të mëtejshëm

Redakto
  • Khosrow-Pour, Mehdi (2005-03-22). Encyclopedia of Information Science and Technology. Idea Group Reference. ISBN 1-59140-553-X. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Encyclopedia of Information Science and Technology. Idea Group Reference. ISBN 1-59140-553-X. 

Lidhje të jashtme

Redakto