Shkolla Normale e Bukureshtit
Shkolla Normale e Bukureshtit e njohur në gjuhën rumune si Scuola Normale Albaneze ishte një institucion arsimor i profilit pedagogjik, i themeluar më 10 maj të vitit 1892, në kryeqytetin e Rumanisë, Bukuresht.[1]
Historiku
RedaktoShkolla Normale e Bukureshtit është themeluar nga ana e Shoqërisë "Drita" e Bukureshtit. Njoftimi për hapjen e saj u bë në gazetën "Drita" të Bukureshtit më 24 korrik të vitit 1892. Po në këtë vit u hartua edhe Rregullorja e shkollës, me 23 nene. Në nenin 23 të saj mes tjerash thuhej se "mësuesit e kësaj shkolle do të hapin mësojtore shqipe në Shqipëri, Bullgari, Mal të Zi, Greqi, Itali, Austro-Hungari, Serbi dhe Rusi. Në këtë institucion arsimor mësoheshin këto lëndë mësimore:gjuha shqipe, gjuha rumune, gjuha osmane, pedagogji, histori, gjeografi, matematikë, dituri natyre, bukurshkrim, edukatë artistike, muzikë, gjimnastikë, kanunet e Perandorisë Osmane, mësim feje (ortodokse, myslimane dhe katolike). Si tekste mësimore janë përdorur veprat shqipe të botuara nga shtypshkronja shqiptare në Bukuresht mes të cilave dallohet libri "Leçitjea sqipe" pastaj libri tjetër "Gramatika e gjuhës shqipe" (Gramatica limbii albaneze) i përgatitur posaçërisht për këtë shkollë, etj. Drejtor i shkollës ka qenë Nikolla Naço (1843 - 1913).[2] Shkolla kishte edhe internatin e saj. Në këtë institucion arsimor pedagogjik u arsimuan mbi 100 intelektualë shqiptarë. [3] [4]
Shih edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ Osmani, Shefik (1983), Fjalor i pedagogjisë, Tiranë: Shtëpia Botuese "8 Nëntori", fq. 644 - 645, OCLC 17442147, OL 2978079M
{{citation}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ I.D.: Nikolla N. Naço-Korça (1843-1913), “Dukagjini” Pejë, 2000.
- ^ http://toptetovanews.blogspot.com/2014/05/nikolla-naco-nje-jete-per-shkollat.html
- ^ A.P.:Identifikimi i flamurit të Shoqërisë së Shqiptarëve “DRITA” të Bukureshtit..doc Qendra e Studimeve Albanologjike