Shkolla gramatikore
Shkolla gramatikore është njëra nga disa llojet ose tipet e shkollave të njohura si në historinë e arsimit të disa vendeve evropiane ashtu edhe në kushtet dhe rrethanat bashkëkohore.
Përmbledhje
RedaktoSot shkollat gramatikore janë një nga llojet kryesore të shkollave që fillimisht kishin për qëllim mësimin e gjuhës latine në vitet e para, por me kalimin e kohës, programi mësimor (programet e mësuara ose përmbajtja e kursit) janë zgjeruar për të mësuar gjuhë të tjera kryesore si anglisht, frëngjisht, italisht, spanjisht, etj. Shkollat gramatikore janë zakonisht institucione private të arsimit, domethënë, ato nuk drejtohen ose menaxhohen nga qeveria, megjithëse edhe këtu ka përjashtime, varësisht nga vendi.
Si institucione arsimore historikisht dhe fillimisht janë paraqitur në Greqinë e lashtë ku janë mësuar njohuri elementare nga gramatika, leximi dhe aritmetika. Më vonë, në kohën e Perandorisë Romake janë mësuar edhe gjuha greke, gjuha latine, dhe retorika.
Në Mesjetë qëllimi kryesor i shkollave gramatikore ishte mësimi i latinishtes. Me kalimin e kohës, kurrikula e tyre u zgjerua, duke përfshirë dhe gjuhë të tjera evropiane, (gjuhën frënge, gjuhën angleze, etj.) shkencat natyrore, matematikë, histori, gjeografi dhe lëndë të tjera. Karakteristika kryesore është se një shkollë gramatikore mund të zgjedhë nxënës bazuar në arritjet akademike ndërsa një shkollë tjetër ekuivalente jo. [1] [2] [3]
Shih edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ William Henry Hadow, red. (1926). The Education of the Adolescent (në anglisht). London: HM Stationery Office. Marrë më 15 prill 2010.
- ^ Peter Gordon; Denis Lawton (2003). Dictionary of British Education (në anglisht). London: Woburn Press.
- ^ Will Spens, red. (1938). Secondary education with special reference to grammar schools and technical high schools (në anglisht). London: HM Stationery Office. Marrë më 15 prill 2010.