Shoqata e Botuesve të Kosovës
Shoqata e Botuesve të Kosovës u themelua në janar të vitit 2000 me iniciativën e botuesve Abdullah Zeneli i Sh.B. Buzuku, Daut Demaku i Sh.B. Rilindja dhe Mit'hat Lepaja i Sh.B. Dija.
SHBK është e regjistruar në shkurt të vitit 2000 në UNMIK si Organizatë Jo Qeveritare.
Shoqata e Botuesve të Kosovës afirmon veprimtarinë botuese të Kosovës si në vend ashtu edhe jashtë. Një nga format më të suksesshme që libri të gjendet sa më afër lexuesit është organizimi tradicional i panairit të librit të Prishtinës si dhe pjesëmarrja e botuesve të Kosovës me stendë të përbashkët në panairin më të njohur të botës në Frankfurt.
Stafi drejtues
RedaktoShoqata e Botuesve të Kosovës udhëhiqej nga kryetari Nazmi Rrahmani, nënkryetari Eqrem Basha dhe sekretari Abdullah Zeneli. Në mbledhjen e bordit të ri, më 12 prill 2010, u zgjodh udhëheqja e re me këtë përbërje: Daut Demaku (kryetar), Besian Zeneli (nënkryetar) dhe Mithat Lepaja (sekretar). Besian Zeneli u mandatua për koordinator të panairit tradicional të librit të Prishtinës. Më 2019 u zgjodh Kryesia e re me këtë përbërje: Edon Zeneli (kryetar), Artin Ahmeti (nënkryetar) dhe Arbër Rrahmani (sekretar). Besian Zeneli vijoi me mandatin si koordinator i panairit tradicional të librit të Prishtinës.