Abdullah Zeneli
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Abdullah Zeneli (25 mars 1952), botues dhe shkrimtar shqiptar.
Abdullah Zeneli | |
---|---|
U lind më | 25 mars 1952 Siboci i Poshtëm Podujevë Kosovë |
Kombësia | Shqiptar |
Gjinitë letrare | poezi, prozë |
Biografie
RedaktoU lindi më 25 mars të vitit 1952. Është poet, prozator dhe editor i shtëpisë botuese Buzuku, Prishtinë, Kosovë. Ka kryer studimet e larta në Fakultetin e Filologjisë të Prishtinës, dega Letërsi dhe Gjuhë Shqipe. Nga viti 1973 ka punuar në shtëpinë botuese Rilindja. Nuk kishte krijimtari të rregullt dhe komode, edhe pse shkrimin e parë letrar, poezinë Rrëfime kohe e pati botuar në revistën letrare shqiptare Jeta e Re qyshkur ishte nxënës i normales së Prishtinës (1967-1971). Në shtypin dhe periodikun shqiptar janë botuar rregullisht poezitë e Zenelit.
Tituj të veprave
Redakto- Gryka e Drinit, tregime, Rilindja, Prishtinë, 1990, Buzuku, Prishtinë, 2023
- Odiseu i Bjeshkëve të Nemuna, tregime, Buzuku, Prishtinë, 1997 dhe 2012
- Toka shqiptare, Nositi - D.I.J.A. Poradeci, Pogradec, 2000; Buzuku, Prishtinë, 2014
- Nëna lutet për ne (dramë për Nënën Terezë), Buzuku, Prishtinë, 2016
- Luleshkronjat (dramë për Kongresin e Manastirit), Buzuku, Prishtinë, 2016
- Vetmia e mermertë, poezi, Buzuku, 2016
- Ëndrra me gurë, poezi, Buzuku, 2018
- Rabini im, poezi, Buzuku, 2020
- Koncert në kohë dashurie, poezi, Buzuku, 2021
- Trioletiana, poezi, Buzuku, 2022
Te tjera
Redakto- Shoqata e Botuesve të Kosovës (2000-2022)
Mirënjohjet
Redakto- Anëtar i Kryesisë së Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës (2007-2009)
- Organizator i panairit të librit të Prishtinës (1999-2022)
- Urdhri i artë "Naim Frashëri" nga Presidenca e Shqipërisë në 30-vjetorin e shtëpisë botuese "Buzuku" (14 tetor 2020)
- Mirënjohje Presidenciale e Kosovës për merita në fushē botimesh me rastin e 30-vjetorit të shtëpisë botuese "Buzuku" (30 gusht 2020)
- Mirënjohje nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Kosovës me rastin e 30-vjetorit të shtëpisë botuese "Buzuku" (3 shtator 2020)