Shehadeti

prayer
(Përcjellë nga Shpallja e besimit)
This is the stable version, checked on 18 qershor 2022. 1 pending change awaits review.

Kelimei shehadeti – të deklaruarit e fesë, shprehet kështu:

Një kaligrafi arabe e šahada-s (ose shehadetit) në xhaminë e Vazir-Khan-it në Lahore (Pakistan)

“Esh’hedu en la ilahe il-lall-llah ve esh’hedu enne Muhammeden abduhu ve resuluhu
(origjinal: لآ اِلَـهَ اِلاَّ لله محمد رسول الله )
(dëgjo origjinal këtu: شهادة)
Dëshmoj se nuk meriton kush adhurim pos Allahut dhe se nuk meriton kush pasim pos Muhammedit që është rob dhe i dërguar i Tij”.
Me këtë dekleratë njesohet besimi Islam – imani me urdhëresat praktike – Islamin.

Krahas emrave të All-llahut xh.sh. që na detyrojnë të t’u nënshtrohemi dispozitave të Tij, me anë të Kelimei – shehadetit e shprehim edhe emrin e Muhammedit alejhisselam, me çka zotohemi se do të shkojmë rrugës së Tij dhe se do ta ndjekim sunnetin e tij. Kjo do të thotë se do ti kryejmë e në jetë do t’i zbatojmë të gjitha urdhëresat e Zotit të natyrës praktike, të cilat i zbatoi Muhammedi alejhisselam.

Kushtet e plotësimit të deklarimit

Redakto

Deklarimi se s'ka adhurues në qiell dhe tokë që meriton adhurimin veç Tij dhe se Muhammedi - paqa qoft mbi të është i dërguar dhe rob i Tij nuk nënkupton se personi që ka deklaruar është mysliman nga ai moment, por ka kushte të cilat e përcjellin këtë deklarim.

Kuptimi i pjesës së dytë të shehadetit (MUHAMEDUN RESULULLAH) është ta duash Profetin (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) më shumë se çdo krijesë tjetër, t’i bindesh në gjërat që ai urdhëron dhe të largohesh nga gjërat që ndalon. Të besosh lajmet që sjell qofshin për kohën e tij apo për të ardhmen dhe ta adhurosh Allahun në përputhje me udhëzimin e tij. Sinqeriteti në bërjen e një vepre për hir të Allahut dhe pasimi i rrugës profetike, formojnë atë që quhet dëshmi.

Prandaj, një punë që të pranohet tek Allahu duhet të plotësojë dy kushte: a) të bëhet e sinqertë për hir të Allahut b) të bëhet në përputhje me sunetin (rrugën, traditën) e të Dërguarit (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) Nëse një punë nuk bëhet e sinqertë për hir të Allahut atëherë ajo refuzohet dhe tek Allahu nuk pranohet. Allahu i Madhëruar në Librin e Tij thotë: Ne do iu kthehemi veprave që bënë ata dhe do i bëjmë ato hi e pluhur.

Gjithashtu, në një hadith kudsij (të shenjtë) Allahu i Madhëruar ka thënë: "Unë jam më i panevojshmi për ortak. Prandaj kush punon një punë duke më shoqëruar ortak, Unë do e lë atë dhe ortakun e tij."

Gjithashtu, nëse një punë nuk bëhet në përputhje me rrugën e Profetit (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) atëherë edhe kjo punë refuzohet. Argument është hadithi i Profetit (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) i cili thotë: “Kush shpik në fenë tonë diçka që nuk i përket asaj, atëherë ajo punë nuk pranohet (nga Allahu)”.

Ndërsa në versionin që transmeton Myslimi, Profeti (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Kush punon një punë që nuk përputhet me fenë tonë, ajo do t’i refuzohet”. Duke u nisur nga kjo, themi se nuk janë të vërteta fjalët e disa njerëzve të cilët thonë se nëse një punë është e sinqertë, për hir të Allahut dhe ai që e vepron ka qëllim të mirë, kjo punë pranohet edhe nëse nuk është në përputhje me rrugën e Profetit (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!). Ky mendim hidhet poshtë me fjalën e Profetit (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) kur iu drejtua njërit prej shokëve të tij, i cili kishte therur kurbanin para namazit të bajramit: “Kafsha jote nuk vleu vetëm se për mish”.

Profeti (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) nuk e konsideroi kafshën e tij kurban, sepse ai e kishte therur para kohës së duhur. Ibën Haxheri (Allahu e mëshiroftë!) në komentin e këtij hadithi ka thënë: “Eshtë transmetuar se dijetari Ebu Muhamed bin Ebi Xhemrah ka thënë: “Nga ky hadith përfitojmë se puna sado e sinqertë të jetë, nuk pranohet, përderisa nuk është në përputhje me sheriatin."'

Eshtë transmetuar në “Sunenin” e Darimiut se Abdullah ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) kishte parë disa njerëz të mbledhur bashkë në xhami dhe që po mbanin në duart e tyre gurë të vegjël për t’i numëruar. Njëri nga ata thoshte: “Thoni Allahu Ekber njëqind herë dhe ata e thonin, thoni Elhamdulilah njëqind herë dhe ata e thonin, thoni SubhanAllah njëqind herë dhe ata e thonin”. Abdullah bin Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) kur i pa ata, u tha: “Cfarë është kjo që po bëni?” Ata u përgjigjën: “O baba i Abdurrahmanit! Nuk po bëjmë gjë tjetër vetëm se tesbih që i numërojmë me këta gurë”. Abdullahu tha: “Më mirë për ju është të numëroni mëkatet që bëni dhe (sikur ta lini këtë punë) unë ju siguroj se asnjë vepër e mirë nuk do t'ju shkojë dëm. Mjerë për ju, o popull i Muhamedit! Sa shpejt humbisni! Shokët e Profetit (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) janë të pranishëm, rrobat e tij akoma nuk janë kalbur dhe enët e tij akoma nuk janë thyer e ju veproni kështu! Betohem në Allahun se ju ose jeni popull më i udhëzuar se populli i Muhamedit (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!), ose i keni hapur vetes dyert e humbjes!” Ata thanë: “Betohemi në Allahun o baba i Abdurrahmanit, se nuk kishim për qëllim vetëm se të mirën”. Abdullahu atëherë u përgjigjet: “Sa njerëz e duan të mirën, por nuk e arrijnë atë”. [1]

Shih dhe këtë

Redakto


Referime

Redakto
  1. ^ "Kuptimi i Shehadeitit". Arkivuar nga origjinali më 8 shkurt 2007. Marrë më 11 korrik 2006. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)