Shpejtësia e fazës
Shpejtësia e fazës e një vale është shpejtësia me të cilën faza e valës shpërhapet në hapësirë. Kjo jepet nga madhësia e shpejtësisë me të cilën udhëton faza e çdo komponenti frekuencash të valës . Për këtë komponent, çdo fazë e dhënë e valës (psh, kreshta) do të duket që ushëton me të shpejtësinë e fazës. Shpejtësia e fazës jepet me anë të gjatësisë së valës λ (lambda) dhe periodës T si
Ose, në mënyrë ekuivalente, në terma të frekuencës këndore të valës ω dhe numrit valor k nga formula
Në një mjedis dispersiv , shpejtësia e fazës varet nga frekuenca dhe nuk është e njëjtë zakonisht me shpejtësinë grupore të valës, e cila është shpejtësia e shpërhapjes së ndryshimeve në amplitudë (e njohur si zarfi i valës) .
Shpejtësia e fazës së rrezatimit elektromagnetik mundet , në raste të vacanta , (psh dispersioni anormal) të kalojë shpejtësinë e dritës në boshllëk, kjo në vetvete nuk tregon transferim superluminal të energjisë ose informacionit. Ajo u përshkrua në mënyrë teorike nga fizikantët Arnold Sommerfeld dhe Léon Brillouin. Shikoni dispersioni për një përshkrim të plotë të shpejtësisë të valëve.
Shikoni gjithashtu
RedaktoReferime
Redakto- Tipler, Paul A. and Ralph A. Llewellyn (2003). Modern Physics. 4th ed. New York; W. H. Freeman and Company. ISBN 0-7167-4345-0. 222-3 pp.
- Léon Brillouin "Wave Propagation And Group Velocity" Academic Press Inc., New York and London (1960) ISBN 0-12-134968-3.
- Main, Iain G. (1988).Vibrations and Waves in Physics. 2nd ed. New York; Cambridge University Press. ISBN 0-521-27846-5. 214-6 pp.
Lidhje të jashtme
Redakto- Subluminal, a Java applet
- Simulation, a Java applet by Paul Falstad
- Group and Phase Velocity Arkivuar 13 gusht 2006 tek Wayback Machine - Java applet showing the difference between group and phase velocity.