Shoqata e Shahut Profesionist

organizatë

Shoqata e Shahut Profesionist (anglisht Professional Chess Association - PCA), ishte një organizatë rivale me Federatën Botërore të Shahut (FIDE) organizoi një seri të vetën garash për kampionatin botëror të shahut. Kjo shoqatë veproi prej vitit 1993 deri rreth vitit 1996.

Zanafilla

Redakto

Që nga viti 1948, kampionati botëror i shahut organizohej nga FIDE. Çdo tre vjet, kampioni në fuqi duhej të mbronte titullin e tij kundër një sfidanti, fitues i një serie ndeshjesh kualifikuese. Në vitin 1993, Nigel Short u bë sfidanti i Geri Kasparov-it.

Short-i dhe Kasparov-i ishin të pakënaqur me kushtet financiare të propozuara nga presidenti i atëhershëm i FIDE-s, Florencio Campomanes. Pika kryesore e mosmarrëveshjes ishte një dispozitë në rregullore që i siguronte FIDE-s një pjesë të konsiderueshme të fondit të çmimeve. Dy mjeshtrat e mëdhenj besonin se shuma duhej të ndahej tërësisht mes pjesëmarrësve të ndeshjes. Si rezultat i këtij konflikti, ata nuk morën pjesë në ndeshjen e organizuar nga FIDE dhe u përjashtuan nga organizata. Në vend të tyre atë ndeshje e luajtën Anatoli Karpov dhe Jan Timan.

Pas shkëputjes nga FIDE, Short-i dhe Kasparov-i themeluan Shoqatën e Shahut Profesionist (PCA). Qëllimi i saj, përveç organizimit të ndeshjes Kasparov-Short, ishte ta ngrinte organizimin e kampionatit botëror në një nivel më "profesional". PCA arriti të sigurojë si sponsor kompaninë e kompjuterëve Intel.

Aktivitetet

Redakto

Në 1993, ndeshja Kasparov-Short u luajt në Londër. Kasparov fitoi 12½-7½ dhe u bë kampion bote i PCA-së.

Po ashtu, në vitin 1993, në Groningen u organizua një turne i madh kualifikues sipas sistemit zviceran, ku shtatë më të mirët, së bashku me Short-in, u kualifikuan për ndeshjet e Turneut të Kandidatëve.

Në vitin 1994, në Nju Jork u zhvilluan ndeshjet e mëposhtme:

Më vonë atë vit, në Linares u zhvilluan gjysmëfinalet:

  • Anand - Adams 5½ - 1½
  • Kamsky - Short 5½ - 1½

Në vitin 1995, finalja u zhvillua midis Anand-it dhe Kamski-t. Anand fitoi me rezultatin 6½ - 4½, duke u bërë kështu sfidant i Kasparovit. Ndeshja mes tyre u zhvillua më vonë atë vit në Nju Jork dhe u fitua nga Kasparovi me rezultatin 10½ - 7½.

Më pas, PCA u shpërbë, kryesisht për shkak të tërheqjes së sponsorit kryesor, Intel. "Vijësia e kampionëve botërorë" e nisur nga PCA vazhdoi deri në vitin 2006, kur Kramnik dhe Veselin Topalov zhvilluan një "ndeshje ribashkimi".