Shpellat Mahakali
19°07′50″N 72°52′27″E / 19.130436°N 72.874133°E Shpellat Mahakali (të njohur edhe si Shpellat Kondivite) janë një grup prej 19 monunentesh të skalitur në shkëmb të ndërtuar midis shekullit të I p.e.s. dhe shekullit të VI të e.s..[1]
Manastiri budist gjendet në rrethinën lindore të Andherit në qytetin e Bombeit në Indinë Perëndimore. Monumenti konsiston në dy grupe shpellash të skalitura në shkëmb - 4 shpella në veri-perëndim dhe 15 shpella në jug-lindje. Shumica e shpellave janë vihara dhe dhoma fjetjeje për murgjit, por shpella 9 e grupit të jug-lindjes është një chaitya. Shpellat në veri-perëndim janë krijuar kryesisht në shekullin IV-V të e.s., ndërsa grupi jug-lindor është më i vjetër. Monumentet përmbajnë gjithashtu cisterna të gërmuara në shkëmb dhe mbetje strukturash të tjera. Shpellat janë skalitur në shkëmb të zi basalti. Shpella më e madhe në Mahakali (Shpella 9) ka shtatë portretizime të Budës dhe figura nga Mitologjia Budiste por që janë të vandalizuara.[2] Gjenden pranë kryqëzimit midis Rrugës Jogeshwari-Vikhroli dhe SEEPZ. Rruga që lidh këto monumente me Rrugën Andheri Kurla është emërtuar Rruga e Shpellave Mahakali. Shpellat janë të vendosura në një kodër mbi zonën e kryqëzimit të rrugëve Jogeshwari-Vikhroli dhe SEEPZ.[3] Një autobus i Brihanmumbai Electric Supply and Transport i lidh shpellat me stacionin e Andherit. Shpellat ishin të rrezikuara për shkak të kryqëzimit të rrugëve, por tani anët e rrugëve janë rrethuar me gardh dhe faqja e kodrës është rrethuar me mure.
Galeri imazhesh
Redakto-
Shpellat Mahakali
-
Stupa e Budës në Shpellat Mahakali
Shiko edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ Jaisinghani, Bella (13 korrik 2009). "Ancient caves battle neglect". Times of India. Marrë më 28 tetor 2009.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Bavadam, Lyla (18–31 korrik 2009). "In a shambles". Frontline (U.S. TV series). Arkivuar nga origjinali më 25 janar 2013. Marrë më 28 tetor 2009.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Gaur, Abhilash (25 janar 2004). "Pay dirt: Treasure amidst Mumbai's trash". The Tribune. Marrë më 1 shtator 2008.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Lidhje të jashtme
RedaktoWikimedia Commons has media related to Shpellat Mahakali. |